Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
RAFAH- Spitali i vetëm i mbetur në Rafah mund të mos funksionojë më, nëse Izraeli e “pushton plotësisht” qytetin jugor të Rripit të Gazë, tha të martën një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
“Nëse pushtimi do të vazhdojë, ne do ta humbim edhe spitalin e fundit në Rafah”, tha Richard Peeperkorn, përfaqësues i OBSH-së për Gazën dhe Bregun Perëndimor. Duke folur në margjinat e Asamblesë së OBSH-së në Gjenevë, Peeperkorn tha se mund të ketë edhe shumë të vrarë në Rafah, pas raportimeve se tanket izraelite janë futur në qendër të qytetit.
Izraeli e nisi ofensivën në Rafah para tri javëve dhe tani po përballet me kritika të mëdha ndërkombëtare, pasi një sulm ajror të dielën shkaktoi zjarr në një kamp tendash në pjesën perëndimore të Rafahut, duke i vrarë së paku 45 njerëz. Izraeli tha se cak i atij sulmi ishin dy pjesëtarë të lartë të Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe se qëllimi nuk ishte vrasja e civilëve.
Peeperkorn tha se nga tre spitalet që ka Rafahu, vetëm njëri “mezi funksionon”. Ai theksoi se spitali El-Najar, në të cilin në të kaluarën mjekoheshin rreth 700 pacientë në dializë, nuk punon më.
Rafah ishte pikëkalimi kryesor për furnizim me ndihma dhe barna për palestinezët, para se ushtria izraelite ta niste ofensivën në pjesën kufitare të Gazës në fillim të këtij muaji dhe ta merrte në kontroll këtë pikëkalim në pjesën palestineze. Peekerkorn tha se mbyllja e pikëkalimit ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në mundësitë e OBSH-së për të dërguar barna në Gazë.
“Gati 100 për qind e furnizimeve mjekësore, barnat esenciale, pajisjet, vijnë nga Al-Arish [në Egjipt] përmes pikëkalimit në Rafah. Tani, 60 kamionë po presin në Al-Arish për t’u futur në Gazë”, shtoi ai.
Ndërkohë, zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder, tha se një banor i Rafahut ka qasje në vetëm një litër ujë në ditë”, duke shtuar se “kjo është nën shkallën emergjente”. Në Rafah, qytetin jugor të Gazës në kufi me Egjiptin, janë strehuar më shumë se një milion njerëz – rreth gjysma e popullsisë së përgjithshme të Gazës – pasi janë zhvendosur nga pjesë të tjera të enklavës.
Sulmi i së dielës ndodhi dy ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e urdhëroi Izraelin t’i japë fund ofensivës ushtarake në Rafah. Izraeli e nisi luftën në Gazë si përgjigje ndaj një sulmi të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, ku u vranë 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe u rrëmbyen rreth 250 të tjerë.
Lufta izraelite i ka vrarë më shumë se 36.000 palestinezë, gjysma e të cilëve fëmijë dhe gra, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë. Por, lufta izraelite ka shkaktuar edhe krizë humanitare në Gazë, duke bërë që rreth 80 për qind e popullsisë të zhvendoset dhe qindra mijëra njerëz të vuajnë nga uria, sipas zyrtarëve të OKB-së./REL
JERUZALEM- Ajo shkëlqen pothuajse si e re, dhe është 2300-vjeçare, një unazë ari shumë e ruajtur u gjet gjatë gë...
GJERMANI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Frankfurt ku një 17-vjeçar ka dhunuar për vdekje një 28-vjeçare. ...
foto ilustruese BRUKSEL- Irlanda, Spanja dhe Norvegjia e kanë njohur të martën edhe zyrtarisht shtetin palestinez. Norvegjia e ka konsiderua...
Porti PERU- Porti Chancay i ndërtuar nga kinezët në Peru, mund të bëhet pika kryesore e kalimit të mallrave nga Azia. Por, si...
Foto ilustruese EUROPË- Numri i rasteve të fruthit në Evropë vazhdon të rritet dhe mund të kalojë numrin tashm...
foto ilustruese GJEORGJI- Parlamenti i Gjeorgjisë e ka rrëzuar të martën veton e presidentes së vendit, Salome Zurabishvili, ndaj ...
pamje nga operacioni GREQI- Një tjetër sasi kokaine është kapur nga autoritetet greke në portin e Pireut. 46 kilogramë kokai...
Milihate Cokli KOSOVË- Ftohtësia e mureve të dhomës, që dikur ushtonte prej të qeshurave, zbardh dhe terron ditët e Mili...
foto nga vendngjarja FRANCË- Kreu i Asamblesë Kombëtare të Francës ka pezulluar seancën e pasdites së dhomës së...
Vladimir Putin RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin tha se Rusia është e gatshme të vazhdojë procesin e negociatave për Ukrain&eum...