BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...

UKRAINË- Me kthimin e ish-Presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, ukrainasit po bëhen gati për ndryshime në politikën e Shteteve të Bashkuara që mund të transformojë luftën e saj për mbijetesë ndaj agresionit rus. Sipas korrespondentes së Zërit të Amerikës, Myroslava Gongadze, plani i zotit Trump mund të marrë një kthesë krejtësisht tjetër nga ajo e përkrahjes së palëkundur të administratës së Presidentit Biden ndaj Ukrainës, duke shtuar shqetësimet se ndihma jetike amerikane mund të rrezikohet.
Kur lajmi për fitoren e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale arriti në Ukrainë, kafeteria “Trump” në qendër të Kievit u ofroi pije pa pagesë klientëve të saj. Një nga drejtuesit e këtij biznesi Roman Kravzov, është i lumtur me zgjedhjen që bëri Amerika.
“Mendojmë që njëri prej momenteve më të rëndësishme të historisë fillojnë tani. Mendojmë se është shumë mirë”, tha ai.
Por jo të gjithë ukrainasit ndajnë gëzimin e tij. Disa po përgatiten për ndryshime në politikën amerikane.
Analisti Mark Voyger pranë Qendrës për Analiza të Politikave Evropiane, flet për një shqetësim të përbashkët.
“Zoti Trump mund të vendosë t’i bëjnë trysni Ukrainës duket mos i dhënë përkrahjen ushtarake, financiare, diplomatike dhe politike, në mënyrë që t’ua paraqesë përkrahësve si një lloj paqeje”, tha ai.
Analisti Voyger thotë se Rusia mund ta shfrytëzojë këtë mundësi për të marrë veten, riorganizuar për të sulmuar sërish në të ardhmen.
Ai thotë se premtimet e zotit Trump për t’i dhënë fund luftës sugjerojnë se ai mund t’i detyrojë Ukrainën dhe Rusinë të ulen në tryezën e negociatave.
“Fatkeqësisht, e vetmja mënyrë se si zoti Trump mund ta ndalë këtë luftë është nëse i bën trysni Ukrainës që të pushojë së luftuari dhe të pajtohet për një armëpushim, si edhe të bjerë dakord të heqë dorë nga territoret e pushtuara sipas kërkesave të Rusisë”, tha analisti Voyger.
Ish ministri ukrainas i infrastrukturës që tani shërben në ushtri Volodymyr Omelyan i konsideron qëllimet e zotit Trump si të sinqerta por jorealiste.
“Mendoj se Trump-i është i sinqertë kur thotë se do t’u japë fund të gjitha luftërave. Do ta uroja që të mund ta realizojë sepse do të ishte njeriu i parë ndër shekuj që e bën një gjë të tillë”, deklaroi ai.
Për Ukrainën, çfarëdo marrëveshje paqeje duhet të respektojë sovranitetin e saj, pa praninë e ushtarëve rusë në territorin e saj, thonë ekspertët.
Disa ukrainas thonë se një nismë për të arritur paqen mund të sjellë mundësi të reja në bashkëpunimin ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës.
“Është e rëndësishme të hiqen kufizimet për sulmet që depërtojnë thellë dhe që Ukrainës t’i jepen raketa me rreze të gjatë veprimi, sidomos në këtë periudhë pas dërgimit të trupave nga Koreja e Veriut, të cilët po mbështesin agresionin rus ndaj nesh. Dhe natyrisht, ne besojmë në një qasje më pragmatike, sidomos bashkëpunimit ekonomik”, thotë ish ligjvënësja ukrainase Hanna Hopko.
Ukrainasit përballen me nevojën e balancimit të shpresës për paqe dhe rrezikut nga një marrëveshje e nxituar që mund të kërcënojë sovranitetin e vendit të tyre./VOA
MALI I ZI- Shpërfillja dhe dobësimi i institucioneve demokratike nga partitë pro-serbe dhe pro-ruse në Malin e Zi u kritikua ashpër n...
KOSOVË- Udhëheqësit në Kosovë, presidentja, kryeministri dhe drejtuesit e të gjitha partive politike në Kosovë, uruan ...
GAZA- Të paktën 16 njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë, janë vrarë të shtunën në dy sulme të nda...
SHBA- Guvernatorët dhe prokurorët e përgjithshëm demokratë kanë filluar të ndërtojnë një 'Rezistencë 2....
PALESTINË- Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë njoftuan se të paktën 13 persona u vranë në dy sulme t&...
SHBA- Donald Trump duhet të fitojë Çmimin Nobel për Paqe nëse mund t'i japë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainë...
SHBA- Elon Musk është vënë në shënjestër të aktivistëve Led By Donkeys, të cilët e kanë akuzuar at...
HUNGARI- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte kanë diskutuar për situat&eu...
PEKIN- Bashkimi Evropian (BE) nuk dëshiron luftë tregtare me Pekinin, por pesë vjet bisedime nuk kanë treguar përparim të mir&eu...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se fitorja e Donald Trump ishte një fat i madh për familjen shqiptare, kundë...