Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

MALI I ZI- Shpërfillja dhe dobësimi i institucioneve demokratike nga partitë pro-serbe dhe pro-ruse në Malin e Zi u kritikua ashpër në seancat e fundit të Parlamentit duke kërkuar nga kryeministri Milojko Spajiç, që të mbajë një qëndrim të qartë ndaj këtyre forcave politike që janë të përfshira në qeverinë e tij. Kërkesat e vazhdueshme të tyre për dyshtetësinë, zyrtarizimin e gjuhës serbe, retorika e ashpër kundër pavarësisë së Kosovës, prishja e marrëdhënieve me Kroacinë dhe me Bosnjën e Hercegovinën si dhe shumë çështje tjera tregojnë për aktivitetet destabilizuese të partive pro-serbe që synojnë dëmtimin e perspektivës evropiane të vendit sipas analistëve.
Partitë pro-serbe dhe pro-ruse, të cilat janë pjesë e qeverisë, po përpiqen që me veprimet dhe retorikën e tyre të dobësojnë dhe të shpërfillin institucionet demokratike të Malit të Zi dhe mundësisht të ngadalësojnë integrimin evropian të vendit, u tha në seancën e fundit të Parlamentit malazez.
Kërkesat e vazhdueshme të tyre për dyshtetësinë, zyrtarizimin e gjuhës serbe, retorika e ashpër kundër pavarësisë së Kosovës, prishja e marrëdhënieve me Kroacinë dhe me Bosnjën e Hercegovinën si dhe shumë çështje tjera tregojnë për aktivitetet destabilizuese të partive pro-serbe që synojnë dëmtimin e perspektivës evropiane të vendit.
Këto kërkesa i kritikoi ashpër opozita malazeze, e cila fajsoi partitë pro-serbe e sidomos kryetarin e parlamentit të Mali të Zi, Andrija Mandiç për veprimtari antishtetërore.
Deputeti i Partisë Demokratike Socialiste në opozitë, Danijel Zhivkoviç kërkoi nga kryeministri Milojko Spajiç që të mbajë një qëndrim të qartë ndaj kërkesave të partive pro-serbe që janë të përfshirë në qeverinë e tij.
“Me heshtjen dhe mosprononcimin ndaj këtyre çështjeve kryeministri Spajiç po i lejon këto veprime të skajshme të partive pro-serbe. Kështu sipas të gjitha gjasave kjo shumicë parlamentare do të niset drejt ndryshimit të kushtetutës, dhe të atyre neneve që i dëshirojnë partitë pro-serbe”, tha zoti Zhivkoviç.
Ndaj këtyre kritikave reagoi kryeministri malazez Milojko Spajiç duke kërkuar që të gjithë aktorët politik në vend të përqendrohen në integrimin evropian ku Brukseli dhe një raport mjaftë pozitiv në përmbushjen e standardeve.
“Pa një konsensus të gjërë nuk mund të ndryshohet Kushtetuta. Në këtë konsensus duhet të përfshihet edhe opozita. Por aktualisht të gjithë përfaqësuesitë politikë e kanë për detyrë që të përqendrohen në procesin e integrimit evropian dhe ta kenë si përparësi vetëm këtë temë për të cilin Brukseli dha një raport mjaftë pozitiv,” tha kryeministri Spajiç.
Megjithatë, kryetari i parlamentit dhe përfaqësuesi i partive pro-serbe, Andrija Mandiç përsëriti se qëndrimi i tij për krëkesat e serbëve në Malin e Zi janë të drejta dhe demokratike.
“Kushtetuta nuk është libër i shenjtë që nuk lejon të ndryshohet. Kushtetuta është materie e gjallë siç janë edhe ligjet dhe nëse sigurohen 2/3 në këtë parlament mund të bëhen ndryshimet e duhura në Kushtetutë, konformë kërkesave të serbëve në Malin e Zi, që janë kërkesa të drejta dhe demokratike”, tha kryetari i parlamentit Mandiç.
Në këtë kuadër partitë e pakicës boshnjake dhe shqiptare, që janë pjesë e qeverisë, nuk mbështesin asnjë kërkesë që shkon në dëm të shtetësisë së Malit të Zi dhe prishjes së marrëdhënieve me shtetet fqinj.
Ata siç thanë i "mbesin besnik marrëveshjes së nënshkruar me të cilën u zotuan se do ta respektojnë kursin euroatlantik dhe do të zhvillojnë bashkëpunim miqësor me të gjitha vendet që i njeh Mali i Zi”./VOA
KOSOVË- Udhëheqësit në Kosovë, presidentja, kryeministri dhe drejtuesit e të gjitha partive politike në Kosovë, uruan ...
GAZA- Të paktën 16 njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë, janë vrarë të shtunën në dy sulme të nda...
SHBA- Guvernatorët dhe prokurorët e përgjithshëm demokratë kanë filluar të ndërtojnë një 'Rezistencë 2....
PALESTINË- Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë njoftuan se të paktën 13 persona u vranë në dy sulme t&...
SHBA- Donald Trump duhet të fitojë Çmimin Nobel për Paqe nëse mund t'i japë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainë...
SHBA- Elon Musk është vënë në shënjestër të aktivistëve Led By Donkeys, të cilët e kanë akuzuar at...
HUNGARI- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte kanë diskutuar për situat&eu...
PEKIN- Bashkimi Evropian (BE) nuk dëshiron luftë tregtare me Pekinin, por pesë vjet bisedime nuk kanë treguar përparim të mir&eu...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se fitorja e Donald Trump ishte një fat i madh për familjen shqiptare, kundë...
KOSOVË- Qeveria e Kosovës thotë se draft-statuti i asociacionit të komunave me shumicë serbe, i hartuar nga Bashkimi Evropian nuk &eu...