Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...

GJERMANIA- Sipas vlerësimeve të Institutit Ekonomik Gjerman (IW) koalicioni i ardhshëm i partive konservatore CDU/CSU dhe i socialdemokratëve "pritet të përballet me vështirësi serioze financiare". Jochen Pimpertz, ekspert për taksat dhe çështjet sociale pranë IW-së, bëri të qartë në një intervistë me agjencinë gjermane të shtypit DPA në Berlin se kontributet për sigurimet shoqërore për punonjësit dhe punëdhënësit në Gjermanikanë arritur që tani nivelin 42.3 për qind të të ardhurave. Duke iu referuar të dhënave të mbledhura dhe analizuara nga instituti privat i kërkimit IGES Pimpertz tha se për vitet e ardhshme kontributet për sigurimet shoqërore parashikohet të rriten në thuajse 46 për qind.
Një nga arsyet është rritja e kostove për sigurimet shëndetësore. Rritja e shpenzimeve është gjithashtu më e madhe se sa supozohej më parë, pasi ligjvënësit kanë kërkuar që fondet e sigurimeve shëndetësore të reduktojnë rezervat e tyre financiare në mënyrë që të stabilizojnë normat e kontributeve pas pandemisë së virusit korona. Tani nuk ka më amortizator për të zbutur një rritje të vazhdueshme të normës së kontributit.
Shpenzime shtesë në miliarda për stabilizimin e nivelit të pensioneve
CDU/CSU dhe SPD po planifikojnë edhe reforma për pensionet. Marrëveshja e koalicionit premton ta mbajë nivelin e pensioneve në nivelin 48 për qind të rrogës para pensionit deri në vitin 2031. Sipas ekspertit të IW Pimpertz për të arritur këtë qëllim duhet të investohen gjithnjë e më shumë miliarda euro për shkak të plakjes së shoqërisë. Sipas marrëveshjes së koalicionit kjo synohet të bëhet me ndihmën e të ardhurave nga tatimet.
Ulja e tatimit mbi të ardhurat dhe rritja e pagës minimale "jo të sigurta"
Friedrich Merz vuri në dukje se ulja e tatimit mbi të ardhurat për personat me të ardhura të vogla dhe të mesme, që ishte shpallur në marrëveshjen e koalicionit nuk ishte aspak një punë e kryer. "Jo, nuk është vendosur ende”, tha Merz për gazetën "Bild am Sonntag”. Merz tha se tatimi mbi të ardhurat do të ulet "nëse buxheti publik e lejon një gjë të tillë".
Edhe rritja e pagës minimale në 15 euro për orë deri në vitin 2026 nuk është vendosur ende, tha Merz për "Bild am Sonntag”. "Ne nuk kemi rënë dakord për këtë, tha Merz, "por mendojmë se Komisioni për Pagat Minimale po mendon në këtë drejtim. Nuk do të ketë automatizëm ligjor."
Paga minimale në Gjermani aktualisht është 12.82 euro. Shumë punonjës kanë frikë se në fund të mandatit të qeverisë CDU/CSU dhe SPD do të kenë edhe më pak para në xhepat e tyre për shkak të rritjes së kontributeve për sigurimet shoqërore dhe mosuljes së taksave./ DW
PERU- Shkrimtari fitues i Çmimit Nobel, Mario Vargas Llosa ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare në Lima të Perus&...
RUSIA- Në një reklamë të publikuar në rrjetin social kinez, Weibo, burrat shihen duke lënë vendet e tyre të punës...
SHBA- Sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick tha sot në një intervistë për "This Week" të ABC se telefonat inteligje...
GJERMANI- Një aeroplan i vogël është rrëzuar në një fabrikë në Gjermaninë veriore të dielën. Nga a...
IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se presidenti francez, Emmanuel Macron po bën një gabim serioz duke promov...
KINA- Kina po pezullon eksportet e një gamë të gjerë mineralesh të rëndësishme, teksa lufta tregtare po shpërthen...
KOSOVË- Një aksident i rëndë ka ndodhur të dielën në Klinë të Kosovës ku një tren ka përplasur nj&...
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Turqi në kuadër të Forumit Diplomatik ka deklaruar se pro...
UKRAINË- 34 persona u vranë dhe 117, duke përfshirë 15 fëmijë, u plagosën në një sulm me raketa ruse. S...
SERBI- Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë ka shprehur shqetësimin e saj pas vendimit të Sudanit për të...