Nga Londra në Madrid, Vjenë, Stockholm e Hagë/ Vala e protestave për Zvërnecin prek qytete të tjera europiane
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...

RUSIA- Në një reklamë të publikuar në rrjetin social kinez, Weibo, burrat shihen duke lënë vendet e tyre të punës për të luftuar për Rusinë në Ukrainë. Kjo video, që është shoqëruar me titrim në gjuhën ruse dhe kineze – përfundon me thirrjen për veprim, duke thënë: “Ti je burrë. Bëhu burrë”, duke shtuar se rekrutët mund të marrin bonuese nga 7.000 deri në 21.000 dollarë dhe të ardhura mujore prej rreth 2.400 dollarësh.
Kjo video mori mijëra shikime dhe është vetëm një nga shumë reklama që qarkullojnë online në Kinë, përmes së cilave tentohet që të dërgohen luftëtarë në fushëbetejën në Ukrainë. Reklama të tilla janë në qendër të vëmendjes pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi më 8 prill se Kievi kishte kapur dy mercenarë kinezë që po luftonin për Rusinë.
Që atëherë, ai ka akuzuar Rusinë se po kryen një “fushatë sistematike” për rekrutimin e ushtarëve kinezë dhe ka pretenduar se dy burrat e kapur ishin në mesin e të paktën 155 shtetasve të tjerë kinezë që po luftonin për ushtrinë e Rusisë.
Ndonëse dëshmitë për shtetas kinezë që luftojnë si për Ukrainën, ashtu edhe për Rusinë, kanë qarkulluar që nga ditët e para të nisjes së luftës në shkallë të plotë, komentet e bëra së voni nga Zelensky kanë nxitur një vëmendje më të madhe mbi mënyrën se si Rusia i ka rekrutuar ata.
Deklaratat e Zelenskyt iu shtohen raportimeve lidhur me mercenarët e huaj në Ukrainë – përfshirë të dhëna ekskluzive të hospitalizimeve që i ka siguruar Radio Evropa e Lirë, të cilat tregojnë shkallën e vërtet të viktimave të luftës së Rusisë. Kjo bazë e të dhënave përfshin edhe një burrë kinez, dhe në mesazhet e këmbyera me Radion Evropa e Lirë ai konfirmoi se ishte shtetas kinez që kishte luftuar me forcat ruse, por refuzoi që të jepte detaje të tjera.
Motivi më i madh duket se është ai financiar. Reklamat e postuara në rrjetet sociale kineze vënë në pah se pagesat tejkalojnë të ardhurat mesatare mujore jashtë qyteteve të mëdha në Kinë – dhe në seksionin e komenteve të këtyre reklamave për rekrutim shpesh bëhen pyetje për pagesat, të pasuara nga pyetje lidhur me nivelin e kërkuar të njohjes së gjuhës ruse.
Megjithatë, nuk ka asnjë tregues se këta ushtarë po dërgohen si pjesë e një nisme të sponsorizuar nga shteti kinez. Shumë nga rekrutët nuk kanë asnjë përvojë ushtarake. Në një video të publikuar më 9 prill në kanalet e Zelenskyt në rrjetet sociale, një nga kinezët e kapur thotë se nuk kishte qenë kurrë më parë në ushtri dhe kurrë nuk kishte mbajtur armë deri kur udhëtoi në Rusi për trajnim.
Të tjerët se janë regjistruar për rekrutim duke dashur që të fitojnë përvojë në fushëbetejë. Në një intervistë të publikuar muajin e kaluar në YouTube, gazetarja kineze, Chai Jing, bisedoi me një shtetas kinez, teksa ai ndodhej në vijën e frontit me forcat ruse.
Mercenari u prezantua me nofkën e tij ushtarake, duke shpjeguar se si ishte rekrutuar. Ai tha se iu ishte bashkuar forcave ruse në fund të vitit 2023, pasi fluturoi për në Rusi me një vizë turistike. Ai përshkroi veten si pjesë e një “skuadre sulmuese” pranë vijës së frontit në lindje të Ukrainës dhe ndau video që duket se e shfaqnin atë në Bahmut gjatë betejave të përgjakshme që e lanë të shkatërruar qytetin.
Ai gjithashtu përshkroi vështirësitë me të cilat ishte përballur ai dhe ushtarë të tjerë të huaj brenda njësive ruse, përfshirë pengesat gjuhësore dhe racizmin. Luftëtari tha se më parë kishte shërbyer në ushtrinë kineze dhe se paratë kishin ndikuar në vendimin e tij për t’iu bashkuar forcave ruse, por shtoi se gjithashtu ishte shtyrë nga dëshira për të përjetuar luftën. Që atëherë, ai ka dokumentuar kohën e tij në luftë në Ukrainë, duke publikuar në platformat kineze të rrjeteve sociale.
“E kuptova se mund të vdes këtu një ditë, prandaj vendosa të ndaj disa përvoja të vërteta, pasi populli i Kinës nuk ka përjetuar luftë për një kohë të gjatë”, tha ai.
Kina është partnerja më e ngushtë e Rusisë dhe zyrtarët perëndimorë thonë se ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen ekonomike të Rusisë gjatë luftës.
Por, Kina është përmbajtur dhe nuk i ka dërguar ndihmë ushtarake Rusisë. Ministria e Jashtme e Kinës po ashtu ka deklaruar se u thotë shtetasve të saj të qëndrojnë larg luftës dhe se ideja që një numër i madh kinezësh po luftojnë është “plotësisht e pabazë”.
Vetë Zelensky nuk ka shkuar aq larg sa të thotë se Qeveria kineze ka autorizuar përfshirjen e mercenarëve në Ukrainë, por ai ka akuzuar Pekinin për mbylljen e syve ndaj rekrutimit të shtetasve të tij nga Rusia. Ka disa tregues që autoritetet kineze nuk kanë bërë një përpjekje të koordinuar për t’i ndaluar ata që t’i bashkohen Rusisë në luftime. Interneti kinez është i censuruar shumë dhe rrjetet sociale janë të monitoruara dhe të kontrolluara, megjithatë shumë nga këto postime për rekrutim – disa prej të cilave janë publikuar muaj më parë – janë ende online dhe po shpërndahen./ REL
SHBA- Sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick tha sot në një intervistë për "This Week" të ABC se telefonat inteligje...
GJERMANI- Një aeroplan i vogël është rrëzuar në një fabrikë në Gjermaninë veriore të dielën. Nga a...
IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se presidenti francez, Emmanuel Macron po bën një gabim serioz duke promov...
KINA- Kina po pezullon eksportet e një gamë të gjerë mineralesh të rëndësishme, teksa lufta tregtare po shpërthen...
KOSOVË- Një aksident i rëndë ka ndodhur të dielën në Klinë të Kosovës ku një tren ka përplasur nj&...
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Turqi në kuadër të Forumit Diplomatik ka deklaruar se pro...
UKRAINË- 34 persona u vranë dhe 117, duke përfshirë 15 fëmijë, u plagosën në një sulm me raketa ruse. S...
SERBI- Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë ka shprehur shqetësimin e saj pas vendimit të Sudanit për të...
SHBA- Donald Trump është në gjendje të shkëlqyer shëndetësore, tha mjeku i Shtëpisë së Bardh&...
SHBA- Lufta tregtare midis SHBA-së dhe Kinës po përshkallëzohet me Donald Trump që vendos tarifa prej 145% për të...