Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
PARIS- Franca akuzoi të martën inteligjencën ushtarake ruse për një seri sulmesh kibernetike gjatë dekadës së fundit, përfshirë ndaj një organizate të përfshirë në Lojërat Olimpike Paris 2024 dhe ndaj fushatës së parë presidenciale të Emmanuel Macron në vitin 2017.
Që nga viti 2021, një degë e inteligjencës ushtarake ruse (GRU) e specializuar për sulme të tilla ka shënjestruar gjithashtu dhjetëra entitete franceze, përfshirë “sektorët e mbrojtjes, financave dhe ekonomisë”, tha Ministria e Jashtme franceze.
“Franca dënon me forcën më të madhe përdorimin nga ana e shërbimit të inteligjencës ushtarake të Rusisë (GRU) të grupit të sulmit APT28, përgjegjës për disa sulme kibernetike ndaj interesave franceze”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.
GRU-ja “ka kryer sulme kibernetike ndaj Francës prej vitesh duke përdorur një metodë të njohur si APT28”, tha ministri francez i transformimit digjital, Jean-Noel Barrot, në një mesazh në X, duke ia atribuar zyrtarisht për herë të parë këto sulme GRU-së.
APT28, i njohur gjithashtu si Fancy Bear, është përmendur në lidhje me dhjetëra sulme kibernetike globale, përfshirë zgjedhjet amerikane të vitit 2016, ku u akuzua se ndihmoi Donald Trumpin përmes rrjedhjes së email-eve të Partisë Demokratike dhe fushatës së Hillary Clintonit.
Grupi shënjestron llogari personale email-i për të marrë të dhëna dhe mesazhe ose për të pasur qasje në pajisje të tjera në një sistem.
Në vitin 2017, hakerët goditën fushatën e parë presidenciale të Macronit, duke rrjedhur mijëra dokumente vetëm 24 orë para votimit.
“Gjatë zgjedhjeve presidenciale, APT28 mori pjesë në një operacion masiv hakerimi” me qëllim “të mbjelljes së dyshimeve dhe ndikimit te opinioni publik”, tha Ministria e Jashtme franceze në një video të shpërndarë nga Barrot në X.
“Mijëra dokumente u vodhën dhe u shpërndanë me shpresën për të manipuluar votuesit, por manovra dështoi të ndikonte ndjeshëm në procesin zgjedhor”, vazhdoi të thuhet në video, duke iu referuar rrjedhjes së të dhënave në vitin 2017.
Macron fitoi lehtësisht zgjedhjet në raundin e dytë ndaj kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen. Zyrtarë francezë kanë paralajmëruar gjithashtu më parë për rrezikun e ndërhyrjeve në zgjedhjet e planifikuara për vitin 2027, kur Macron nuk mund të rikandidojë për shkak të kufizimeve të mandatit, dhe pritet që ekstremi i djathtë të jetë një konkurrent i fortë.
Videoja shtoi se entitetet në Francë të sulmuara që nga viti 2021 përfshijnë ato “që ndikojnë në jetën e përditshme të francezëve dhe përfshijnë shërbime publike, ndërmarrje private si dhe një organizatë sportive të përfshirë në Lojërat Olimpike dhe Paralimpike 2024”.
Sipas Ministrisë së Jashtme, media është një nga shënjestrat e preferuara të hakerëve.
Në vitin 2015, APT28 – duke u shtirur si militantë të Shtetit Islamik – hakuan kanalin në gjuhën frënge të televizionit TV5 Monde “për të manipuluar opinionin publik” dhe “për të krijuar panik në Francë”, thuhet në deklaratë.
Franca ka qenë cak i shpeshtë i sulmeve terroriste gjatë dekadës së fundit, veçanërisht në vitin 2015 kur u sulmuan salla e koncerteve Bataclan dhe stadiumi kombëtar.
Por, Franca nuk është caku i vetëm i APT28, pasi disa shërbime inteligjente ndërkombëtare, përfshirë autoritetet gjermane, paralajmëruan në shtator të vitit 2024 për sulme të Fancy Bear ndaj vendeve anëtare të NATO-s.
Grupi po “shënjestron partnerët tanë”, thuhet në videon e Ministrisë së Jashtme, duke shtuar se Ukraina ka qenë një nga “prioritetet” e grupit që kur Rusia nisi pushtimin në shkurt 2022.
“APT28 po përdoret gjithashtu për të ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj infrastrukturës ukrainase në kontekstin e luftës agresore të Rusisë ndaj Ukrainës”, tha Ministria e Jashtme.
Dhe Polonia, një aleat i fortë i Kievit, ka paralajmëruar muajt e fundit se Moska mund të përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale të planifikuara për 18 maj përmes sulmeve kibernetike dhe dezinformimit.
Franca dhe Polonia do të nënshkruajnë një “traktat miqësie” më 9 maj, që përkon me një paradë të madhe në Moskë të drejtuar nga presidenti rus, Vladimir Putin, në të njëjtën ditë kur Rusia shënon fitoren në Luftën e Dytë Botërore.
“Bashkë me partnerët e saj, Franca është e vendosur të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të parandaluar sjelljen dashakeqe të Rusisë në hapësirën kibernetike, për ta penguar atë dhe për t’iu përgjigjur kur është e nevojshme,” tha Ministria e Jashtme./REL
ANGLI- Më shumë se 10,000 emigrantë kanë mbërritur në Britani këtë vit duke kaluar Kanalin An...
SHBA- Meta po lançon një aplikacion të pavarur për inteligjencë artificiale dhe po konkurron me krijuesin e ChatGPT, OpenAI. Kompan...
VATIKAN- Një kardinal i dënuar për krime financiare nga Vatikani tha të martën se nuk do të marrë pjes&...
RUSI- Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anita Gipper gjatë një takimi me gazetarët u shpreh se Rusia dëshiro...
RUSI- Vladimir Putin, President i Rusisë për më shumë se 25 vjet, ka krijuar një rreth të ngushtë bashkë...
RUSI- Kremlini refuzoi thirrjen e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për një armëpushim 30-ditor, pasi udhëheqësi i Ukrain&eum...
SHBA- Brenda tre muajsh, Trump e ka shtyrë demokracinë më të vjetër të vazhdueshme në botë, drejt autoritarizmit ...
LONDËR- Një zjarr ka shpërthyer në një nënstacion elektrik në Londrën perëndimore, në Aberdeen Place. Raport...
KANADA- Kryeministri Mark Carney u zotua se do të mposhtë Shtetet e Bashkuara sa i përket tarifave tregtare të vendosura nga presidenti am...
BRAZIL- Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi u takua të hënën me homologun e tij rus Sergey Lavrov në Rio de Janeiro të Brazilit p&e...