Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...

KANADA- Kryeministri Mark Carney u zotua se do të mposhtë Shtetet e Bashkuara sa i përket tarifave tregtare të vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump, pasi fitoi zgjedhjet në Kanada, duke udhëhequr Partinë e tij Liberale edhe për një mandat në qeverisje.
Mbretëria e Bashkuar ka uruar Carneyn për fitoren, ndërkaq shefja e Bashkimit Evropian tha se blloku do të punojë me të “për të mbrojtur vlerat tona të përbashkëta demokratike” dhe do të punojë për një tregti të lirë dhe fer.
Pas fushatës zgjedhore, të dominuar nga tarifat e vendosura nga Trumpi, Carney premtoi se do të udhëheqë “një rrugë të re përpara” në botën që argumentoi se kishte “ndryshuar fundamentalisht” për shkak të tarifave tregtare.
“Ne do ta fitojmë këtë luftë tregtare dhe do të ndërtojmë ekonominë më të fortë ekonomike në G7”, tha ai.
Liberalët e Carneyt kanë fituar kontrollin e Parlamentit kanadez, por ka gjasa që të mos e kenë shumicën e plotë.
Kësaj partie do t’i duhet të arrijë marrëveshje me parti më të vogla për të formuar një koalicion qeverisës.
Carney e zëvendësoi Justin Trudeaun në postin e kryeministrit, pasi ky i fundit dha dorëheqje një muaj më parë.
Carney u premtoi votuesve se përvoja e tij në menaxhimin e krizave ekonomike, e bënë atë njeriun e duhur për t’u përballur me luftën ekonomike.
Pierre Poilievre nga Partia Konservatore, që garoi për kryeministër, është në rrugë të mbarë që të formojë një opozitë të fuqishme në Parlamentin kanadez.
“Konservatorët do të punojnë me kryeministrin dhe të gjitha partitë për qëllimin e përbashkët, që është mbrojtja e interesave të Kanadasë dhe arritja e një marrëveshjeje të re tregtare që lë pas tarifat aktuale dhe mbron sovranitetin tonë”, tha ai.
Pas fitores në zgjedhje, udhëheqësi britanik, Keir Starmer e uroi Carneyn dhe tha se Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja “janë aleatët më të ngushtë, partnerë dhe miq”.
Ndërkaq, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se ajo mirëpret bashkëpunimin me Otavën për të mbrojtur vlerat e përbashkëta demokratike “në promovimin e multilateralizmit” dhe për një tregti të lirë dhe fer./REL
BRAZIL- Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi u takua të hënën me homologun e tij rus Sergey Lavrov në Rio de Janeiro të Brazilit p&e...
SHBA- Njëqind ditë më parë, Amerika kryesoi një rend botëror që e kishte krijuar vetë. Ai rend ishte hartuar për ...
GREQIA- Në fillim të prillit u mbytën të paktën shtatë emigrantë, ndër ta dy fëmijë, për shkak se ...
KANADA- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, duke përgëzuar kryeministrin kanadez Mark Carney për fitoren e tij n&...
EUROPA- Furnizimi me energji elektrike u rikthye në shumicën e Spanjës dhe Portugalisë më 29 prill pasi një ndërprerje masi...
ITALI- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, në një intervistë për Corriere della Sera, e përshkroi takimin e presidentit amer...
KANADA- Miliona kanadezë votuan të hënën në zgjedhjet e parakohshme federale, të cilat janë përqendruar kryesisht n&eu...
VATIKAN- Pas vdekjes së Papa Françeskut, duhet të zgjidhet një Papë i ri. E ashtuquajtura konklavë, nga radh&eu...
KANADA- Partia Liberale e udhëhequr nga Mark Carney ka dalë fituese në zgjedhjet federale në Kanada. Carney ka mbajtur fjalimin e tij t&eu...
KANADA- Partia Liberale e kryeministrit kanadez Mark Carney ka fituar zgjedhjet parlamentare të mbajtura në vendin e Amerikës s&...