BOTA

Kremlini refuzon ofertën e Zelenskyyt për armëpushim 30-ditor

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Prill 2025, 14:40

Kremlini refuzon ofertën e Zelenskyyt për armëpushim 30-ditor

RUSI- Kremlini refuzoi thirrjen e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për një armëpushim 30-ditor, pasi udhëheqësi i Ukrainës kritikoi propozimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për një ndalesë treditore të luftës në Ukrainë që përkonte me festimet vjetore të Ditës së Fitores në Moskë.

Armëpushimi i propozuar nga Rusia do të ndodhte nga 8 deri më 10 maj, kur Rusia shënon 80-vjetorin e fitores kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore. Zelensky vuri në dyshim nevojën për të pritur deri atëherë për një armëpushim, duke thënë se kjo ishte një lëvizje vetëm për t’i siguruar Putinit heshtje për paradën e tij.

“Ne vlerësojmë jetët njerëzore, jo paradat”, tha Zelensky në adresimin e tij të përnatshëm, duke propozuar një armëpushim të menjëhershëm, të plotë dhe të pakushtëzuar për 30 ditë.

Një propozim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një armëpushim të pakushtëzuar, me të cilin Ukraina ishte pajtuar, gjithashtu mbetet opsion, përsëriti Zelensky.

“Rusia e di saktësisht se çfarë duhet të bëjë dhe si të përgjigjet: të ndalojë sinqerisht sulmet”, tha ai.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës tha më herët se njoftimi i Kremlinit më 28 prill ishte i pasinqertë dhe se armëpushimi duhej të fillonte menjëherë. Përgjigja e Rusisë më 29 prill, megjithatë, ishte refuzimi i armëpushimit më të gjatë të menjëhershëm, me zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, që tha se disa çështje duhej të zgjidheshin më parë.

“Pa përgjigje për këto pyetje, është e vështirë të hyhet në një armëpushim afatgjatë”, tha ai.

Putin ka deklaruar më parë, gjatë negociatave mbi propozimin amerikan, se plani duhet të përmbante klauzola që ia ndalojnë Ukrainës ta përdorë pauzën për t’u riorganizuar dhe për t’u armatosur, si dhe ndalimin e furnizimeve me armë nga Perëndimi për Kievin. Ai nuk ofroi asnjë kompromis nga ana e Rusisë në këmbim.

Kjo është hera e dytë këtë muaj që Kremlini bën thirrje për ndalim të luftimeve. Një propozim për pushimet e Pashkëve në fillim të këtij muaji u injorua gjerësisht, ndërsa Rusia dhe Ukraina vazhduan ta godasin njëra-tjetrën. Ashtu si çdo vit gjatë presidencës së tij, Putin do të drejtojë një paradë ushtarake në Sheshin e Kuq më 9 maj, për Ditën e Fitores, duke festuar rolin sovjetik në mposhtjen e Gjermanisë.

Në vitet e fundit, ai ka shfrytëzuar këtë rast për të lavdëruar historinë sovjetike dhe ruse, ndërsa kritikon Perëndimin. Festa ndodh ndërsa pushtimi rus i Ukrainës tashmë lufta më e madhe tokësore në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore po vazhdon pa ndërprerje në vitin e saj të katërt. Humbjet e Rusisë, në të vrarë ose të plagosur, tani besohet të jenë më të mëdha se të gjitha humbjet që ka pësuar në të gjitha konfliktet që ka luftuar që nga viti 1945.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se njësitë e saj të mbrojtjes ajrore shkatërruan 51 dronë ukrainas brenda më pak se tre orësh në mbrëmjen e 28 prillit. Një deklaratë e ministrisë e postuar në Telegram tha se njësitë e saj kishin shkatërruar 40 dronë mbi rajonin perëndimor të Kurskut. Dronë të tjerë u shkatërruan mbi rajonin qendror Oryol dhe Belgorod në jug, si dhe mbi Gadishullin e Krimesë dhe Detin e Zi.

Përpjekjet për të arritur një armëpushim dypalësh ose një marrëveshje më të gjerë paqeje u përshpejtuan pasi presidenti amerikan, Donald Trump, mori detyrën në janar, duke premtuar se do ta përfundonte luftën brenda 24 orëve. Paraardhësi i tij, Joe Biden, refuzoi të angazhohej në bisedime të thella me Moskën për aq kohë sa pushtimi vazhdon.

Megjithëse Trump ka hapur bisedime të drejtpërdrejta me Moskën, zyrtarët rusë kanë kërkuar të zgjerojnë negociatat për të përfshirë jo vetëm konfliktin në Ukrainë, por edhe marrëdhëniet më të gjera dypalëshe midis Uashingtonit dhe Moskës. Rusia dhe Ukraina ranë dakord për një armëpushim të kufizuar në mars, por të dy palët kanë vazhduar të sulmojnë njëra-tjetrën.

Në fushëbetejë, forcat ruse kanë shfrytëzuar përparësinë, si në numër njerëzish ashtu edhe në armatim, për të lodhur trupat e Ukrainës. Gjatë fundjavës, në margjinat e funeralit të Papa Françeskut në Vatikan, Trump pati takimin e tij të parë ballë për ballë me Zelenskyn që nga shkurti, kur bisedimet në Zyrën Ovale dështuan mes tensioneve.

Trump tha se takimi kishte shkuar mirë, por shtoi se mendonte se Zelensky ishte i gatshëm të dorëzonte Gadishullin e Krimesë të Ukrainës te Rusia si një kompromis diçka që udhëheqësi ukrainas ka deklaruar prej kohësh se nuk do ta bënte kurrë. Më vonë, Trump i bëri thirrje Putinit të ndalojë të shtënat dhe të pranojë një marrëveshje paqeje. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, e përforcoi këtë deklaratë më 28 prill.

“Trump dëshiron të shohë një armëpushim të përhershëm. Unë e kuptoj se Vladimir Putin, këtë mëngjes, ofroi një armëpushim të përkohshëm. Presidenti ka bërë të qartë se dëshiron të shohë një armëpushim të përhershëm për të ndalur vrasjet, për të ndalur gjakderdhjen," tha ai. 

Ekspertët thonë se Putini po e zvarrit procesin e negociatave sepse forcat e tij kanë epërsi në fushëbetejë dhe një armëpushim në vijën aktuale të kontaktit do ta linte atë pa arritur një nga qëllimet e tij kryesore, pushtimin e plotë të katër rajoneve ukrainase që Moska pretendon se ka aneksuar: Donjckun, Luhanskun, Zaporizhjan dhe Hersonin.

Ata shtojnë se dorëzimi i territorit Rusisë do të ishte politikisht dhe kushtetuesisht i pamundur për Zelenskyn. Qytetarët dhe ligjvënësit ukrainas duket se janë fuqishëm kundër kësaj ideje. Rusia dëshiron që çfarëdo marrëveshje paqeje ta njohë kontrollin e saj mbi pothuajse 20 për qind të Ukrainës, përfshirë Krimenë. Ajo gjithashtu kërkon që Ukraina të çarmatoset dhe të mbahet jashtë NATO-s. Moska ka refuzuar gjithashtu kërkesën e Kievit për një forcë paqeruajtëse perëndimore që do të monitoronte çfarëdo marrëveshje armëpushimi./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan