Studentët djegin kazanë dhe sulmojnë me gurë, policia reagon me gaz dhe ujë për të shpërndarë turmën
Protesta e studentëve, së cilës i janë bashkuar edhe mbështetësit e Partisë Demokratike para Ministrisë së Arsimi...
Protesta e studentëve, së cilës i janë bashkuar edhe mbështetësit e Partisë Demokratike para Ministrisë së Arsimi...
Në mbështetje të studentëve që protestojnë para Ministrisë së Arsimit, protestës i është bashkuar edhe ...
Një nënë nga Korça, Volsjana Plasa, denoncon se djali i saj 4-vjeçar është dhunuar nga edukatorja në kopshtin nr. ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, nga protesta e thirrur nga PD para Kryeministrisë, deklaroi se opozita ësht...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë ka folur nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ku opozita i ësht...
Albert Nushi, Shef i Sektorit të Drejtimit në Departamentin për Sigurinë Publike tha në një deklaratë për median t&eum...
Mesditën e kësaj të shtune ku po mbahet protesta e 12 që kur kanë nisur revoltat studentore kundër Ramës, Partia Demokratik...
Protesta para Kryeministrisë është shoqëruar me djegien e karrigeve të vendosura si simbol i dialogut të propozuar nga Edi Rama....
Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit, duke pretenduar se pas tyre qëndrojnë krimi i organizuar dhe “duar të huaja”, pë...
12 eurodeputetë të Parlamentit Evropian, kryesisht të djathtë të Partisë Popullore Europiane, i kanë dërguar disa pyet...

Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe Franca kanë paraqitur një të ashtuquajtur non-paper, përmes të cilit propozojnë integrimin gradual të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Moldavisë në programet dhe politikat e Bashkimit Evropian.
Qëllimi i kësaj nisme është përshpejtimi i integrimit të vendeve kandidate dhe dhënia e një shtyse të re për reforma.
Dokumenti franko-gjerman, i përgatitur nga kabinetet e kancelarit gjerman Friedrich Merz dhe presidentit francez Emmanuel Macron, niset nga vlerësimi se politika e zgjerimit ka nevojë për një impuls të ri politik.
Propozimi pritet të jetë një nga temat e diskutimit në samitin BE–Ballkani Perëndimor. Bëhet fjalë për nismën e dytë të kancelarit gjerman Merz lidhur me politikën e zgjerimit, pasi në maj ai doli me propozimin për “zgjidhje kreative” për vendet e përfshira në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Njëkohësisht, kjo është nisma e parë e përbashkët e Francës dhe Gjermanisë, dy prej shteteve më me ndikim në BE, kushtuar së ardhmes së procesit të zgjerimit.
Non-paper është një dokument joformal që përdoret në qarqet diplomatike evropiane për paraqitjen e ideve të reja, testimin e qëndrimeve ose propozimin e zgjidhjeve, pa e detyruar palën që e paraqet atë të marrë një qëndrim formal.
Qasja e propozuar franko-gjermane bazohet në integrimin gradual të vendeve kandidate në politikat dhe institucionet evropiane, duke ruajtur parimin se përparimi varet nga rezultatet e reformave.
Sipas dokumentit, qëllimi i nismës është thjeshtimi i procesit aktual të negociatave, zvogëlimi i pengesave procedurale dhe mundësimi i hapjes më të shpejtë të grupkapitujve negociues, kur për këtë ekzistojnë rekomandime nga Komisioni Evropian.
Autorët e dokumentit theksojnë se modeli i propozuar nuk është zëvendësim për anëtarësimin e plotë dhe as zgjatje e procesit të anëtarësimit, por një përpjekje për të përshpejtuar reformat dhe për t’u mundësuar qytetarëve të vendeve kandidate të ndiejnë përfitime konkrete nga integrimi evropian edhe para pranimit formal në Bashkimin Evropian.
Sipas propozimit franko-gjerman, fokusi më i madh duhet të vihet te përmbajtja e reformave dhe më pak te hapat proceduralë.
Dokumenti propozon krijimin e një strategjie të posaçme para-anëtarësuese, e cila do t’u mundësonte vendeve kandidate përfitime më konkrete edhe para anëtarësimit të plotë. Mekanizmat e paraparë do të lidheshin me përparimin në reforma, por do të mbeteshin të kthyeshëm në rast të kthimit prapa në fushën e sundimit të ligjit ose shmangies nga vlerat themelore të Bashkimit Evropian.
Komisionit Evropian i kërkohet të përgatisë propozime që do ta lehtësonin një integrim të tillë gradual.
Ndër propozimet konkrete është mundësimi i qasjes së privilegjuar në tregun e përbashkët të BE-së, si dhe përfshirja graduale e përfaqësuesve të vendeve kandidate në punën e institucioneve evropiane, përmes statusit të vëzhguesit në takime të caktuara.
Si niveli më i lartë i integrimit gradual përmendet pjesëmarrja e plotë në tregun e përbashkët, sipas modelit të një Hapësire të zgjeruar Ekonomike Evropiane, me kusht që vendi kandidat të miratojë dhe zbatojë legjislacionin evropian në fushat kyçe të negociatave dhe të mbyllë përkohësisht kapitujt përkatës negociues./REL
Presidenti rus, Vladimir Putin, hodhi sot poshtë paralajmërimet perëndimore se Rusia mund të përbëjë kërcën...
Grupi i armatosur libanez Hezbollah ka hedhur poshtë me forcë kushtet e një armëpushimi të mbështetur nga SHBA-të midis Izr...
Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të enjten legjislacionin dypartiak që do t’i ofrojë ndihmë të re Ukrainës dhe do t...
Ky është momenti tronditës kur një avion i Lufthansës u rrëzua në pistën e Aeroportit të Frankfurtit. Pamjet e shp...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka publikuar një letër të hapur drejtuar presidentit rus, Vladimir Putin, në të cil&eum...
Një incident i rëndë ndodhi të enjten pasdite në Kallithea të Greqisë, kur dy persona hynë me forcë në një...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i Presidentit Donald Trump, i cili u shndërrua në kundërshtar, pritet të ve...
Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe po punojnë me Ukrainën për të krijuar një kuadër që mund të hapë rrugën...
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt, kundërshtoi kërkesën e Bashkimit Evropian që vendi të heqë kontro...
Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës mund të arrihet në një kohë t&e...