Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...

BRUKSEL- "Rruga e Ballkanit Perëndimor" njohu rënien më të madhe të kalimeve të migrantëve të parregullt drejt Bashkimit Europian, me rreth 69%, për katër muajt e parë të këtij viti, krahasur me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas raportit të publikuar të mërkurën nga Agjencia e Bashkimit Evropian për Kontrollin e Kufijve, Frontex, "Rruga e Ballkanit Perëndimor" njohu rreth 7 mijë kalime të parregullta që nga fillimi i janarit deri në fund të prillit të cilat shënojnë, agjencisë rënien më të madhe në mesin e rrugëve kryesore të migracionit në Bashkimin Europian.
Sipas Frontex-it edhe kalimet e parregullta kufitare në Bashkimin Evropian në të gjitha rrugëkalimet e tjera në katër muajt e parë të 2024 ranë me gati një të katërtën.
Sipas të dhënave të kësaj agjencie, migrantët e parregullt nga Siria, Turqia dhe Afganistani përbëjnë numrin më të madh të personave që janë evidentuar në rrugën e Ballkanit Perëndimor.
Sipas studiuesve të çështjeve të emigracionit edhe kur migrantët e parregullt kërkojnë azil nuk synojnë të qëndrojnë në vendet e Ballkanit, por e përdorin këtë praktikë për të fituar kohë dhe gjetur mundësi për të kaluar drejt vendeve europiane.
Pjesa dërrmuese e migrantëve të parregullt prej vështirësive të gjuhës, ekonomive të dobëta të vendeve të Ballkanit, nuk arrijnë të integrohen në tregun e punës.
Vetë vendet e Ballkanit janë prekur ndjeshëm nga emigrimi i banorëve të tyre dhe së fundi në shumë zona sidomos turistike janë rritur nevojat për fuqi punëtore.
Shumë sipërmarrje në Shqipëri kanë dështuar të tërheqin me kontrata fuqi punëtore nga Bangaldeshi, India, Pakistani apo vende të tjera, pasi shumë raste kanë dëshmuar se pas një kohe të shkurtër qëndrimi vetëm disa mujore punëtorët janë larguar.
Në prill të këtij viti Prokuroria e Posaçme dhe policia zbuluan në Shqipëri një skemë të kontrabandimit ndërkombëtar të punonjësve nga Bangladeshi.
Pas një hetimi 1-vjeçar u zbulua se përmes korruptimit të oficerëve të policisë, agjencive të ndërmjetësimit dhe kontratave fiktive të punësimit ishte realizuar mbërritja e punëtorëve krysisht nga Bangladeshi në Shqipëri dhe më pas kalimi drejt vendeve të Bashkimit Europian në këmbim të 5 mijë eurove për secilin punëtor.
Prokuroria e Posaçme Shqiptare (SPAK) tha se nga hetimet e zhvilluara në bashkëpunimin me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, caktoi masat e sigurimit për 26 persona, të dyshuar si të përfshirë në organizmine kontrabandimit nga të cilët 21 janë lënë në arrest me burg./VOA
BRUKSEL- Komisioni Europian ka nisur një hetim të thelluar ndaj Metës për shkeljen e mundshme të rregullave të BE-së të...
jeff hovenier dhe vjosa osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar takime me ambasadorin amerikan në Prishtinë, J...
vjosa osmani KOSOVË- Letra e Qeverisë së Kosovës me zotimin se po përgatit një draft-statut për themelimin e Asociacion...
GAZA- Ushtria izraelite tha sot se pesë trupa të tyre u vranë gabimisht në një betejë në Gaza. Gjithashtu ushtria tha ...
Foto ilustruese GREQI - Dy gra janë arrestuar në Greqi, pasi akuzohen se mbyllën djalin 5-vjeçar në banesë dhe e lanë ...
Aleksandër Vuçiç SERBI - Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e quajti “mashtrim dhe përpjekje joserioz...
pamje nga vendngjarja NIGERI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kano të Nigerisë ku të paktën 11 besimtarë jan...
foto ilustruese TURQI- Një aksident automobilistik ka ndodhur në Turqinë perëndimore, i cili shkaktoi vdekjen e një shtetasi grek ...
Foto ilustruese KOSOVË- Emisari i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabirel Escobar ka përfunduar mandatin e tij në këtë...
Foto ilustruese GREQI- Një personel mjekësor i EKAV-ut u përfshi në një aksident teksa po i jepte ndihmën e parë një...