I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...

WASHINGTON-Ekipi elektoral i presidentit Joe Biden do të shpenzojë 50 milionë dollarë deri në fund të qershorit, me reklama televizive ku përfshihet dënimi për vepra penale i ish-presidentit Donald Trump. Kjo fushatë reklamash sinjalizon se presidenti demokrat do të synojë t’u kushtojë më shumë rëndësi sfidave ligjore të rivalit të tij republikan, ndërsa afrojnë zgjedhjet e nëntorit.
Ekipi elektoral i presidentit Biden tha të hënën se synon të shpalosë qartë dallimet mes dy kandidatëve, përpara debatit të tyre të parë publik që mbahet më 27 qershor në Atlanta.
Fushata përmban reklama që synojnë të fitojnë mbështetjen e votuesve afrikano-amerikanë, hispanikë dhe aziatiko-amerikanë, si dhe një vëmendje të veçantë për shpalljen fajtor të ish-presidentit Trump për 34 akuza penale në gjyqin në Nju Jork. Reklamat do të jepen në kanalet e përgjithshme televizive, ato kabllore, si dhe në platformat nëpërmjet internetit dhe atyre celulare në shtetet kryesore për betejën elektorale.
Krahas shpalljes fajtor të ish-presidentit Trump në gjyqin penal në Nju Jork, reklama e titulluar “Karakteri ka rëndësi” vë në dukje edhe se ai është shpallur fajtor për ngacmim seksual dhe mashtrim financiar në procese të tjera gjyqësore. Ish-presidenti Trump përballet me akuza të mëtejshme penale në tre procese të tjera gjyqësore, që nuk kanë gjasa të zhvillohen përpara zgjedhjeve të nëntorit.
“Në sallën e gjyqit, shohim Donald Trump-in real”, thuhet me zë përshkrues gjatë reklamës. Paraqiten në vazhdim fotografitë e ish-presidentit Trump gjatë regjistrimit në burgun e Xhorxhias, si dhe të presidentit Biden duke u përshëndetur me votuesit. “Këto zgjedhje janë mes një të dënuari për vepra penale që ka dalë vetëm për veten e tij dhe një presidenti që lufton për familjen tuaj”.
Presidenti Biden ka folur gjithashtu shpesh për shpalljen fajtor të ish-presidentit Trump dhe e ka kritikuar kur ai ka thënë se vendimi ka qenë i motivuar politikisht. Presidenti Biden thotë se “është e rrezikshme, e papërgjegjshme që dikush të thotë se u manipulua, vetëm sepse nuk i pëlqeu vendimi”.
Djali i presidentit Biden, Hunter Biden, u shpall fajtor në Dellauer për tre akuza penale në lidhje me blerjen e një pistolete në vitin 2018, për të cilën prokurorët thanë se gënjeu në formularët federalë duke deklaruar se nuk ishte përdorues droge. Presidenti ka thënë se do ta pranojë rezultatin dhe se “do të vazhdojë të respektojë procesin gjyqësorin ndërsa Hunter-i shqyrton mundësinë e apelimit”.
Një element qendror i strategjisë për rizgjedhje të presidentit Biden është vënia në dukje e politikave të propozuara nga ish-presidenti Trump për një mandat të dytë, duke mobilizuar kështu demokratët dhe votuesit e pavarur. Megjithatë, një fushatë reklamash që thekson dënimin e ish-presidentit Trump në një shkallë të tillë masive, sinjalizon për përpjekjet e rigjallëruara për t’i bërë çështje zgjedhore sfidat ligjore të ish-presidentit Trump – një strategji kjo për të cilën kishte nguruar deri më tani ekipi elektoral i presidentit Biden.
“Është një kontrast i thellë dhe që ka rëndësi të madhe për popullin amerikan”, tha zëdhënësi i fushatës elektorale të presidentit Biden, Michael Taylor. “Dhe kjo është arsyeja përse duhet të sigurohemi që çdo ditë t’u kujtojmë votuesve se Joe Biden-i po lufton për ta, ndërsa Donald Trump-i po bën një fushatë të fokusuar tek një person i vetëm: vetja e tij”.
Ish-presidenti Trump ka mohuar të ketë bërë ndonjë shkelje dhe thotë, pa ndonjë evidencë, se presidenti Biden apo zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë orkestruan për arsye politike procesin gjyqësor ndaj tij në Nju Jork. Ish-presidenti dhe aleatët e tij kanë ngritur mundësinë e kundërpërgjigjes me procese hetimore ndaj kundërshtarëve politikë kur ai të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.
Zëdhënësja e fushatës elektorale të ish-presidentit Trump, Karoline Leavitt tha se administrata e presidentit Biden “po përdor politikisht sistemin gjyqësor ndaj ish-presidentit Trump” dhe se kontrasti mes tij dhe presidentit Biden “do të jetë shumë i qartë në skenën e debatit”./VOA
Albin Kurti dhe Akesandër Vuçiç KOSOVA- Ishte prilli i vitit 2013 kur Bashkimi Evropian bëri të ditur se Kosova dhe Serbia kan...
GJERMANI- Pamje dramatike po qarkullojnë në internet ku shihet djali i Aleksandër Vuçiç i cili tërhiqet zvarrë&nbs...
RUSI- Pamje të frikshme janë publikuar së fundmi ku një ari ka tmerruar pasagjerët që kishin mbetur të bllokuar në rru...
Presidenti rus, Vladimir Putin RUSIA- Presidenti rus, Vladimir Putin do ta vizitojë Korenë e Veriut këtë javë, për herë ...
INDI- Një aksident tragjik ka ndodhur në Indi ku si pasojë kanë hubur jetë 10 persona. Siç raportohet treni i mallrave kishte ...
Familja mbretërore britanike BRITANI- Familja Mbretërore Britanike ndiqet me shumë vëmendje nga fansat në të gjithë...
BRUKSEL- Ursula von der Leyen është në rrugën e duhur për të qëndruar për një mandat të dytë si preside...
RUSI- Sekratari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka bërë një paralajmërim të fortë duke thën se do i...
Ekipet e shpëtimit transferojnë trupin e prezantuesit britanik të televizionit Michael Mosley, i cili u gjet pasi ai ishte zhdukur, në ish...
foto ilustruese GJERMANI- Për një kohë të gjatë, vetmia dukej si një fenomen tipik i pleqërisë, por pandemia e koro...