Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
GJERMANI- Për një kohë të gjatë, vetmia dukej si një fenomen tipik i pleqërisë, por pandemia e koronavirusit rëndoi sidomos të rinjtë. Dhe kjo ndjenjë vazhdon, sipas një sondazhi të fundit.
Sipas një sondazhi, shumë të rinj në Gjermani ndihen të vetmuar. Rreth një në dhjetë të anketuar (njëmbëdhjetë përqind) nga mosha 16 deri në 30 vjeç thanë se ndiheshin shumë të vetmuar në studimin e porositur nga fondacioni Bertelsmann Stiftung. 35% e tjerë ndiheshin "mesatarisht të vetmuar”.
Në varësi të gjinisë dhe grupmoshës, shifrat variojnë nga 33% në 51%. Femrat e reja, sipas sondazhit, janë më të prekura nga vetmia sesa të rinjtë. Vetmia është më e madhe mes moshës 19 dhe 22 vjeç.
"Modalitet i përgjithshëm i krizës" është një nga arsyet
Sipas të dhënave, shifrat janë ende dukshëm më të larta se para pandemisë së koronavirusit. "Rritja e vetmisë në këtë grupmoshë duket në këtë mënyrë e qëndrueshme”, përfundojnë ekspertët. Për më tepër, rritja nuk mund të shpjegohet vetëm me kufizimet e kontaktit të vendosura gjatë pandemisë.
Ndryshimet në kushtet e rritjes, format e ndryshuara të komunikimit dhe sjelljes, dhe një "modalitet i përgjithshëm i krizës" mund të luajnë një rol. Fakti që njerëzit i ndryshojnë dhe i përfundojnë më shpesh se më parë vendet e punës dhe marrëdhëniet mund të jenë gjithashtu faktorë. Mbetet për t'u hetuar se cili prej këtyre shkaqeve efekt. Ka edhe shenja se numri i kontakteve konsiderohet ndërkohë sërish i mjaftueshëm- por jo edhe cilësia e tyre.
Sa më i vetmuar, aq më pak i lumtur
Në përgjithësi, grupmosha midis 16 dhe 30 vjeç deklaroi një nivel të moderuar të kënaqësisë nga jeta. Vlera ishte 6.75 në një shkallë nga zero (aspak i kënaqur) në dhjetë (plotësisht i kënaqur).
Sa më i vetmuar të ndihet një person, aq më i ulët rezulton kënaqësia e tij nga jeta. Sipas studimit, të prekur janë veçanërisht të rinjtë e divorcuar ose të ve, me arsim të ulët, të papunë, që jetojnë në qytete të mesme ose kanë origjinë migrantësh.
Për studimin u pyetën online në mars 2.532 të rinj, nga 16 deri në 30 vjeç.
Paus: Rrezik për demokracinë
Ministrja e Familjes Lisa Paus e quajti vetminë një "dukuri të nënvlerësuar" që mund të dëmtojë gjithashtu demokracinë në plan afatgjatë. "Kushdo që humb besimin në shoqëri humb besimin edhe te demokracia, pjesëmarrja politike zvogëlohet, njësoj si vullneti për të votuar”, deklaroi politikania e të Gjelbërve për gazetën Funke Mediengruppe.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), vetmia është po aq e dëmshme sa obeziteti, duhani dhe ndotja e ajrit.
Nxjerrja e temës "nga zona tabu"
Paus prezantoi së fundmi "Barometrin e vetmisë", një studim i bazuar në statistikat afatgjata të Panelit Socio-Ekonomik (SOEP). Sipas studimit, personat e rrezikuar nga vetmia janë veçanërisht ata me nivele të larta stresi dhe pak mbështetje: që kujdesen për të afërmit e familjes ose prindërit vetëushqyes, të papunët, të varfërit dhe personat e diskriminuar nga pikëpamja sociale. Që nga koronavirusi, në këtë grup janë përfshirë më shumë të rinj, adoleshentë dhe fëmijë. "Kjo më në fund meriton vëmendje. Vetminë, edhe tek të rinjtë duhet ta marrim seriozisht dhe të veprojmë", kërkoi Paus.
Në programin e mëngjesit të ARD-së, ministrja bëri thirrje që kjo temë shpesh e shoqëruar me turp të nxirret nga zona tabu. Sot ajo hap javën e fushatës me temën e vetmisë. Në këtë javë do të ketë aktivitete model, si pjekj të vaferave së bashku ose krijimi i miqve përmes telefonit. Java do të përmbyllet me një konferencë të specializuar dhe konsultime me Këshillin e Etikës për temën e vetmisë.
Sipas Paus, departamenti i saj e mbështet strategjinë kundër vetmisë të qeverisë federale me 70 milionë euro. Në të njëjtën kohë, ajo pranoi se kjo ka shumë të ngjarë të mos jetë e mjaftueshme. "Duke qenë se vetmia po rrënjoset gjithnjë e më shumë në shoqërinë tonë, bëjmë mirë të studiojmë se çfarë mund të bëjmë edhe më shumë dhe më mirë”, tha ministrja gjermane e Familjes Paus./DW
Foto ilustruese SHBA- Më 6 janar 2021, godina e Kapitolit të Shteteve të Bashkuara u sulmua nga mbështetësit e ish-presidentit Don...
Foto ilustruese KOSOVË- Ndërmarrja “Trepça”, ka dhënë afat 30 ditë, që organizatat e shoqërisë c...
Borrell KOSOVË- Bashkimi Evropian ka thënë se afati i dorëzimit të raportit të Përfaqësuesit të Lartë t&e...
Lista Serbe KOSOVË- Ministri për Komunitete dhe Kthim në Kosovë, Nenad Rashiç së fundmi është shprehur se ës...
Forumi Global i Medias DW GJERMANI- Në GMF të Deutsche Welle-s, pjesëmarrës nga e gjithë bota do të flasin për kërc...
Dritan Abazoviç GJERMANI- Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka folur ditën e sotme në lidhje me vi...
Foto ilustruese BRUKSEL- Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian, do të mblidhen në mbrëmjen e së hënës në...
Mars SHBA- Janë zbuluar për herë të parë njolla ngricash në majë të vullkaneve të gjetura pranë ekua...
pamje nga ngjarja AUSTRALI- Kryeministri i Kinës Li Qiang i ka ofruar Australisë dy panda të reja gjatë vizitës së tij n...
Evan Gershkovich RUSI- Gjyqi ndaj gazetarit të burgosur amerikan, Evan Gershkovich, do të nisë më 26 qershor dhe do të mbahet me d...