BOTA

"Fyen Evropën e Ukrainën dhe lajkaton Rusinë"/ Konfrontimi me Perëndimin, çfarë kërkon Donald Trump?

b.z Përditësimi i fundit 5 Mars 2025, 08:37
"Fyen Evropën e Ukrainën dhe lajkaton Rusinë"/
Takimi

SHBA - Donald Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë gjashtë javë më parë dhe për një periudhë të shkurtër vërehet një ndryshim i madh në politikën e jashtme amerikane. Nën Trump, marrëdhëniet e Uashingtonit me Moskën po rigjallërohen në dëm të Ukrainës, e cila u sulmua dhe pjesërisht u pushtua ngaRusia. Në vend që të përfshijë aleatët evropianë në këtë kthesë, administrataamerikane tani po thekson dallimet në vlerat e dikurshme të përbashkëta.

Të mërkurën (26 shkurt), Trump deklaroi: "BE u krijua për të mashtruar SHBA-në", ndërsa të premten (28 shkurt) presidenti amerikan, së bashku me zëvendëspresidentin e tij J.D. Vance, filluan një grindje me Volodymyr Zelensky para publikut botëror.

Presidenti ukrainas shkoi në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar një marrëveshje për metalet e rralla. Në vend të kësaj, Trump dhe Vance e ofenduan atë.

A po i jep fund Trump rendit botëror perëndimor?

Historiani Norbert Frey, i cili drejton Qendrën për Historinë e Shekullit të 20-të në Universitetin e Jenës, sheh në të gjitha këto zhvillime fundin e rendit botëror që u vendos pas Luftës së Dytë Botërore dhe rënies së Bashkimit Sovjetik. "Qëllimi është i qartë: Një triumvirat global (aleancë treshe, shën.red.) me Donald Trump, Xi Jinping dhe Putin”, tha Frei për Deutschlandfunk.

"Ajo që Trumpi nuk dëshiron të shohë është se SHBA-ja po lufton si një fuqi botërore në rënie. Dhe pikërisht tani ata po refuzojnë aleatët e tyre të vetëm të mbetur -Evropën. Ndërsa Evropa tani është lënë plotësisht në duart e veta”.

Dhe kjo është arsyeja pse bisedimet diplomatike janë duke u zhvilluar në Evropë për të gjetur një përgjigje të përbashkët – fillimisht në një samit në Londër e më pas edhe në një samit të jashtëzakonshëm në Bruksel.

"Shpresoj që ata të kuptojnë se ky është një ndryshim i qartë i drejtimit në politikën botërore," tha Mikhail Alexeyev, një shkencëtar politik në Universitetin e Kalifornisë, San Diego.

"Diskutimi në Zyrën Ovale nuk ishte vetëm një përleshje mes dy liderëve. Ai fsheh një sinjal të distancimit më të madh të SHBA-së nga Evropa. Ne nuk mund të marrim më garanci amerikane të sigurisë, jo vetëm për Ukrainën, por ndoshta as për NATO-n si të sigurt."

Një vit më parë, gjatë fushatës së tij zgjedhore, Trump vuri në dyshim mbështetjen ushtarake të Uashingtonit për anëtarët e NATO-s që shpenzojnë më pak se shuma e rënë dakord për mbrojtjen. Ai tha madje se ai "do të inkurajonte Rusinë që të bënte çfarë të donte" me ato vende që nuk paguajnë. Trump e tha këtë në shkurt 2024 gjatë fjalimit të tij në Karolinën e Jugut, ndërsa në një rast tjetër ai u kërkoi evropianëve të investonin pesë për qind të prodhimit të tyre të brendshëm bruto për mbrojtjen".

A do të ketë shkëputje të plotë me Evropën?

Laura von Daniels, e cila drejton grupin e punës të Amerikës në Fondacionin për Shkencë dhe Politikë (SWP) me qendër në Berlin, thotë se ka pasur një ankth të madh, por se një prishje e plotë në marrëdhëniet transatlantike nuk mund të dallohet aktualisht.

"Unë besoj se situata do të jetë e vështirë dhe se ai është i gatshëm të dëmtojë interesat e Bashkimit Evropian. Si në politikën e sigurisë ashtu edhe në atë ekonomike, siç janë tarifat ndëshkuese. Kjo është e gjitha e vërtetë. Por nuk është në interesin e tij të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet me Evropën brenda natës”, mendon ajo.

Von Daniels tregon planet ekonomike të Trumpit, si trajtimi i Evropës si një treg i madh për gazin natyror të lëngshëm amerikan. Pra, presioni ekonomik do të jetë në rritje. "Në mars do të vijnë tarifat për çelikun dhe aluminin”, thotë Von Daniels dhe shton se në pranverë dhe verë, Evropa duhet të llogarisë në vendosjen e tarifave të reja, për shembull për makinat.

Trump dëshiron të përdorë këto masa për të barazuar bilancin tregtar midis BE-së dhe SHBA-së. Sipas të dhënave të SHBA-së, në vitin 2024 Shtetet e Bashkuara blenë mallra dhe shërbime me vlerë pothuajse një mijë miliardë më shumë nga BE-ja sesa BE-ja bleu nga SHBA.

Von Daniels beson se marrëdhëniet ekzistuese transatlantike janë të dobishme për Trump. "Sigurisht, është një pyetje legjitime, nëse ata ende e përkufizojnë veten si një aleancë e vlerave perëndimore."

Gabriel: Trump dëshiron të dobësojë Evropën

Ish-ministri i Jashtëm gjerman, socialdemokrati Sigmar Gabriel, i cili tani kryeson organizatën Atlantic Bridge, beson se administrata Trumpnuk e sheh më Evropën si një aleat. Gabriel i tha një gazete gjermane se Trump "nuk mund të gjejë asgjë të përbashkët me Evropën, sepse botëkuptimi i tij është pothuajse krejtësisht i kundërt me kuptimin tonë evropian të bashkëpunimit. Unë jam pothuajse i sigurt se ai dëshiron ta dobësojë ose madje ta shkatërrojë Evropën".

Lidhur me bisedimet e ardhshme mes Trump dhe Putin për përfundimin e luftës në Ukrainë, Gabriel kujton konferencën e mbajtur në Jaltë, ku SHBA, Bashkimi Sovjetik dhe Britania e Madhe vendosën të ndajnë Gjermaninë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

"Trump ka parasysh një lloj 'Jalta 2.0', ku 'burrat e fortë' të politikës botërore do ta ndanin botën në sfera interesi ndërsa djemtë e vegjël do të duhej të shihnin se si do t'ia dilnin," tha Gabriel.

Ukraina një pengesë për negociatat e drejtpërdrejta me Putinin

Laura von Daniels thotë se është e paqartë se cili është qëllimi përfundimtar i Trump, por të premten u bë e qartë se Ukraina është një pengesë në rrugën e tij drejt negociatave të drejtpërdrejta me Putinin. Ajo tha për grindjen e Zyrës Ovale se ajo "ka shenjat dalluese të asaj që ne dimë për krerët autoritarë të shteteve".

Instituti i Uashingtonit për Studimin e Luftës ka publikuar një analizë sipas së cilës pezullimi i ndihmës ushtarake të SHBA-së për Kievin do të rriste "mundësinë e një fitoreje ruse" në Ukrainë, në ambicien e tij për të rritur kontrollin mbi ish-republikat sovjetike, të tilla si Estonia, Letonia dhe Lituania, ndërsa ndikimi i Shteteve të Bashkuara në botë do të zvogëlohej./DW

donald trump volodymyr zelensky

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan