Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
UKRAINË- Vira Hyrych kishte punuar si producente për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë deri më 28 prill 2022, kur një raketë ruse goditi shtëpinë e saj në Kiev, duke e vrarë atë.
Ajo është një nga dhjetëra gazetarë që janë vrarë në Ukrainë, që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të shtetit fqinj më 2022.
Në Ukrainë, dhjetëra mijëra civilë janë vrarë në luftën trevjeçare. Në mesin e tyre, të paktën 117 punonjës të mediave kanë humbur jetën gjatë sulmeve ruse në Ukrainë, sipas Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ).
Një nga to ishte Viktoria Roshchyna, ish-bashkëpunëtore e Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë e cila vdiq më 2024, teksa po mbahej rob nga Rusia. Kur trupi i 27-vjeçares u kthye në Ukrainë vitin e kaluar, kishte shenja të torturës dhe i mungonin organet e brendshme, sipas raportimeve.
Gazetarë të tjerë kanë qenë viktimë e sulmeve dhe dhunës gjatë konfliktit.
Sipas Institutit të Informacionit Masiv (IMI), organizatë joqeveritare me bazë në Kiev që synon mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve, Moska ka kryer afër 830 krime kundër gazetarëve dhe organizatave mediale në Ukrainë. Po ashtu, të paktën 30 punonjës të mediave aktualisht ndodhen në paraburgim në Rusi.
Shumë gazetarë përballen me rreziqe serioze kur raportojnë nga zonat që gjenden në vijat e frontit.
Gazetarja e Radios Evropa e Lirë, Yevhenia Kytaiva-Rusetska, ishte duke incizuar një intervistë me një ushtar ukrainas, kur një raketë ruse shpërtheu pranë tyre, duke e plagosur rëndë ushtarin.
Kytaiva-Rusetska shpëtoi për pak dhe ngarendi që ta ndihmonte ushtarin e plagosur. “Bën gjithçka që të kujtohet nga kurset e dhënies së ndihmës së parë vetëm e vetëm për ta mbajtur të gjallë”, tha ajo.
Lufta po ashtu ka shkaktuar një rëndesë emocionale ndaj atyre që kanë përjetuar shkallën e vuajtjes njerëzore.
Maryan Kushnir, gazetar i Radios Evropa e Lirë i cili ka mbuluar luftime të ashpra, tha se “lufta është sikur ta shohësh shtëpinë tënde duke u djegur dhe nuk mund të bësh asgjë. Pas tre vjetësh, jam lodhur me këtë luftë, nuk dua ta filmoj më”.
Mbijetesa financiare është po ashtu një sfidë serioze për mediat ukrainase gjatë luftës. Rusia ka sulmuar kulla televizive, ka kryer sulme kibernetike dhe ka shkatërruar infrastrukturë të mediave dhe zyra të tyre.
Sipas IMI, këto kanë kontribuuar që 332 organizata mediale të mbyllen që nga shkurti i vitit 2022, duke e bërë edhe më të vështirë për gazetarët në Ukrainë që të mbulojnë luftën.
Organizata të tjera mediale është dashur të zgjedhin në mes të mbijetesës financiare dhe pavarësisë editoriale. Që nga viti 2022, shumë media ukrainase gjithnjë e më shumë varen nga grante për të mbijetuar, pasi që burimet tradicionale të financimit janë tkurrur.
Pavarësisht këtyre pengesave të mëdha, gazetarët ukrainas, sikurse Maryan Kushnir, vazhdojnë të tregojnë qëndresë, por shumë prej tyre po ashtu thonë se janë të lodhur fizikisht dhe emocionalisht.
“Para pushtimit në shkallë të plotë, mendoja se e gjithë jeta ime do t’i dedikohej mbulimit të luftës”, tha Kushnir. “Këto ditë nuk dua të mendoj për të. Nuk dua të flas për të. Por, tani nuk mund të qëndroj i heshtur”./REL
ROMË- Në Vatikan kanë hyrë në fazën përfundimtare përgatitjet për konklavën që do të zhvillohet t&...
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e refuzoi armëpushimin treditor të shpallur nga udhëheqësi rus, Vladimir Putin, duk...
SELANIK- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Selanik. Raportohet se një grua hodhi veten në erë me një ...
GAZA- Agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha se nga sulmet izraelite gjatë natës në kampin e refugjatëve në Han Juni...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump mesa duket nuk është i kënaqur me postin e tij dhe ka filluar të lakmojë pozicione të re...
KOSOVË- Deputetja Donika Gërvalla pas ndërprerje së seancës konstituive tha se opozita nuk duhet t’ua mohojë të ...
KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka deklaruar se Albulena Haxhiu nuk do të bëhet kryetare...
SHKUP- Sipas organizatës Reporterët pa Kufij, Maqedonia e Veriut ka shënuar rënie në indeksin vjetor për lirinë e mediave, ...
SHBA- Për dekada, zyrtarët e huaj kanë premtuar të nxisin rritjen ekonomike. Për dekada, ata kanë dështuar, shkruan The Eco...
PAKISTAN- Pakistani testoi më 3 maj një raketë balistike, në kohën kur tensionet me Indinë janë rritur pas sulmit vdekjepru...