Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
BOSNJË- Tetë trupa të mbytur u nxorën nga lumi Drina, pasi anija me të cilën lundronin disa migrantë, u fundos natën e shkuar gjatë përpjekjeve për të kaluar nga Serbia në Bosnje e Hercegovinë. Drejtori i Administratës Republikane për Mbrojtjen Civile në Republikën Sërpska, Boris Tërniniq, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se anija u përmbyt pranë qytetit Tegara në komunën e Bratunacit në Bosnje e Hercegovinë.
“Një pjesë e migrantëve shpëtuan, dolën në breg, ndërsa pjesa tjetër jo”, tha ai, duke shtuar se kërkimet janë në vazhdim e sipër.
Lajmi për përmbytjen e anijes u dha fillimisht nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë. Menjëherë pas raportimit, në vendngjarje u dërguan pjesëtarë të Policisë dhe të Departamentit për Situata Emergjente të Serbisë.
Në kërkimet në lum dhe në brigje, aktualisht, janë duke marrë pjesë shërbimet e të dyja shteteve.
“Sipas migrantëve që kanë arritur në breg, në anije kanë qenë rreth 25 persona, ndërsa policia dhe shpëtimtarët kanë gjetur 18 persona në breg - tre prej të cilëve fëmijë”, tha Ministria e Brendshme e Serbisë.
Sipas të dhënave që Radio Evropa e Lirë mori nga Departamenti i Policisë së Zvornikut në Bosnje e Hercegovinë, bëhet fjalë për migrantë nga Maroku. Migrantët u ndaluan në Departamentin e Policisë së Zvornikut, ku edhe u intervistuan. Policia kufitare e Bosnje e Hercegovinës tha po ashtu për REL-in se personat që tentuan t’i kontrabandonin migrantët, aktualisht, nuk dihet se kush janë.
“Për të gjitha është njoftuar prokurori i Prokurorisë së Bosnje e Hercegovinës dhe, aktualisht, po bëhet gjithçka, për t’i vërtetuar faktet dhe për t’i marrë të gjitha masat dhe veprimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje”, thuhet në deklaratën e policisë kufitare të Bosnjës.
Serbia është pjesë e “rrugës ballkanike” përmes së cilës kalojnë migrantët, gjatë rrugëtimit të tyre drejt Evropës Perëndimore. Në dhjetë vjetët e fundit, në lumin Drina kanë humbur jetën së paku 40 migrantë që kanë bërë përpjekje ta kalojnë atë.
Sipas të dhënave nga Komisariati Serb për Refugjatë dhe Migrim (KIRS), vitin e kaluar, nëpër Serbi kanë kaluar më shumë se 100.000 migrantë, që është mbi 12 për qind më pak se në vitin 2022. Numri në rënie i kalimeve të migrantëve ka vazhduar edhe në vitin 2024.
Komisionarja serbe për Refugjatët dhe Migracionin, Natasha Stanisavleviq, ka deklaruar më 2 gusht se numri i migrantëve ka qenë 80 për qind më i ulët se në vitin 2023 dhe se, për rrjedhojë, disa qendra pritëse janë duke u mbyllur përgjithmonë./ REL
Foto ilustruese GREQI- Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, 26 emigrantë, mes tyre 8 të mitur, u gjetë...
Foto ilustruese SERBI- Në Serbi janë duke u monitoruar deri në 100 persona, të cilët autoritetet i quajnë anëtarë t...
Foto ilustruese ZVICËR- Në këtë ditë, më 22 gusht 1864, u miratuan dhjetë nenet e Konventës së Parë ...
BALLKAN- Mesditën e 22 gushtit, një avion i ushtrisë amerikane, me të cilin besohet se ka udhëtuar shefi i Agjencisë Qendrore am...
Foto ilustruese BRUKSEL- Brukseli i ka dhënë dritë të gjelbër ndihmës shtetërore gjermane për ndërtimin e nj&e...
Macron dhe Vuçiç SERBI- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të realizojë një vizitë zyrtare në Serbi m&eu...
Osmani dhe Ruge KOSOVË- Ndihmës-sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge, kërkoi nga Prishtina dhe Beogradi që t&e...
Foto ilustruese RUSI- Rusia tha më 22 gusht se ka zmbrapsur disa sulme me dronë dhe raketa të kryera nga Ukraina në jug të shtetit...
Vrasesis serial KENIA- Policia keniane ka arrestuar tetë oficerë për arratisjen e 13 personave, duke përfshirë një vrasë...
Donald Trump SHBA- Kandidati republikan Donald Trump mbajti aktivitetin e tij të parë elektoral të fushatës në natyrë t&...