“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri g...
Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së ...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Zbardhen detaje rreth profilit të autori ttë ngjarjes në Maliq, që vrau një polic dhe plagosi një tjetër. Violand Bracellar...
KOSOVË- Ndihmës-sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge, kërkoi nga Prishtina dhe Beogradi që të përmbahen nga deklaratat dhe veprimet e njëanshme me qëllim të sigurisë afatgjatë në Kosovë dhe rajon.
Ndihmës-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Çështje të Jashtme dhe Sigurisë, Boris Ruge qëndroi së fundmi në Kosovë dhe Serbi, ku diskutoi me autoritetet e të dyja vendeve për stabilitetin rajonal. Ruge, ju bëri thirrje palëve që të përmbahen në deklarata dhe nga veprimet e njëanshme me qëllim të sigurisë afatgjatë në Kosovë dherajon.Serbia të ndihmojë në gjetjen e përgjegjësisë për Banjskën dhe sulmin ndaj ushtarëve të NATO-s.
Ndihmës-sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge, një ditë më parë takoi në Beograd presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Në platformën X, Ruge shkroi, se temë diskutimi ishin edhe çështjet rajonale, përshirë "sigurinë afatgjatë në Kosovë”.
"Ne biseduam gjithashtu për çështjet rajonale, duke përfshirë sigurinë e përhershme në Kosovë. NATO-ja pret që Serbia të ndihmojë në gjetjen e përgjegjësisë së plotë për aktet e dhunshme në maj dhe shtator 2023", shkroi Ruge, duke ju referuar përleshjes së serbëve të veriut të Kosovës me trupat e KFOR, në maj të vitit të shkuar ku mbeten të plagosur 90 ushtarë të NATO-s. Ndërkohë që pak më vonë në shtator, një grup serbësh të armatosur të kryesuar nga ish-nënkryetari i listës Srpska, Millan Radojçiç, vranë një polic të Kosovës në fshatin Banjskë të veriut.
Vuçiç me akuza kundër Prishtinës
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, nga ana e tij, pas takimit me ndihmës-sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge, shkroi në një postim se me Ruge, bisedoi për ndikimin e mundshëm të siç thotë, "vendimeve të njëanshme të regjimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti”.
"I shpreha shqetësimin e madh për tendencën për të komplikuar situatën përkundër të gjitha përpjekjeve të Beogradit për t'i kthyer çështjet e hapura në kornizën e dialogut. Gjithashtu theksova, se rreziku i vazhdueshëm i përshkallëzimit të tensioneve që Prishtina provokon rregullisht me vendime dhe sjellje të papërgjegjshme, ndikon shumë tek populli serb në Kosovë, i cili jeton në gjendje të frikës së vazhdueshme për jetën dhe pronën e tij”, shkroi Vuçiç. Presidenti serb ju referua zhvillimeve të fundit në veriun e Kosovës, ku autoritetet kosovare mbyllën nëntë zyra të postës së Serbisë dhe synimeve të qeverisë së kryeministrit Albin Kurti, për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër.
Ndihmës-sekretari i Përgjithshëm të NATO-s për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Boris Ruge, para vizitës në Beograd ishte në Prishtinë ku takoi komandantin e forcave paqeruajtëse të KFOR, Özkan Ulutaş dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, me të cilën bisedoi pikërisht për çështjen e urës mbi lumin Ibër që ndan qytetin e Mitrovicës në jug me shumicë shqiptare dhe në veri me shumicë serbe. Zyrtari i lartë i NATO-os, Boris Ruge, ju bëri thirrje autoriteteve kosovare të përmbahen "nga veprimet e njëanshme”.
"Është thelbësore që të gjithë aktorët të përmbahen nga veprimet dhe deklaratat e njëanshme, të cilat mund të krijojnë tensione. Kjo është e rëndësishme për sigurinë afatgjate në Kosovë, për të mirën e të gjithë njerëzve dhe komuniteteve, por edhe për stabilitetin rajonal”, shkroi Ruge në platformën X.
Këmbëngulja e Kurtit thellon mospajtimet me ndërkombëtarët
Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani-Sadriu, kanë hedhur poshtë kërkesën e komunitetit ndërkombëtar që çështja e hapjes së urës mbi lumin Ibër të diskutohet në dialogun e Brukselit të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Këmbëngulja e Kurtit që ta hap urën çoi në mospajtime të thella me vendet perëndimore, përfshirë SHBA. Partnerët kërkojnë nga Kurti që hapja e urës të bëhet vetëm në koordinim me ndërkombëtarët.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, tha të mërkurën se me gjithë mospajtimet që Shtetet e Bashkuara kanë me qeverinë aktuale të Kosovës, përkushtimi amerikan ndaj popullit të Kosovës mbetet i palëkundur, por, potencoi se "ky përkushtim nuk vlen për çdo qeveri apo veprim politik të saj”.
"Disa nga fushat e bashkëpunimit me qeverinë aktuale mbesin më pak pozitive sesa që ne kishim shpresuar. Përkushtimi i Shteteve të Bashkuara ndaj popullit të Kosovës mbetet po aq i fortë sa ka qenë gjithmonë. Megjithatë më duhet të theksoj se ky përkushtim ndaj popullit të Kosovës jo domosdoshmërisht vlen për çdo qeveri të Kosovës ose për çdo zgjedhje apo veprim të caktuar të politikave qeverisëse”, tha ambasadori Hovenier./ DW
Foto ilustruese RUSI- Rusia tha më 22 gusht se ka zmbrapsur disa sulme me dronë dhe raketa të kryera nga Ukraina në jug të shtetit...
Vrasesis serial KENIA- Policia keniane ka arrestuar tetë oficerë për arratisjen e 13 personave, duke përfshirë një vrasë...
Donald Trump SHBA- Kandidati republikan Donald Trump mbajti aktivitetin e tij të parë elektoral të fushatës në natyrë t&...
SIÇILIA- Përpjekjet e kërkimit në brigjet e Siçilisë për dy trupa të mbetur të zhdukur nga jahti i fundo...
Foto ilustruese GJERMANI- Sipas Policisë Federale gjermane në vitin 2023 numri i emigrantëve të paligjshëm u rrit me 33.4% në...
Tate RUMANI- Figura kontroverse, Andrew Tate, dhe vëllai i tij, Tristan, u ndaluan për 24 orë pasi u morën në pyetje nga prokuror&...
"Tomorow Bio" GJERMANI- Ambientet e “Tomorow Bio” duken krejtësisht të zakonshme nga jashtë, por nëse hidhni një ...
Foto ilustruese EVROPË- Vdekjet nga nxehtësia në Evropë mund të trefishohen deri në fund të shekullit, me numr...
Partnerët e koalicionit - Kancelari Scholz (djathtas)- ministri i Ekonmisë, Rrbert Habeck, më tej ai i Financave, Christian LindnerF GJERMAN...
Foto ilustruese EUROPA- Një shaka cinike qarkullon prej vitesh në disa vende të Ballkanit: Si mund ta reklamoni Gjermaninë dhe Aus...