Pentagoni ekspozon Trumpin: Lufta me Iranin kushton mbi 33 miliardë dollarë dhe ka shkaktuar mungesa të mëdha në municione
Në kontrast të plotë me sigurimet e përsëritura të Donald Trump se SHBA-të nuk përballen me mungesë municionesh, nj...
Në kontrast të plotë me sigurimet e përsëritura të Donald Trump se SHBA-të nuk përballen me mungesë municionesh, nj...
Qytetarët në protestë kanë ‘zënë mat’ kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i cili ishte n&...
Arabia Saudite ka anuluar disa dërgesa të naftës së papërpunuar për klientët evropianë, të planifikuara për fu...
Vetëm një javë më parë, në kuadër të “Pranisë Besnike”, kryeministri Edi Rama u përcolli deputet&e...
Pesë interpelanca me ministra të qeverisë, disa projektligje dhe ndryshime në përbërjen e komisioneve parlamentare pritet të ...
‘Përmes kompanive të kontrolluara nga Roni Efeti, ushtria shqiptare sot furnizohet me pajisje, teknologji dhe lëndë të parë ...
Pas shtrenjtimit të naftës në tregun me shumicë dhe pakicë, Partia Demokratike kërkon nga qeveria që të lehtësoj&...
Tom Holland ka shënuar një tjetër sukses të madh në karrierën e tij, duke u ngjitur në krye të listës s...
Gjykata Supreme Federale e Brazilit ka miratuar unanimisht kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Ervin Matës. Vendimi ësh...
Një grup turistësht raportohet se janë helmuar gjatë qëndrimit në ambientet e 'Premium Beach Hotel' në Golem. Ngjarja ka nd...
Gjermania duhet urgjentisht të forcojë aftësitë e saj për të frenuar si sulmet konvencionale, ashtu edhe ato hibride, tha gjenerali i NATO-s, Ingo Gerhartz, në mes të shqetësimeve në rritje lidhur me agresionin rus dhe kërcënimet e tjera të nivelit më të ulët në mbarë Evropën.
Në nisje të një konference dyditore në Berlin më 18 nëntor, që ka në qendër forcimin e mbrojtjes të Evropës, Gerhartu tha se “sfida jonë kryesore është frenimi, dhe frenimi sot duhet të jetë kundër të gjitha llojeve të shtypjes”.
Ai theksoi se, për t’iu kundërvënë një numri në rritje sulmesh hibride, Gjermania ka nevojë për reforma të shpejta në prokurimin ushtarak, zbatim të shpejtë të ligjit të ri për shërbimin ushtarak dhe forcimin e gatishmërisë mbrojtëse në mbarë shoqërinë.
“Për të transformuar investimet në frenim, institucionet duhet të ndryshojnë, proceset duhet të përshtaten, dhe më e rëndësishmja, e gjithë shoqëria jonë duhet të angazhohet”, tha ai.
Gerhartz shprehu keqardhjen për debatin që ka zgjatur muaj me radhë mbi atë nëse dhe si të futet shërbimi ushtarak në Gjermani, i cili në aspektin politik u zgjidh vetëm javën e kaluar.
Ai tha se Rusia gjithashtu e kupton se procesi gjerman i prokurimit nganjëherë zgjat me vite të tëra dhe se industria ka vështirësi që të rrisë prodhimin e armëve.
“Kjo tregon se Gjermania si tërësi ende nuk e ka arritur pjekurinë strategjike që kërkon kjo kohë”, argumentoi Gerhartz, i cili komandon selinë operacionale të NATO-s në Brunsum të Hoandës, të quajtur Komanda e Përbashkët e Forcave Aleate.
Duhet po ashtu të ketë një diskutim mbi mënyrën se si mund të funksionojë frenimi në të ardhmen në të ashtuquajturën “zonë gri” të sulmeve hibride, të cilat mund të mos arrijnë deri tek obligimi për të mbrojtur një aleat të NATO-s sipas Nenit 5 të NATO-s. Gerhartz u shpreh se “duhet të rishikojmë qasjen tonë ndaj frenimit”.
Politikanë, zyrtarë ushtarakë dhe ekspertë të mbrojtjes po mblidhen në kryeqytetin gjerman për konferencën, e cila do të përfshijë më shumë se 140 folës në fjalime kryesore dhe panele diskutimi.
Pjesëmarrësit synojnë të shqyrtojnë mënyrat e përgjigjes ndaj një sërë kërcënimesh që përballen NATO-ja dhe Bashkimi Evropian, duke përfshirë masa për rritjen e prodhimit të armëve dhe adoptimin e teknologjive të reja.
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, dhe ministri suedez i Mbrojtjes, Pal Jonson, gjithashtu morën pjesë në këtë konferencë dyditore.
Gjatë deklarimit të tij, Pistorius bëri thirrje që aleatët evropianë të Gjermanisë të zgjerojnë shpejt gatishmërinë mbrojtëse në kontinent.
Ai gjithashtu iu referua kërcënimit në rritje nga Rusia. Pistorius nënshkroi një marrëveshje me Jonson për rritjen e bashkëpunimit ushtarak me këtë shtet anëtar të NATO-s.
Pistorius vuri në pah se Moska tashmë po kryen sulme hibride në shkallë të gjerë, duke përdorur sulme kibernetike, spiunazh, sabotim dhe dezinformim.
Ai shtoi se Deti Baltik, tradicionalisht i parë si lidhje mes vendeve evropiane, po kthehet gjithnjë e më shumë në një zonë tensioni, duke shërbyer si poligon testimi i presidentit rus, Vladimir Putin, për kapacitetin e Evropës për të frenuar dhe për t’iu përgjigjur. Ai përmendi kabllot nënujore të dëmtuara, shkeljet e hapësirës ajrore dhe fluturimet me dronë. /Rel/
Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së, e kontrolluar nga republikanët, votoi të martën (18 nëntor) për të detyruar publik...
“Urtë urtë derrkuce”. Kjo është fyerja seksiste që Donald Trump i bëri një g...
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, u zotuan se do të ndihmojnë Evropën që të zë hapin n&e...
Një burrë është deklaruar fajtor për shitjen e një substance në internet për të ndihmuar të tjerët n&eu...
Polonia dyshon se shërbimet e inteligjencës ruse qëndrojnë pas shpërthimit në një linjë të madhe hekurudhore polake...
Babai i familjes katër anëtarëshe të turistëve që u helmuan gjatë qëndrimit në Stamboll vdiq gjithashtu ndërsa...
Washington D.C. — Presidenti amerikan Donald Trump priti sot Princi e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman (MBS), në Sht&...
Hajdutët vodhën një bankomat, e lidhën me litar pas makinës dhe ikën duke e zvarritur nëpër rrugët e qendrës s...
Një 22-vjeçar milanez u plagos rëndë pas një sulmi në orët e para të 12 tetorit në zonën e ngjeshu...
Një fenomen tronditës u regjistrua të shtunën (15/11) në qytetin General Villegas, Buenos Aires, Argjentinë, kur një &ldquo...