Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
SHBA- Gjenerali amerikan në pension Frank McKenzie thotë se pengjet e vërteta në Gazë nuk janë vetëm pengjet izraelite, por edhe popullsia e Gazës, të cilën Hamasi, sipas tij, nuk ka interes ta largojë nga vija e zjarrit. Gjenerali McKenzie, gjatë një interviste me korrespondenten e Zërit të Amerikës, Carla Babb gjithashtu thotë se Izraeli duhet të hartojë një plan të pas luftës që nuk krijon hapësirë për vazhdimin e luftimeve brenda Gazës. Ndërkaq, Uashingtoni ka njoftuar ndarjen e një ndihme shtesë humanitare për civilët palestinezë në Gazë dhe rajonin përreth. Kjo ndihmë u njoftua disa orë përpara se Hamasi të kthente përgjigjen për një rezolutë të OKB-së për armëpushimin.
Ndërsa Shtetet e Bashkuara shpërndajnë ndihma të reja për Gazën Sekretari i Shtetit Antony Blinken njoftoi për një ndihmë të re humanitare prej 400 milionë dollarësh për palestinezët.
“Të punojmë së bashku për të mundësuar hyrjen e më shumë ndihmave në Gazë dhe të mundësojmë që ato të arrijnë tek njerëzit që kanë më shumë nevojë”, tha Sekretari Blinken.
Hamasi thotë se kërkon ndryshime në planin armëpushimit të mbështetur nga Uashingtoni, i cili, ndër të tjera, parashikon shkëmbimin e pengjeve izraelite me të burgosur palestinezë.
“Po punojmë për t'i kthyer të gjithë në shtëpi”, iu tha Sekretari Blinken familjeve të pengjeve që ende mbahen nga Hamasi ndërsa i takoi në Tel Aviv.
“Ata u gëzuan nga shpëtimi i katër pengjeve para pak ditësh, por vazhdojnë ta ndiejnë thellë ndarjen nga më të dashurit e tyre”, thotë zoti Blinken.
Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut tha të martën se të dy palët mund të kenë kryer krime lufte gjatë operacionit që liroi katër pengjet izraelite. Hamasi, që nuk bën dallim kur njofton për viktima mes civilëve dhe luftëtarëve, thotë se më shumë se 200 palestinezë u vranë gjatë operacionit. Hamasi i mbajti pengjet në dy ndërtesa banimi. Operacioni kërkonte mbështetje nga sulmet ajrore izraelite. Gjenerali në pension Frank McKenzie, ish-kreu i Komandës Qendrore amerikane dhe autori i librit të ri “Pika e Shkrirjes” i tha Zërit të Amerikës se përdorimi i mburojave njerëzore nga Hamasi ka vështirësuar operacionet izraelite.
“Mendoj se izraelitët kanë qenë më pak të suksesshëm për të kapur udhëheqësit kryesor të Hamasit, sepse ata kanë zgjedhur të fshihen, ndërsa luftëtarët e tyre luftojnë. Jam i sigurt se janë të fshehur thellë nën tokë, të mbrojtur nga pengjet izraelite. Pengjet e vërteta në Gazë nuk janë vetëm pengjet izraelite, por vetë popullsia e Gazës, të cilën Hamasi nuk ka interes ta largojë nga vija e zjarrit”, thotë gjenerali në pension Mckenzie.
“A mund ta fitojë Izraeli këtë betejë kundër Hamasit?”
“Kjo është e mundur nëse gjejnë një zgjidhje për atë që vjen pas fitores dhe që nuk çon në luftime të reja në Gazë. Hamasi nuk duhet të jetë pjesë e këtij ekuacioni. Unë përkrah qëndrimin izraelit që Hamasi duhet të eliminohet. Por mendoj se është shumë e vështirë për të hequr qafe tërësisht Hamasin, pasi ai është një lëvizje revolucionare. Edhe nëse vret 99 luftëtarë të Hamasit, luftëtari i 100-të do të ngrejë dorën e përgjakur dhe do të shpallë revolucionin”, thotë Gjenerali në pension McKenzie.
Ai parashikon krijimin e një force të udhëhequr nga vendet fqinje arabe për të ndihmuar në ruajtjen e paqes në Gazë, pasi të mbarojnë luftimet. Një fitore e vërtetë për izraelitët dhe palestinezët, sipas tij, kërkon investime të mëdha që do t’i mundësonte Gazës të rindërtohej./ VOA
Foto ilustruese ITALIA- Në takimin e grupit të shtatë vendeve më të industrializuara të botës këtë jav&eu...
Foto ilustruese SHBA- Luftërat në Lindjen e Mesme dhe në Evropë, si dhe rivaliteti i Shteteve të Bashkuara me Kinën, mbeten &...
Ivelin Mihailov (majtas) dhe Nikolay Markov, e udhëheqin partinë e ekstremit të djathtë Madhështia, e cila i fitoi 5 për qind n&...
Foto ilustruese EKUADOR- Një tabelë në hyrje të derës shkruante "Me qira" dhe dritat e shtëpisë ishin fikur. Por ek...
Votim SHBA- Një në 10 votues me të drejtë vote nuk ka akses të lehtë në dokumente për të vërtetuar s...
Trump SHBA- Donald Trump shënoi një fitore të vogël në çështjen e tij federale të dokumenteve të klasif...
SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden, përqafoi të birin, Hunter Biden, pasi u shpall fajtorë për tre akuza dhe më pas e la në do...
Presidenti francez Emmanuel Macron PARIS- Presidenti francez Emmanuel Macron u kërkoi sot partive rivale në të dyja anët e qendrës...
foto ilustruese RUSI- Rusia njoftoi pjesëmarrjen e ushtarëve dhe marinarëve nga sektori ushtarak verior i Leningradit, i cili kufizohet me N...
Akropoli GREQIA- Greqia mbylli zonën e lashtë turistike të Akropolit, pezulloi shkollat dhe vendosi mjekë në të gjithë...