Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

GJERMANI- Lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik dhe dy bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, do ta kenë të ndaluar hyrjen në Gjermani dhe Austri, për shkak se kanë nxitur një krizë kushtetuese në Bosnje e Hercegovinë, thanë ministret e këtyre dy vendeve në një komunikatë të enjten.
Ministrja e Jashtme e Austrisë, Beate Meinl Reisinger, dhe ministrja gjermane e shtetit për Evropën dhe Klimën, Anna Luhrmann, i bënën këto komente pas një takimi të enjten në Sarajevë me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Borjana Krishto.
Në mars, Gjykata e Bosnje e Hercegovinës lëshoi fletarrestime kombëtare për tre liderët e entitetit serb të Bosnjës, Republika Sërpska: presidentin Millorad Dodik, kryeministrin Radovan Vishkoviq dhe kryetarin e Asamblesë Kombëtare Nenad Stevandiq.
Ata akuzohen se kanë shkelur rendin kushtetues të Bosnje e Hercegovinës me veprimet e tyre. Që të tre i kanë shpërfillur thirrjet e autoriteteve për t’u paraqitur për marrje në pyetje. Beate Meinl Reisinger dhe Anna Luhrmann thanë se sulmet ndaj integritetit kushtetues të Bosnje e Hercegovinës nga politikanët kryesorë të Republikës Sërpska, “të cilët me vetëdije dobësojnë shtetin, janë të papranueshme dhe përbëjnë kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e Bosnjës dhe të gjithë rajonit”.
"Prandaj, Austria dhe Gjermania, në koordinim të ngushtë me partnerët e tjerë, janë duke kundërshtuar me vendosmëri politikanët përgjegjës nga entiteti i Republikës Sërpska. Për këtë qëllim, po iniciohen masa që do të parandalojnë hyrjen e tre politikanëve përgjegjës nga Republika Sërpska në Austri dhe Gjermani në të ardhmen”, thuhet në komunikatën e tyre.
Dodik është nën sanksione të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar, por Bashkimi Evropian deri më tani nuk ka qenë në gjendje të gjejë gjuhë të përbashkët për sanksione kundër tij, për shkak të kundërshtimit nga anëtarja e saj, Hungaria. Qeveritë perëndimore besojnë se veprimet e Dodikut kanë për qëllim ndarjen e Republikës Sërpska nga Bosnja.
Dodik u dënua në shkurt me një vit burg dhe iu ndalua ushtrimi i detyrës për gjashtë vjet për shkak të shpërfilljes së vendimeve të përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar. Si përgjigje, Asambleja Parlamentare e Republikës Sërpska miratoi ligje të cilat ndalojnë punën e Gjykatës, Prokurorisë, Agjencisë Shtetërore të Hetimeve (SIPA) si dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor e Prokurorial të Bosnjës në territorin e këtij entiteti.
Dodik i dekretoi ato ligje më 5 mars. Republika Sërpska e kaloi në mars një draft të kushtetutës së re, e cila do ta përcaktonte këtë entitet si një shtet të popullit serb, do t’i jepte të drejtën për vetëvendosje dhe do ta themelonte ushtrinë e saj.
Të gjithë këto bien drejtpërdrejt në kundërshtim me Kushtetutën e Bosnjës dhe me Marrëveshjen e Dejtonit për Paqe, e cila e përcaktoi Republikën Sërpska si njërin nga dy entitetet e Bosnjës. Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës i shpalli jokushtetuese këto ligje.
Këto veprime të Republikës Sërpska janë dënuar pothuajse në mbarë botën, nga sekretari amerikan i shtetit Marko Rubio, te shefi i NATO-s Mark Rutte dhe disa ambasada të huaja në Bosnje e Hercegovinë.
Sipas Kushtetutës së Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska dhe Federata Boshnjako-Kroate janë entitete e që përbëjnë Bosnjën dhe ato nuk gëzojnë kompetencat e shtetit. Prandaj, sovraniteti dhe integriteti territorial janë të rezervuara vetëm për shtetin e Bosnje e Hercegovinës dhe jo për entitetet e saj. Gjatë mandatit të tij si president i Republikës Sërpska, Dodik është përballur me kritika për prirje autoritare, minimin e institucioneve demokratike dhe krijimin e një kulture të patronazhit politik./ REL
SHBA- Sipas një studimi nga Shkolla e Shëndetit Publik të Universitetit Brown në SHBA amerikanët kanë norma m&eum...
SHBA- Themeluesi i OnlyFans, Tim Stockley, ka bërë një ofertë të minutës së fundit për të blerë Ti...
KOSOVË- Në vitin 2021, Kosova kishte eksportuar 131 milionë euro mallra në SHBA. Shumica prej tyre ishin dyshekë, jorganë e jast...
SHBA- Administrata amerikane e Presidentit Donald Trump po shqyrton mundësinë e një marrëveshjeje me disa vende për të pranuar e...
vjosa osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të enjten se i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës ta pezulloj...
HUNGARI- Autoriteti Palestinez i ka bërë thirrje Hungarisë që të arrestojë kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu,...
AMSTERDAM- Një makinë shpërtheu në flakë pas një shpërthimi në sheshin qëndror Dam të Amsterdamit. Si&c...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar tarifat e reja që do të kenë një ndikim të rëndësishëm global. Nd&e...
SPANJË- Spanja po planifikon të shpenzojë 15.6 miliardë euro në përgjigje të tarifave të vendosura nga Shtetet e Bashk...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump në një postim në Truth Social ka bërë një krahasim të SHBA-së si pacient ...