“Çfarë do të bëni, mundje, grushte…”/ Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të enjten se i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës ta pezullojë tarifën doganore prej 10 për qind për mallrat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, vendosi tarifë të ngjashme ndaj importeve nga Kosova. Osmani tha se pezullimi i tarifës ndaj mallrave amerikane do të ishte “hap i rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve ekonomike me aleatin tonë më të ngushtë”.
Sipas saj, kjo do të dërgonte edhe “një mesazh të qartë: Kosova është e gatshme për marrëdhënie më të fuqishme me Shtetet e Bashkuara, me një vizion të qartë që do t’i bënte dy vendet tona më të fuqishme, sigurta dhe begatshme”. Të mërkurën në mbrëmje, Trump vendosi tarifë bazë prej 10 për qind për importet nga të gjitha vendet e botës, përfshirë Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Vendimi i Trumpit nxiti reagime gjithandej dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, i bënë thirrje Kosovës më herët ta tërheqë tarifën prej 10 për qind ndaj importeve nga SHBA-ja. Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, tha për Radion Evropa e Lirë se vendosja e tarifës nga SHBA-ja do të ketë ndikim në aftësinë e eksportuesve kosovarë dhe do ta ulë përparësinë konkurruese të produkteve të Kosovës në tregun amerikan.
Ndërsa, Rafuna paralajmëroi mundësinë e shtrenjtimit të produkteve kosovare që eksportohen në SHBA dhe, si pasojë, rënien e kërkesave për to. Zyra e kryeministrit të Kosovës dhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nuk i janë përgjigjur Radios Evropa e Lirë nëse po shqyrtojnë mundësinë për tërheqjen e tarifës ndaj mallrave amerikane.
Ndërkaq, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë ka pritur me shqetësim vendimin e presidentit amerikan për vendosjen e tarifës bazë prej 10 për qind.
“Ky vendim pritet ta godasë edhe më shumë eksportin, i cili nga Kosova drejt SHBA-së ka pasur ulje përgjatë muajve të fundit”, u tha në njoftimin për media të kësaj dhome.
Organizatat ekonomike në Kosovë thonë se nga viti 2019 ka nisur rritja e eksporteve të përgjithshme të Kosovës në SHBA. Këtë e tregojnë edhe të dhënat e Doganës së Kosovës, sipas të cilave, vlera e tyre në vitin 2019 ishte 3 milionë euro, ndërsa tre vjet më vonë arriti në mbi 131 milionë.
Produktet që i eksporton Kosova në SHBA, përfshijnë: ushqime, lëngje, tekstil, dyshekë, por dhe prodhime nga druri dhe plastika. Përveç tarifës bazë, presidenti amerikan ka vendosur po ashtu tarifa më të larta për dhjetëra vende që kanë suficit tregtar me SHBA-në, duke rritur rrezikun për një luftë tregtare dhe rritje të inflacionit./REL
HUNGARI- Autoriteti Palestinez i ka bërë thirrje Hungarisë që të arrestojë kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu,...
AMSTERDAM- Një makinë shpërtheu në flakë pas një shpërthimi në sheshin qëndror Dam të Amsterdamit. Si&c...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar tarifat e reja që do të kenë një ndikim të rëndësishëm global. Nd&e...
SPANJË- Spanja po planifikon të shpenzojë 15.6 miliardë euro në përgjigje të tarifave të vendosura nga Shtetet e Bashk...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump në një postim në Truth Social ka bërë një krahasim të SHBA-së si pacient ...
rubio SHBA- Sekretari i Shtetit Marco Rubio tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të qëndrojnë në NATO, ndërsa thek...
foto ilustruese KOSOVË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur tarifa të reja për disa nga partnerët e saj tregta...
TIRANA- Paketa e re e politikave tregtarë të shpallura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të ndikojnë te shkëmbimet...
SHBA- Pak vetë e kishin parashikuar se do të shkonte kaq larg. Në një kthesë tronditëse të politikës ekonomike amerika...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi planet për tarifa gjithëpërfshirëse reciproke të mërkurën, duke thën&e...