BOTA

Gjiganti rus i gazit, Gazprom del nga pronësia e Industrisë së Naftës së Serbisë

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Shtator 2025, 09:27
Gjiganti rus i gazit, Gazprom del nga pronësia e Industrisë së

Gjiganti rus i gazit, Gazprom, ka dalë praktikisht nga pronësia e Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), pasi aksionet e tij janë marrë nga kompania ruse, Intelligence, tregojnë të dhënat e publikuara në ueb-faqen e Bursës së Beogradit. Gazprom, i cili nuk është përfshirë nga sanksionet amerikane që kërcënojnë NIS-in, për shkak se një pjesë të madhe të tij zotëron Gazprom Neft, i cili është nën sanksione, ka transferuar rreth 11.3% të aksioneve të NIS-it tek Intelligence.

Tani për tani, nuk dihet nëse kompania Intelligence është nën sanksione. NIS-i është në rrezik të vihet nën sanksionet e SHBA-së, të cilat janë shtyrë gjashtë herë gjatë këtij viti, për shkak të lidhjes me Gazprom Neft-in, i cili është nën sanksionet e Perëndimit, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës. Pas vendosjes së sanksioneve, Gazprom Neft ka transferuar rreth 5% të aksioneve të tij te kompania mëmë, Gazprom, duke bërë që pjesëmarrja e tij në NIS të bjerë nën 50%.

Nga ana tjetër, Gazprom ka pasur rreth 11% të aksioneve. Sipas dokumenteve të publikuara në Bursën e Beogradit, shoqëria aksionare Intelligence nga Shën Petersburgu ka kaluar pragun e një pjesëmarrjeje të konsiderueshme prej 10%, duke blerë pak më shumë se 11.3% të aksioneve të NIS-it. Sot, pjesëmarrja e Gazprom Neft-it në NIS është rreth 44.9%, shteti i Serbisë ka 29.9%, ndërsa pjesa tjetër u përket aksionarëve më të vegjël. Gazprom Neft është në pronësi të gjigantit rus të naftës, Gazprom, i cili kontrollon rreth 95% të aksioneve të degës së tij të specializuar në naftë dhe derivatet e saj.

Lajmi për ndryshimin e strukturës së pronësisë në NIS u publikua për herë të parë të dielën nga revista serbe, Nedelnik. Më 19 shtator, NIS-i njoftoi se ka dorëzuar një kërkesë të re pranë Departamentit të Thesarit të SHBA-së për shtyrjen e zbatimit të sanksioneve ndaj kompanisë. Sanksionet ndaj NIS-it u vendosën më 10 janar, për shkak të lidhjes së kompanisë me Gazprom Neft-in, që krijonte një “rrezik sekondar”, por zbatimi i tyre u shty gjashtë herë, pas kërkesave të NIS-it. Për herë të fundit, ato u shtynë deri më 26 shtator. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të premten se nuk është i sigurt se a është e mundshme që sanksionet ndaj NIS-it të shtyhen përsëri.

“Kam frikë se kjo nuk do të ndodhë më dhe kam frikë se do të jemi në një situatë jashtëzakonisht të vështirë. Do të bëj çmos gjatë bisedimeve me Marco Rubion [sekretarin amerikan të Shtetit]”, tha Vuçiq, i cili këtë javë do të qëndrojë në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku, sipas njoftimit të tij, pritet të takohet me Rubion. Në janar, Vuçiç tha se kërkohet “dalja e plotë e Rusisë nga pronësia e NIS-it”, gjë që do të kërkonte transformim të pronësisë. Drejtori i ndërmarrjes Srbijagas, Dushan Bajatoviç, tha në fillim të gushtit se Serbia do ta blinte kompaninë, por se pala ruse thotë se NIS-i nuk është në shitje./REL

Artikuj te sugjeruar

BOTA 22 Shtator08:33

Dy mocione ndaj Komisionit Evropian

Komisioni Evropian i Ursula von der Leyen do të përballet me një tjetër votë mosbesimi në Parlamentin Evropian në fillim t&eu...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë