Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
HAGË- Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë e klasifikon politikën e Izraelit në territoret palestineze si të paligjshme dhe bën thirrje për t'i dhënë fund asaj. Gjykimi s'ka fuqi ligjërore detyruese, por autoritet moral.
"Prania e vazhdueshme eIzraelit në territoret e pushtuara palestineze është e paligjshme," - ky është gjykimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) në Hagë. Kësaj gjendjeje duhet t'i jepet fund sa më shpejt të jetë e mundur, theksoi GJND në raportin e saj. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e kishte ngarkuar Gjykatën për të vlerësuar situatën në dhjetor të vitit 2022 - domethënë para ngjarjeve të 7 tetorit 2023 dhe luftës mes Izraelit dhe Hamasit.
Sipas të dhënave izraelite gjatë sulmit terrorist të 7 tetorit 2023 militantët islamikë Hamas vranë rreth 1200 vetë dhe rrëmbyen e morën si pengje në Rripin e Gazës më shumë se 250 vetë. Sipas informacioneve të paverifikueshme nga Enti Shëndetësor i Hamasit lufta e mëvonshme e Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës u ka kushtuar deri tani jetën më shumë se 38,000 vetëve.
Gjykim për politikën izraelite që nga viti 1967
Sikurse shpjegoi kryetari i trupit gjykues Nawaf Salam gjatë leximit të vlerësimit të gjykatës, që zgjati pak më shumë se një orë, këto ngjarje nuk kanë luajtur asnjë rol në vlerësimin e GJND-së për situatën ligjore.
Përkundrazi vlerësimi lidhej me praktikën e politikës izraelite në territoret e pushtuara palestineze, e cila vazhdon që nga Lufta Gjashtëditore e vitit 1967. Rezoluta mbi të cilën bazohet raporti i GJND-së përmend shprehimisht Jerusalemin Lindor, Bregun Perëndimor si dhe Rripin e Gazës dhe kushtet e jetesës atje.
GJND-ja deklaroi gjithashtu se Izraeli duhet të ndalojë menjëherë të gjitha aktivitetet që lidhen me vendbanimet e kolonëve hebrej dhe t'i evakuojë të gjithë kolonët nga ato zona. Sipas agjencisë gjermane të shtypit numri i kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor është 700,000.
Në vitin 2016 në Rezolutën 2334 Këshilli i Sigurimit i OKB-së i quajti këto vendbanime si "shkelje flagrante” të së drejtës ndërkombëtare dhe i bëri thirrje Izraelit që të ndalojë menjëherë të gjitha aktivitetet që lidhen me to.
Edhe pse vlerësimi i GJND-së nuk ka fuqi ligjërore detyruese, Stefan Talmon, profesor i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Bonit, e konsideron atë si "monumental" sepse GJND-ja ka vërtetuar plotësisht se të gjitha masat dhe veprimet e Izraelit në territoret e pushtuara palestineze të shqyrtuara nga gjykata janë të paligjshme.
Pas publikimit të raportit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e hodhi poshtë vlerësimin dhe sinjalizoi se vendi i tij nuk do t'i përmbahet atij. Netanyahu shkroi në platformën online X "raport absurd nga Haga”. Zyra e presidentit të Autoritetit Palestinez Mahmoud Abas tha se ky ishte një vendim "historik" që Izraeli është "i detyruar" ta zbatojë, njofton agjencia e lajmeve AFP.
Sipas GJND-së tani Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mund të vendosë se çfarë do të bëjë me gjykimin e saj. Gjithësesi GJND-ja mendon se gjykimi i saj do të ketë "peshë të madhe ligjore dhe autoritet moral" dhe mund të rrisë presionin politik mbi Izraelin edhe lidhur me luftën në Gazë.
Gjykimi në fjalë nuk duhet të ngatërrohet me padinë e Afrikës së Jugut kundër Izraelit për shkeljen e Konventës së Gjenocidit, e cila është gjithashtu në pritje për t'u gjykuar në GJND. Izraeli i hedh poshtë akuzat./DW
Foto ilustruese TIRANË- Departamenti i burimeve njerëzore në kompaninë OpenAI është përballur me kriza të nj&...
Biden SHBA- Megjithë një javë aktivitetesh elektorale, intervistash dhe këmbënguljeje se ai është kandidati më i mi...
Fotot KOSOVË- Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, tani anëtar i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka ng...
Ostia, plazh jo shumë larg Romës ITALI- Deti Mesdhe mund të ngjallë imazhe të pushimeve luksoze në plazh, ushqimeve të s...
Foto ilustruese POLONI- Polonia po i bën thirrje Bashkimit Evropian që të ndërmarrë një fushatë në Shtetet e Bashku...
Trump SHBA- Ish-presidenti, Donald Trump dhe kandidati i tij, JD Vance, do të mbajnë një tubim të përbashkët në Gra...
Osmani dhe Benediktsson ANGLI-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Islandës, Bjarni Benediktsson. O...
Foto ilustruese GREQI- Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur të shtunën, n...
Foto ilustruese SHBA- Ndërsa zyrtarë të lartë demokratë po ushtrojnë trysni që presidenti Joe Biden të tërhiqe...
Foto ilustruese AZERBAJXHAN- Vendeve dhe kompanive prodhuese të lëndëve djegëse fosile u kërkohet të paguajnë në nj...