Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

EUROPA- Në një vendim historik, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut tha se ligji i Rusisë për “agjentët e huaj” shkel Konventën evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke shuar se ligji është “arbitrar” dhe “përdoret gjerësisht dhe në mënyrë të paparashikueshme”. Rasti u dërgua në gjykatë nga 107 paditës, përfshirë organizata të mëdha mediale, sikurse Shërbimi rus i Radios Evropa e Lirë (Radio Svoboda), dhe organizata për të drejtat e njeriut, si Memorial. Në vendimin e gjykatës më 22 tetor u tha se ligji për “agjentët e huaj” vendos “kufizime të ashpra” ndaj aktiviteteve të paditësve dhe gjeti se cilësimi i tyre si “agjentë të huaj” përbën “frikësim”.
“Gjykata gjeti se legjislacioni që aplikohet aktualisht është stigmatizues, mashtrues dhe përdoret gjerësisht dhe në mënyrë të paparashikueshme. Kjo bëri që gjykata të vjen në përfundim se qëllimi i ligjit është të ndëshkojë dhe frikësojë, e jo të adresojë ndonjë pretendim për nevojën për transparencë apo shqetësime legjitime lidhur me sigurinë kombëtare”, u tha në vendim.
Ligji rus, që u prezantua më 2012 dhe u zgjerua më 2022, u kërkon organizatave që pranojnë fonde nga jashtë që të regjistrohen si “agjentë të huaj”, duke i nënshtruar ato ndaj kërkesave të ashpra të raportimit, auditimit dhe kërkesave të tjera. Paditësit kanë argumentuar se ligji është pjesë e një fushate sistematike për të shtypur kritikën ndaj Qeverisë dhe për të kufizuar punën e mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe mediave të pavarura.
Gjykata tha se në opinionin publik në Rusi, termi “agjentë të huaj” asocion me “tradhtarë” dhe “spiunë”, duke stigmatizuar organizatat dhe individët që cilësohen si të tillë. Gjykata po ashtu gjeti se publikimi i të dhënave personale të paditësve dhe kërkesat për raportimin e detajuar të financave të tyre përbën shkelje të të drejtës së tyre për privatësi.
Sipas ligjit, Shërbimi Rus i Radios Evropa e Lirë është dënuar me mbi 16 milionë euro për shkak të dështimit që të respektojë ligjin. Ky shërbim është një ndër subjektet më të gjobitura në mesin e grupit që dorëzuan padinë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Autoritetet ruse intensifikuan zbatimin e këtij ligji, duke konfiskuar llogaritë bankare të REL-it dhe duke bllokuar ueb-faqen pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 2022. Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut e ka urdhëruar Rusinë që t’i paguajë Shërbimit Rus të REL-it 60.000 mijë euro kompensim për kostot dhe 950.000 euro për dëmet.
Gjykata po ashtu kritikoi shpërbërjen e organizatave të njohura sikurse Memorial dhe Lëvizja për të Drejtat e Njeriut, nën pretekstin se kanë shkelur rregullat për “agjentët e huaj”. Ligjet ruse kanë kufizuar jo vetëm aktivitetet e tyre publike, por edhe pjesëmarrjen e tyre në procesin zgjedhor dhe qasjen në mbështetjen shtetërore.
Pavarësisht se është përjashtuar nga Këshilli i Evropës më 2022 pasi nisjes së luftës kundër Ukrainës, Rusia ende obligohet që të respektojë vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për rastet që datojnë para se ajo të përjashtohej nga Këshilli.
Megjithatë pasi u përjashtua, Moska ka miratuar ligje që pamundësojnë zbatimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane, duke ndërlikuar edhe më shumë ndikimin e këtij vendimi. Radio Evropa e Lirë është zotuar se do të vazhdojë punën e saj, pavarësisht represionit rus. REL-i është detyruar ta mbyllë byronë në Moskë më 2022 dhe shumë nga gazetarët e tij janë shpallur “agjentë të huaj”.
Më 2023, një gjykatë në Moskë shpalli falimentimin e Shërbimit Rus të REL-it, megjithatë kjo media vazhdon të ofrojë lajme nga jashtë shtetit për miliona qytetarë rusë dhe mban pavarësinë editoriale, teksa financohet nga Kongresi amerikan./ REL
Foto ilustruese KOSOVË- Eurodeputeti estonez nga Partia Popullore Evropiane (PPE), Riho Terras, pritet të emërohet raportues për Kosov&...
Foto ilustruese ITALI- Ndonëse me shumë kundërshtime dhe reagime kryeministrja italiane, Giorgia Meloni po përpiqet me &ccedi...
PALESTINË- Një vogëlushe palestineze dhe gjesti i saj kanë prekur zemrat e ndjekësve në mbarë botën. Një video e ...
Foto ilustruese KUBË- Gjashtë persona kanë vdekur pasi cikloni "Oscar" shkoi drejt Kubës. Mijëra banorë, kryesisht n&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Djali i Donald Trump shkon në Beograd, dhëndri i tij bën biznese në Serbi dhe Shqipëri - ndërsa ...
shirel golan IZRAEL- Më shumë se një vit pasi Hamasi dhe grupet e tjera të armatosura nisën sulmin e tyre ndaj Izraelit, Shirel Go...
Foto ilustruese SHBA- Autoritetet në Uashington njoftuan dje, të hënën se pesë persona humbën jetën nga të shtë...
Foto ilustruese KORE- Koreja e Veriut nuk ka dërguar ushtarë në Rusi për të ndihmuar Moskën në luftën kundër U...
Foto ilustruese SHBA- Një studim i ri i publikuar të hënën ka raportuar se vdekshmëria foshnjore u rrit ndjeshë...
Perplasja ANGLI- Një burrë vdiq dhe 15 të tjerë u dërguan në spital pasi dy trena u përplasën në&nbs...