BOTA

Gjykata Penale liron nga akuzat organizatorët e dhunës në Kuvendin maqedonas

n.f Përditësimi i fundit 23 Janar 2025, 17:23
Gjykata Penale liron nga akuzat organizatorët e dhunës në
Foto ilustruese

SHKUP- Gjykata Themelore Penale e Shkupit vendosi më 23 janar të lirojë nga ndjekja penale ish-kryetarin e Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish-ministrat Spiro Ristovski dhe Mile Janakievski, si dhe ish-drejtorin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Vladimir Atanasovski, të cilët ishin akuzuar si “organizatorë të ngjarjeve të dhunshme” në Kuvendin maqedonas më 27 prill 2017.

Vendimi i gjykatës u bazua në mendimin e Prokurorisë Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, që sugjeronte zbatimin e Ligjit për amnisti të vitit 2018. Të akuzuarit u përballën me akuzën :“Kanosje terroriste e rendit kushtetues dhe sigurisë”.

Gjykatësi Ilija Trpkov shpjegoi se ai personalisht, dhe Këshilli ende qëndrojnë në mendimin se qëllimi i ligjvënësve nuk ka qenë që të amnistojë organizatorët.

“Por, në dispozitat e Ligjit për amnistinë, ekziston një lidhje sipas së cilës Prokuroria Publike dhe ajo e Apelit, konsiderojnë se këta të pandehur nuk janë persona që kanë vepruar në kundërshtim me autoritetin e tyre zyrtar gjatë kryerjes së veprës penale të kërcënimit terrorist të rendit kushtetues”, tha gjykatësi Ilija Trpkov, duke nënvizuar se vendimi për amnisti, ka të ngjarë të ngjallë edhe emocione.

Ky ishte procesi i dytë gjyqësor ndaj "organizatorëve të ngjarjeve të 27 prillit". Në gjykimin e parë, që përfundoi në korrik të vitit 2021, Veljanovski u dënua me gjashtë vjet e gjysmë burgim. Ish-ministrat Janakievski dhe Ristovski morën dënime prej gjashtë vjet e tre muaj, ndërsa ish-drejtori i DSK-së, Vladimir Atanasovski, u dënua me gjashtë vjet burg.

Por, në prill të vitit të kaluar, Gjykata e Apelit e rrëzoi aktgjykimin e shkallës së parë. Ndër arsyet për anulimin e këtij vendimi ishte se gjykata e shkallës së parë kishte injoruar ankesat e të akuzuarve kur kërkuan amnisti, sipas Ligjit për amnisti, për ngjarjet e dhunshme në Kuvend. E njëjta lëndë, më vonë u kthye në rigjykim. Ndërkaq, me vendimin e fundit, gjykata ndërprenë të gjitha procedurat gjyqësore ndaj katër të akuzuarve.

Me të njëjtin ligj, në një procedurë tjetër, u liruan edhe disa ish-deputetët Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Krsto Mukoski, Ljupcho Dimovski, Johan Tarçulovski, si dhe udhëheqësit e protestave "Për Maqedoninë e përbashkët", Boris Damovski, Bogdan Ilieski, Vlado Jovanovski dhe Igor Durlovski.

Me 27 prill të vitit 2017 u sulmua Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Gjatë sulmit nga një grup i madh protestuesit që kundërshtonin zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të këtij institucioni, por edhe ndërrimin e pushtetit që ishte nën drejtimin e ish-kryeministrit të arratisur, Nikolla Gruevski, ishin lënduar rëndë kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, kreu i Lidhjes Socialdemokrate (LSDM), Zoran Zaev, deputetja Radmilla Sheqerinska dhe shumë persona tjerë.

Partia e kryeministrit maqedonas, Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE-ja, e cila në atë kohë kaloi në opozitë, zhvilloi disa protesta para Qeverisë dhe Kuvendit, me kërkesën për lirimin e të dënuarve për dhunën në Kuvend. Për veprën penale “Kanosje terroriste e rendit kushtetues dhe sigurisë”, u dënuan 16 persona me 211 vjet burgim./REL

gjykata penale kuvendi maqedonas

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë