Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
SHBA- Pas njoftimit të Presidentit Donald Trump për daljen e Shteteve të Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Uashingtoni pritet të ndalë fondet edhe për agjencitë e tjera të Kombeve të Bashkuara. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara, vendet e tjera të pasura nuk kanë gjasa t’i plotësojnë mungesat që pritet të krijohen nga tërheqja e fondeve amerikane.
Kombet e Bashkuara janë para kohërave të vështira pasi Shtetet e Bashkuara dolën nga disa prej agjencive të saj, përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
“Fondet amerikane përbënin 18% të buxhetit në vitin 2023. Shtetet e Bashkuara janë dhuruesi më i madh”, tha Tarik Jasareviç, zëdhënës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Të hënën, ditën e tij të parë në detyrë, Presidenti Donald Trump nënshkroi urdhra të ndryshëm ekzekutivë, përfshirë një për daljen e Amerikës nga Marrëveshja ndërkombëtare e Parisit për klimën.
“Shtetet e Bashkuara nuk do të sabotojnë industritë tona ndërsa Kina ndot pa u ndëshkuar”, tha Presidenti Trump.
Shtetet e Bashkuara janë prodhuesi më i madh në botë i lëndëve djegëse fosile që shkaktojnë ngrohjen globale.
Amerika është gjithashtu kontribuesi më i madh financiar i Kombeve të Bashkuara.
Në seancën e saj të konfirmimit në Senat, e emëruara e Presidentit Trump për ambasadore në OKB, Elise Stefanik, tha se agjencia për fëmijët UNICEF dhe Programi Botëror i Ushqimit janë agjenci efektive të OKB-së.
Megjithatë, Uashingtoni do të ndalë fondet për agjencitë e tjera të OKB-së, përfshirë UNRWA-n, agjencia që ndihmon refugjatët palestinezë.
“Taksat tona nuk duhet të jenë bashkëfajtorë në mbështetjen e subjekteve që janë në kundërshtim me interesat amerikane, janë antisemitike ose që përfshihen në mashtrime, korrupsion ose terrorizëm”, tha zonja Stefanik.
Kur Presidenti Trump uli mbështetjen financiare për shumë agjenci të OKB-së në vitin 2017, gjatë mandatit të tij të parë, vendet anëtare të Bashkimit Evropian rritën kontributet e tyre.
Megjithatë, vendet e bllokut tani janë të përqendruara në rritjen e shpenzimeve për të ndihmuar Ukrainën, pjesërisht për shkak të skepticizmit të Presidentit Trump në lidhje me ndihmat për Kievin.
“Tani që administrata e re filloi punën në Shtetet e Bashkuara është shumë e rëndësishme që evropianët, dy vendet tona Franca dhe Gjermania, të luajnë rolin e tyre për të forcuar një Evropë të bashkuar, të fuqishme dhe sovrane”, tha Presidenti i Francës Emmanuel Macron.
Kina nuk pritet të rrisë fondet për OKB-në.
“Zyrtarët kinezë gjithashtu janë realistë për faktin se vendi i tyre po përballet me vështirësi ekonomike dhe nuk kanë shumë fonde për të ndarë për të tjerët. Prandaj, nuk besoj se OKB ka alternativa në lidhje me fondet”, thotë për Zërin e Amerikës Richard Gowan nga organizata Grupi Ndërkombëtar i Krizave.
Kjo është hera e dytë që zoti Trump e nxjerr Amerikën nga Marrëveshja e Parisit e vitit 2015 mbi mjedisin e cila ka qëllim të parandalojë ngritjen e temperaturave globale.
Paraardhësi i zotit Trump, Joe Biden në vitin 2021 vendosi që në ditën e parë si President rianëtarësimin në marrëveshjen mbi mjedisin.
Analistët thonë se ky ndryshim në qëndrim mund të ndikojë tek vendet e tjera që të trajtojnë ngrohjen globale me më pak seriozitet.
“Nëse Kina apo vendet e tjera nuk e ulin sasinë e gazeve të dëmshme për mjedisin, duke marrë Amerikën si shembull, atëherë ato do të shkaktojnë dëme që do të ndikojnë në ekonominë amerikane. Dëmet janë globale”, thotë për Zërin e Amerikës Sheila Olmstead nga Universiteti Cornell.
Aktivistët për mbrojtjen e mjedisit e kanë kundërshtuar vendimin e Presidentit Trump. Sapo largimi i Uashingtonit nga Marrëveshja e Parisit të zyrtarizohet, që sipas rregullave pritet të ndodhë vitin e ardhshëm, Shtetet e Bashkura i bashkohen Iranit, Libisë dhe Jemenit si të vetmet vendet anëtare të OKB-së që nuk janë pjesë e marrëveshjes mbi mjedisin./VOA
mark rutte SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi sot se një fitore e Rusisë në Ukrainë do t&e...
UKRAINË- Volodymyr Zelenskyy shprehu besimin se vetëm liderët e SHBA-së dhe Kinës, respektivisht Donald Trump dhe ...
LONDËR- Një sulm me thikë ka ndodhur ditën e sotme në Londër ku si pasojë katër persona kanë mbetur të plago...
SHBA- Zonja e Parë e Amerikës Melania Trump, gruaja e Presidentit Donald Trump dhe nëna e djalit të tyre Barron, është nj&e...
Salome Balthus ZVICËR - Një eskortë e klasit të lartë ka treguar detaje mbi atë që ndodh pas dyerve të mbyllura n&e...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump do të udhëtojë me një Cadillac One e cila është etiketuar si “bisha&rdquo...
Donald Trump SHBA - Presidenti i SHBA Donald Trump ka deklaruar një ditë më parë se ish-presidenti Joe Biden duhet të hetohej dhe ...
ITALIA- Dy prindër të një foshnje të porsalindur në Itali, kanë përjetuar momente tensioni pasi një çift u...
Zjarri TURQI - Fatkeqësia e zjarrit në zonën turke për ski, Kartalkaya në qytetin, Bolu të martën tronditi thellësi...
Donald Trump SHBA - Peshkopi Mariann Budde drejtoi një ditë më parë shërbimin kombëtar të lutjes të ndjekur nga Pre...