U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës: Kallëzim për Presidentin!
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...

KOSOVË- Gjykata Themelore e Prishtinës njoftoi të premten se e ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë Speciale për gjykim në mungesë në rastin e sulmit në Banjskë në veri të Kosovës. Gjykimi në rastin Banjska, ku u vra një rreshter i Policisë së Kosovës, nisi të enjten për tre të akuzuarit që ishin kapur pas sulmit të vitit 2023.
Për 42 të akuzuarit e tjerë të këtij rasti, që ndodhen në arrati përfshirë Millan Radoiçiqin që e mori përgjegjësin për sulmin, prokurorët kishin kërkuar gjykim në mungesë. Gjykata tha se kërkesa e prokurorëve për gjykim në mungesë është “e pabazuar”.
"Në këtë fazë të procedurës nuk mund të procedohet me gjykimin në mungesë ndaj të pandehurve që gjenden në arrati, pasi nuk janë plotësuar kushtet e përcaktuara me Kodin e Procedurës Penale dhe Kodin Penal të Republikës së Kosovës për gjykim në mungesë”, tha Gjykata Themelore.
Gjykata Themelore në Prishtinë kishte lëshuar më herët fletarrestime ndërkombëtare me qëllim për t'i sjellë para gjykatës.
Dyzet e dy të dyshuarit akuzohen terrorizëm, vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës, ndërsa Radoiçiq akuzohet edhe për lehtësim dhe financim në kryerjen e terrorizmit, si dhe për shpëlarje parash.
Gjykata theksoi se gjykimi ndaj tyre duhet të vazhdojë pas arrestimit dhe ekstradimit të tyre në Kosovë. Ndaj këtij vendimi mund të bëhet ankesë në Gjykatën e Apelit. Në rastet e gjykimit në mungesë, që janë mundësuar në Kosovë me ndryshimet ligjore të vitit 2022, kërkohet që të shterohen të gjitha opsionet për ta siguruar prezencën e të akuzuarve.
Në rastet e tjera të këtij lloji, Kosova u ka kërkuar autoriteteve në Serbi t'ua dërgojnë ftesën për marrje në pyetje të akuzuarve dhe rasti i gjykimit ka vazhduar vetëm pasi nuk është marrë përgjigje nga të akuzuarit.
Në seancën e parë për rastin e sulmit në Banjskë - të enjten në Gjykatën Themelore të Prishtinës - avokati i familjes së rreshterit Afrim Bunjaku që mbeti i vrarë në atë sulm, Arianit Koci, kërkoi burgim të përjetshëm për të akuzuarit.
Të akuzuarit Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq u deklaruan të pafajshëm për akuzat për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të rënda penale. Ata u arrestuan pas sulmit në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023, kur një grup i armatosur i serbëve e sulmoi Policinë e Kosovës dhe vrau policin Bunjaku.
Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues. Autoritetet e Kosovës e cilësojnë sulmin në Banjskë si akt terrorist dhe akuzojnë Serbinë se qëndron pas tij. Nga ana tjetër, Serbia ka mohuar çdo përfshirje në sulmin në Banjskë, ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar se për Beogradin ky sulm nuk është terrorist, por se po hetohet.
Bashkësia ndërkombëtare e ka dënuar ashpër sulmin në Banjskë dhe ka kërkuar që përgjegjësit të dalin para drejtësisë./ REL
SHBA- Donald Trump kërcënoi mundësinë e tërheqjes së SHBA-së nga përpjekja e paqes për luftën në Ukrain...
UKRAINË- Ukraina ka vendosur sanksione ndaj tre kompanive kineze, duke pretenduar se ato ishin të përfshira në prodhimin e raketave të...
DAMASK- Presidenti palestinez Mahmoud Abbas u takua sot në Damask me Presidentin e përkohshëm sirian Ahmed a...
SERBI- Protestuesi në kryeqytetin serb qëndruan të qetë, duke mbajtur 15 minuta heshtje më 15 mars. Ata po bënin nderim për...
SHBA- Përafërsisht 10,000 faqe dokumente në lidhje me vrasjen e Robert F. Kennedy u publikuan të Premten e Madhe. Publikimi i do...
SHBA- Komentet e Marco Rubio-s janë treguesi më i fortë deri më tani i frustrimit në rritje të dukshëm të Uashingtonit...
FILIPINE- Qindra katolikë dhe turistë u mblodhën në San Pedro Cucuta, në provincën Pambanga të Filipineve, për t&...
FRANCË- Ministrja franceze e politikës dixhitale, Clara Chapaz njoftoi se i ka bërë thirrje Komisionit Evropian, si dhe rre...
KOSOVË- Pronarë biznesesh në Kosovë kanë alarmuar se çmimet e produkteve mund të shënojnë ngritje deri në ...
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekoruar me medaljen “Nderi i Republikës së Kosovës" të mbijetuarit e dhun&...