BOTA

Pas shtrenjtimit të energjisë, Kosova pritet të goditet me rritje çmimesh në të gjitha produktet

n.f Përditësimi i fundit 18 Prill 2025, 17:55

Pas shtrenjtimit të energjisë, Kosova pritet të goditet me rritje

KOSOVË- Pronarë biznesesh në Kosovë kanë alarmuar se çmimet e produkteve mund të shënojnë ngritje deri në 30% më shumë si shkak i shtrenjtimit të energjisë elektrike. Sipas tyre, shtrenjtimi për 16.1% ndikon drejtë për së drejti në prodhime të tyre. Mielli, buka e mishi veç se kanë filluar të lëvizin në çmime.

Vendimi për rritje të çmimit të energjisë elektrike prej 16.1 për qind pritet të nxisë valë të re të rritjeve të çmimit të produkteve dhe shërbimeve. Produkti i parë që është përfolur për rritje të çmimit është buka, duke përmendur edhe shifra prej 20 centë më shumë.

Pronari i një fabrike të miellit në Kosovë, Rexhep Rama thotë se pas shtrenjtimit të energjisë elektrike për 16.1% në mënyrë automatike do të shtrenjtohet edhe çmimi i miellit dhe rrjedhimisht i bukës. Rama, ka deklaruar se çmimi i një buke mund të shkojë deri në 80 cent në të kundërtën fabrikat e miellit rrezikojnë falimentimin.

“Çmimi i rrymës u rrit po u rrit shumë. Do ta kemi problem ne ashtu kështu kemi pas një çmim jo të mirë tash pas kësaj rritje do të rrezikojmë t’i mbyllim fabrikat krejt sepse nuk mund ta përballojmë. Ndërsa rritja do të ndikoj me patjetër sepse me këtë çmim nuk do të mund të punojmë.

Ne e rrisim çmimin e miellit furrtarët të bukës. Me këtë çmim aktual nuk mund të punojmë, sepse në Gjilan një bukë është 60 cent ndërsa tash pas rritjes tash shkon deri në 70/80 cent. Një kilogram miell është 34 cent tash patjetër duhet të bëhet 40 cent sepse nuk mund të mbulohemi”, ka thënë ai në një deklarim për media.

Po ashtu edhe çmimi i mishit pritet të ketë rritje. Pronari i një fabrike mishi në Kosovë, ka treguar se çmimi i mishit rrezikon të rritet deri në 30% më shumë.

“Po 16% është ndikimi direkt. Pastaj ndikimet indirekte janë edhe për 16% të tjera sepse lënda e parë shtrenjtohet për 16% këto janë zinxhir lëndën e parë e blejë ma shtrenjtë, pastaj e paguan edhe faturën e rrymës dhe në fund këto shkojnë në çmim final të produktit”.

Kryetari i Shoqatës së Mullistëve, Bashkim Zejnullahu, e vlerëson të padrejtë ngritjen e çmimeve pas ngritjes së asaj të energjisë elektrike.

Ai ka thënë se situata me rritjen prej 16.1% të çmimit të rrymës po shfrytëzohet për produktet e tjera, por se ngritja më pas nuk është reale.

Zejnullahu ka shtuar se do të ketë ngritje të çmimit të miellit, por sipas tij, nuk do të ketë ndikim të madh.

“Sa i përket shtrenjtimit të miellit, sigurisht do të ketë një ngritje të çmimit, por do të jetë ngritje e lehtë, nuk do të ketë ndikim shumë të madh pasi energjia elektrike në çdo përpunim  ka pjesëmarrjen e vet. Sa është pjesëmarrja e energjisë elektrike në përpunimin e grurit dhe në atë pjesë mund të variojmë me çmimin. Por, jo me norma astronomike ku mundohet çdo industri apo dikush ta shfrytëzojë këtë momentum”.

Zejnullahu u ka bërë thirrje përpunuesve që të operojnë me çmime reale dhe “të mos përfitojnë nga këto situata në kurriz të qytetarit”.

“Kur flasim për produkt esencial si buka, mielli, nuk është e drejtë që t’i ngrisim çmimet në përmasa pa e pasur të qartë se çfarë ndikimi ka energjia elektrike, sa ka ndikim në përpunimin e çdo produkti”.

Se rritja e çmimit të energjisë pritet të reflektohet në produktin final e ka thënë edhe Instituti Riinvest.

“Natyrisht si çdo lloj imputi edhe rryma elektrike, rritja e çmimit të energjisë do të reflektohet në çmimet e produkteve finale. Natyrisht te sektorët të cilët janë më intensivë në përdorim të rrymës do të jetë më i madh. Presim që të mos ketë abuzime që të përdoret si arsyetim rritje e çmimit të energjisë elektrike për të rritur çmimet e produkteve dhe shërbimeve që sot janë në treg, pasi jo të gjithë konsumatorët në sektorin e biznesit afektohen njësoj”.

Ndërkohë, kryetari i Këshillit të Drejtave të njeriut, Behxhet Shala, ka kërkuar që paralelisht me ngritje të çmimeve të ngritën edhe pagat.

“Të bëhet indeksimi i pagave. Nuk mundet të shtrenjtohet buka 80 cent çmimi i rrymës për aq sa po shtrenjtohet e pagat të mbesin. Qytetarët duhet të protestojnë”.

Njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadrijaj thotë se kjo situatë është pritshme, madje ai paralajmëron edhe shtrenjtime të tjera.

“Rritja e çmimit të energjisë elektrike do të ketë efektet e dyanshme, nga direket do të rritet kostoja e qytetarit  përmes pagesave të energjisë elektrike, por njëherazi do të ketë ndikim indirekt që bizneset të dalin me çmime më të shtrenjta, pasi do të rritet kostoja e prodhimit, pra do të kemi një dëmtim të dyanshëm të qytetarit”.

Bazuar në një studim të Bankës Botërore, nëse në shtetet e zhvilluara rritet çmimi i energjisë elektrike për 10%, atëherë efekti është 1.5% në përgjithësi.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave tregojnë se çmimet e konsumit kanë shënuar rritje në muajin maj, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Rritja është për 2.9 për qind.

Si partitë politike, ashtu edhe organizatat e bizneseve në vend kanë vlerësuar se shtrenjtimi i energjisë elektrike do të ketë pasoja të rënda dhe mund të sjellë një ngritje zinxhirore të çmimeve – e cila, në fund, do të godasë konsumatorin final, pra qytetarët e Kosovës. Oda Ekonomike e Kosovës, Aleanca Kosovare e Bizneseve, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë kanë shprehur shqetësim se një lëvizje të tillë mund të ketë pasoja në ekonominë e Kosovës.

Nesër në ora 12:00 protestohet në Prishtinë 

Përfaqësuesi i grupit “Asnjë Cent më Shumë” ka bërë thirrje publike për qytetarët që të shtunën, në orën 12:00, të marrin pjesë në një protestë masive kundër rritjes së tarifës së energjisë elektrike.

Në një konferencë për media, ai ka deklaruar se protesta do të jetë një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), të cilin e ka cilësuar si “të padrejtë dhe jo legjitim”.

“Për qytetarët është me rëndësi me ditë që aktiviteti ynë nuk ka ndalu për asnjë moment. Ne do ta vazhdojmë deri kur të pezullohet vendimi për shtrenjtimin në mënyrë krejtësisht jo legjitime nga ZRRE, i cili më nuk përfaqëson interesat e qytetarëve të Kosovës. Ne do të vazhdojmë të jemi të zëshëm ku bashkë me qytetarët do të fitojmë këtë proces. Nesër në orën 12:00 e kemi protestën e ardhës. Zëri i qytetarëve është mirë mos të ndaloj në asnjë moment”.

Ai shtoi se nëse nuk ka reflektim, do të detyrohen ta masivizojmë protestën.

“Masivizim do të thotë edhe përshkallëzim. Nuk jemi të lumtur që të japim këto lloj mesazhe. Nëse do të ketë nevojë ne do të bllokojmë edhe rrugët, institucionet që zëri të dëgjohet edhe më tutje”.

Ai shprehu gjithashtu shqetësim për paralajmërimet e fundit për rritje të çmimeve edhe në produkte bazike si mielli dhe buka.

“Ishim dëshmitar që nga mëngjesi që kanë filluar paralajmërimet e para për shtrenjtimin e miellit. Disa ditë më herët kemi marrë lajmin që do të kalojë 80 cent. Qytetarët më shumë se kurrë e kanë të rëndësishme që t’i përgjigjen protestës nesër. Jemi duke u marr dhe me pjesën e padisë”.

“Kjo e bën pjesëmarrjen në protestë më të domosdoshme se kurrë”, tha përfaqësuesi i grupit.

Ai gjithashtu bëri të ditur se po shqyrtohet edhe pjesa ligjore e kundërshtimit, përmes një padie ndaj vendimit të ZRRE, ndërsa një nga hapat që mund të ndërmerren nëse nuk merren masa është edhe nisma për mos pagesë të faturave të energjisë elektrike nga ana e qytetarëve.

Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi më 1 maj

Zyra e Rregullatorit për Energji, së fundi aprovoi tarifat e reja që reflektojnë rritjen lineare të tarifave të rregulluara prej 16.1 % për të gjitha kategoritë e konsumatorëve në kuadër të shërbimit universal. Sipas ZRRE-së kërkesa/propozimi fillestar i KOSTT-it për të Hyrat e Lejuara Maksimale për OST/OT – ka qenë 101.878 milionë euro, ndërsa ZRRE i ka aprovuar këto të hyra në vlerën prej 88.198 milionë euro.

Sipas tarifave të reja të miratuar nga ZRRE, konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë brenda një muaji do të paguajnë 9.05 centë për kilovat nga 7.79 centë sa paguajnë tani.

Ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë, kilovati do të kushtojë 15.43 centë nga 13.29 sa është aktualisht.

Gjatë periudhës nga 1 prilli deri më 30 shtator nga ora 23:00 deri në 08:00 të mëngjesit, çmimi për kilovat është shtrenjtuar në 3.88 centë nga 3.34 centë për ata që shpenzojnë deri në 800 kilovatë. Ndërkaq, ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë do të paguajnë 7.28 centë për kilovat nga 6.27 sa paguajnë aktualisht.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ditë më parë ka publikuar “Statistikat e Energjisë” për muajin shkurt  2025 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë. Sipas ASK-së, është rritet konsumi i energjisë elektrike në shkurt  2025, krahasuar me shkurt 2024. Gjatë muajit shkurt të vitit 2025, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 776.64 GWh, ndërsa konsumi i energjisë elektrike ishte 536.32 GWh, që paraqet një rritje prej 12,86%, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak. Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 5,76%.

Ndërkaq, importi i energjisë elektrike në shkurt të vitit 2025 ishte 374.94 GWh, ndërsa eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 132.32 GWh (këtu përfshihen edhe sasitë e transmetimit), kurse prodhimi i thëngjillit ishte rreth 658.12 mijë ton që paraqet një rritje prej 1,43%, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak./ Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan