Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
SHBA- Anija e mallrave Dali pësoi një avari elektrike rreth 10 orë përpara se të largohej nga porti i Baltimorës dhe përsëri pak para se të përplasej me urën “Francis Scott Key” duke shkaktuar vdekjen e gjashtë punonjësve të mirëmbajtjes së urës, thanë hetuesit federalë të martën.
Ndërprerja e energjisë ndodhi pasi një pjesëtar i ekuipazhit mbylli gabimisht një pajisje për shkarkimin e tymit, duke shkaktuar bllokimin e motorit të anijes, thuhet në raportin paraprak të Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit, NTSB. Menjëherë pas largimit nga porti, anija u përplas me një nga kolonat mbajtëse të urës pasi një tjetër ndërprerje e energjisë çoi në humbjen e kontrollit të anijes.
Raporti ofron detaje të reja mbi trajtimin e problemeve nga ana e ekuipazhit pas avarisë elektrike ndërsa anija ishte e ankoruar në Baltimorë. Hetimi i plotë mund të zgjasë një vit ose më shumë, sipas zyrtarëve. Testimi i karburantit të anijes nuk nxori në pah ndonjë problem me cilësinë e naftës, sipas raportit.
Pas ndërprerjes fillestare të energjisë, gjeneratori për raste emergjente i përdorur për disa muaj u ndez automatikisht, thonë hetuesit. Presioni i pamjaftueshëm i karburantit bëri që gjeneratori të shuhej, duke shkaktuar ndërprerjen e energjisë për herë të dytë. Pjesëtarët e ekuipazhit ndryshuan konfigurimin elektrik të anijes, duke vënë në punë një transformator që anija kishte përdorur pas nisjes, thuhet në raport.
“NTSB është ende duke hetuar konfigurimin elektrik pas ndërprerjes së parë në port dhe ndikimeve të mundshme përpara aksidentit”, thanë hetuesit.
Bordi i sigurisë nisi hetimin e tij pothuajse menjëherë pas shembjes së segmentit të urës, që shkaktoi rënien në ujë dhe vdekjen e gjashtë punonjësve të mirëmbajtjes. Sipas raportit paraprak, në orën 1:25 të mëngjesit më 26 mars, ndërsa anija Dali ndodhej më pak se një kilometër larg urës, siguresat ndërprenë furnizimin e rrjetit kryesor elektrik që ushqen shumicën e pajisjeve dhe ndriçimin, duke bërë që anija të humbasë kontrollin.
Motori kryesor me naftë ndaloi punën pasi pompat humbën fuqinë. Ekuipazhi vuri në punë gjeneratorin për prodhimin e energjisë dhe pastaj kërkuan ndihmë nga rimorkiatorët. Kapiteni i anijes dha urdhër për hedhjen e spirancës. Më pas ndodhi ndërprerja e dytë e energjisë dhe ekuipazhi paralajmëroi trafikun ujor. Anija goditi urën duke shkaktuar shembjen e një segmenti të saj brenda disa sekondash.
Byroja Federale e Hetimeve ka nisur gjithashtu një hetim penal lidhur me rrethanat që çuan në shembjen e urës. Pasojat mund të kishin qenë shumë më të mëdha nëse policia nuk do të kishte vepruar me shpejtësi për të ndaluar trafikun. Brenda rreth 90 sekondash, pas paralajmërimit të një dispeçeri në radio se një anije masive mallrash kishte humbur kontrollin dhe po shkonte drejt urës, oficerët e policisë arritën të ndalonin trafikun e automjeteve në të dyja anët e urës. Anija e kontejnerëve Dali nga Singapori, po nisej nga porti i Baltimorës për në Sri Lanka kur u përplas me urën./ VOA
Joe Biden SHBA- Administrata e Presidentit Biden u ka thënë ligjvënësve kryesorë amerikanë se po i dërgon Izraelit nj&e...
Foto ilustruese SHBA- Administrata Kombëtare për Oqeanet dhe Atmosferën, NOAA, thotë se dielli lëshoi të martën valë...
Blinken UKRAINË- Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ditën e sotme ka shprehur talentin e tij në kitarë elektrike teksa zhvil...
Foto ilustruese RUSI- Më 8 maj, Komisioni Evropian ua prezantoi ambasadorëve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian një ru...
foto ilustruese GJERMANI- Një gjykatë gjermane ka gjobitur një anëtar drejtues të partisë së ekstremit të djatht&eu...
Foto ilustruese RUMANI - Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Rumani ku një 62-vjeçare ësht&eum...
AI SHBA- Një YouTuber vendosi të përdorë potencialin e Inteligjencës Artificiale (AI) dhe t’i kërkojë asaj të...
foto ilustruese TEKSAS- Sipas një studimi të ri nxehtësia e fortë e verës në hemisferën veriore që shkaktoi zj...
Ndërron jetë në moshën 92-vjeçare, autorja kanadeze Alice Munro, fituese e çmimit Nobel për Letërsinë në...
foto nga vendngjarja GJEORGJI- Trazirat shpërthyen jashtë por brenda parlamentit të Gjeorgjisë pasi projektligji për "agjentë...