8 shoferë të arrestuar dhe mbi 4 mijë gjoba në 24 orë, Rrugorja bën kërdinë rrugëve të Shqipërisë
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...
Policia e Shtetit bën të ditur se në pranga ka rënë Sabri Sopoti, 60 vjeç, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Dibrës ...
Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha dhe më të vështira të viteve të fundit. Mbi 600 zjarrfik&...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një tjetër grup të ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...
"Unë nuk mund të punoj 13 orë në ditë dhe këtë nuk mund ta kërkoj as nga punonjëset e mira", thotë Anni, shefe e sallonit të bukurisë "64" në Pagrati, në qendër të Athinës. Ajo është e bindur, se as klientet e saj nuk mund të jenë të kënaqura me një stiliste, e cila është rropatur 13 orë në në punë gjatë gjithë ditës. Ndaj ajo shtron pyetjen, përse ministrja e Punës, Niki Kerameos dëshiron patjetër të mundësojë me ligj ditën me 13 orë pune.
Ministrja në shumë intervista e shpjegon planin e saj: Synohet vetëm një rregull përjashtues, për vetëm 37 ditë në vit e kjo madje është "në interes të punëmarrësve".
Sindikatat e Greqisë e refuzojnë planin e ministres dhe përpiqen ta rrëzojnë projektligjin për "fleksibilizimin e kohës së punës", që së shpejti pritet të kalojë në parlament. Për të mërkurën (1.10.2025) sindikatat kanë bërë thirrje për grevë të përgjithshme. Ato duan ta paralizojnë Greqinë këtë ditë: Anijet do të qendrojnë të ankoruara në porte, avionët të parkuar në aeroporte dhe ato pak trena që ka, do të mbeten të parkuar nëpër stacione.
Gjashtë ditë pune për të punësuarit
Që më parë këtij projektligji qeveria konservatore e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis e bëri tregun e punës në Greqi një ndër më "fleksiblët" në Europë. Që nga korriku 2024 të punësuarit në industri, në tregtinë me pakicë, në bujqësi dhe në disa sektorë të shërbimeve publike duhet të punojnë gjashtë ditë në javë, nëse këtë e vendos kështu sipërmarrësi. Për ditën e gjashtë shtesë paguhet një suplement me 40 përqind të pagës ditore.
Në përgjithësi në Greqi gjithmonë ka qenë në fuqi java me 40 orë pune, por sipërmarrësit lejohen të kërkojnë vetëm për një kohë të kufizuar deri në dy orë shtesë pa pagesë në ditë dhe në kompensim u japin pushim punonjësve të tyre, duke u ofruar kësisoj më shumë kohë të lirë. Teorikisht kjo bëhet vullnetarisht, por në sipërmarrje punonjësit detyrohen të punojnë më gjatë - e kjo pa asnjë kompensim.
Edhe dita me 13 orë pune duhet të konsistojë në bazë të vullnetit të lirë, thekson ministrja e Punës. Askush nuk është i detyruar të punojë orë shtesë, thotë Niki Kerameos.
Pasoja negative ndaj produktivitetit
Por a mundet vërtetë një punonjës që ta refuzojë punën me orë shtesë? Theodoros Koutroukis, profesor për në fushën e marrëdhënieve të punës në Universitetin e Trakës Democritus thotë: "Jo. Kjo nuk mund të bëhet pa pasur pasoja për punonjësin, sepse një punonjës i vetëm ka një fuqi minimale negociimi."
Koutroukis tërheq vëmendjen, se rregullorja e re nuk do të ndikojë pozitivisht ndaj tregut të punës. Zgjatja e orëve të punës në ditë mund të shkaktojë pakënaqësinë e të punësuarve dhe në uljen e produktivitetit, thotë ai për DW. Kjo çon në përkeqësimin e cilësisë dhe madje edhe në rritjen e kostove të pagës për njësi. Zgjatja e orarit të punës mund të prishë edhe ekuilibrin në raportin punë dhe familje duke ua kufizuar hapësirën kohore të punësuarve për familjen si dhe për të ndjekur kurse të kualifikimit profesional, vëren profesori.
Orare pune fleksibël sipas nevojave të sipërmarrësjes
Krahas aplikimit të ditës me 13 orë pune, në projektligjin e ministres janë parashikuar edhe një ndarje fleksibël e pushimeve vjetore, ndarje fleksibël dhe afatshkurtër e punës shtesë prej 120 minutash në ditë si dhe të qenit në gatishmëri dhe njoftimi përmes aplikacionit i punonjësve. Kriter për këtë janë "nevojat urgjente të firmave". Edhe një javë me katër dite por me gjithsej 40 orë është e mundur.
Ministrja e Punës është e angazhuar për reformën e tregut të punës, që synon "përshtatjen e legjislacionit ndaj realitetit". Ekspertët e punës në të kundërt e konsiderojnë këtë si legalizim të shkeljeve nga ana e sipërmarrjeve. Edhe në të kaluarën rëndom janë regjistruar shkelje kundrejt punonjësve.
Për shkak se pagat në Greqi janë të ulëta shumë punonjës bëjnë dy punë. Me rregulloren e re mund të mjaftojë që të punohet në një sipërmarrje me 13 orë në ditë.
Në Greqi njerëzit nuk mund të jetojnë më të ardhurat nga 40 orë punë në javë, ndaj ata bëjnë orë shtesë pune, ose gjejnë një punë të dytë. Sipas Eurostat në Greqi punonjësit me 1886 orë pune në vit punojnë më shumë se të gjithë europianët e tjerë. Megjithatë ata kanë produktivitet më të ulët – ndoshta sepse punojnë kaq shumë – dhe kanë një aftësi më të ulët blerëse (30 përqind nën mesataren e BE-së). Qysh tani grekët punojnë shumë. Sipas qeverisë orët e punës duhet të shtohen edhe më shumë.
Sindikatat greke: "Mjaft më!"
Lidhja e sindikatave greke GSEE e refuzon ditën me 13 orë pune. "Raskapitja nuk është zhvillim, kapaciteti njerëzor ka kufij", kjo do të jetë motoja e protestës në Athinë.
Sindikata lufton për një shkurtim të kohës javore të punës në 37,5 orë gjithsej, ashtu sikurse është aplikuar tashmë në shumë vende të BE-së.
Nëse greva do t'ia arrijë ta rrëzojë projektligjin për ditën me 13 orë pune, mbetet e hapur. Por një gjë është e qartë, se Greqia në një kohë, që njerëzit në BE kërkojnë javën me 35 orë pune, ose javën me katër dite pune, po shkon në drejtimin e kundërt./DW
Tre vjet pas sulmit ndaj linjës gazsjellëse Nord-Stream në Detin Baltik u arrestua një i dyshuar i dytë në Poloni. Sipas të d...
Kur qytetarët çekë t’iu drejtohen kutive të votimit këtë fundjavë, shumëkush në Çeki dhe jashtë...
Është rënduar bilanci nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.9 ballë që goditi Filipinet qendrore të martën. A...
Sporting Lisbon përballet me vështirësi logjistike para ndeshjes së tyre të Ligës së Kampionëve kundër Napolit, p...
I dërguari i SHBA-së në Ukrainë, Keith Kellogg, është pyetur se çfarë do të duhej të bënte Presidenti...
Kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, ka deklaruar se disa pika në planin e presidentit amerikan Donald Trump për Gaz&eu...
Këtë të hënë ka nisur mega-gjyqi “Sky ECC” në Namur të Belgjikës. Plot 58 persona po ndiqen penalisht p&eu...
Kamerat e anijeve tregojnë flotën Sumud duke iu afruar Gazës teksa mbajnë ndihma humanitare për civilët palestinezë, nd&eum...
Presidenti amerikan Donald Trump vlerësoi aftësitë e tij paqeruajtëse në një fjalim para udhëheqësve ushtarakë t&...
Një operacion i ndërlikuar dhe i fuqishëm i Gardës Civile spanjolle ka çmontuar dy plantacione të mëdha të marijuan&...