Në krye të organizatës dyshohet një 37-vjeçar shqiptar. Policia greke sekuestron mbi 3 kg kokainë, “Tusi”, MDMA, ketaminë, kanabis dhe para cash gjatë operacionit në Mykonos dhe Atikë. Policia greke ka goditur një organizatë kriminale të dyshuar për trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike në Mykonos dhe zonën e Atikës, duke çuar në arrestimin e gjashtë personave, mes tyre edhe një grua.
Sipas autoriteteve greke, operacioni u zhvillua mëngjesin e së mërkurës, pas një hetimi të gjatë ku u përdorën metoda speciale hetimore, analiza të komunikimeve, verifikime të të dhënave dhe profilizim i personave të dyshuar. Hetimi ka dokumentuar aktivitetin e grupit që prej mesit të prillit 2026. Nga hetimet rezulton se bëhet fjalë për një rrjet të organizuar me strukturë hierarkike dhe role të ndara, i cili vepronte kryesisht në zona me fluks të lartë turistik dhe ekonomik.
Në krye një shqiptar 37-vjeçar
Sipas policisë, drejtuesi i dyshuar i organizatës ishte një 37-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili dyshohet se koordinonte të gjithë veprimtarinë kriminale.
Ai kishte rolin e sigurimit të furnizimit me drogë, organizimit të transportit, menaxhimit të depove të fshehta, shpërndarjes në treg dhe kontrollit të fitimeve të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm.
Bashkëpunëtori i tij kryesor dyshohet një 38-vjeçar grek, i cili kishte rol të rëndësishëm në shpërndarje, kontaktet me klientët dhe menaxhimin e pjesëve të ndryshme të rrjetit. Autoritetet greke e cilësojnë atë si “zëvendësdrejtor” të organizatës.
Një 25-vjeçar dyshohet se merrej me gjetjen e klientëve, shpërndarjen e drogës dhe mbikëqyrjen e transaksioneve në terren.
Ndërkohë, një 38-vjeçar nga Rumania dyshohet se kishte rol në ruajtjen e lëndëve narkotike, administrimin e depove dhe mbikëqyrjen e pikave të fshehjes.
Gjithashtu u arrestua një 31-vjeçare, e cila akuzohet për posedim droge dhe dyshohet se kishte lidhje me aktivitetin e grupit.
Kompania e transportit përdorej si mbulesë
Hetuesit kanë zbuluar se anëtarët e grupit kishin krijuar edhe një aktivitet të ligjshëm në dukje, një kompani shërbimesh transporti me furgonë në Mykonos.Sipas policisë, kjo kompani përdorej si mbulesë për lëvizjet e tyre, shpërndarjen e drogës dhe kontaktet me klientët, duke justifikuar udhëtimet e shpeshta në ishull.
Sekuestrohen sasi të mëdha droge
Gjatë kontrolleve në banesa dhe ambiente të përdorura si baza të fshehta në Mykonos, Pire dhe Perama, policia greke ka sekuestruar:
2.69 kg kokainë
705.65 gramë kokainë rozë (“Tusi”)
754.4 gramë MDMA
1.418 kg kanabis të papërpunuar
8 gramë kanabis të përpunuar (“çokollatë”)
205.7 gramë ketaminë
1 gram kërpudha halucinogjene
846 tableta farmaceutike dhe substanca të ndryshme
30 letra me substancë narkotike të panjohur
Gjithashtu u sekuestruan:
5 peshore elektronike precize
14 telefona celularë
4 furgonë
2 motoçikleta
2 automjete
një kasafortë
një numërues elektronik parash
materiale paketimi për drogën
Policia sekuestroi edhe 94,575 euro dhe 11,500 dollarë cash, të cilat dyshohet se vinin nga aktiviteti kriminal.
Çmimet në treg dhe fitimet
Sipas të dhënave hetimore, droga shpërndahej me këto çmime në tregun lokal:
Kokainë: 120–200 euro/gram
Kokainë rozë: 170–200 euro/gram
MDMA: 60–80 euro/gram
Ekstazi: 20 euro/tabletë
Kanabis: 20–30 euro/gram
Ketaminë: 150–180 euro/gram
LSD: 20 euro/copë
Kërpudha halucinogjene: 40 euro/gram
Tableta qetësuese: 5 euro/copë
Autoritetet greke vlerësojnë se organizata ka siguruar mbi 700 mijë euro të ardhura të paligjshme nga aktiviteti i trafikut të narkotikëve.
Hetimet për këtë grup vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit dhe lidhjeve të mundshme me persona të tjerë.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
26 Qershor16:38
Parisi ndalon konsumimin e alkoolit në publik, spitalet drejt mbingarkesës nga vala e të nxehtit
Autoritetet në Paris kanë vendosur të ndalojnë përkohësisht konsumimin e alkoolit në vende publike, ndërsa spitalet e kr...
BOTA
26 Qershor15:53
Brukseli propozon zgjatje të statusit për refugjatët ukrainas
Brukseli propozoi sot zgjatjen me një vit, deri në mars 2028, të statusit të mbrojtjes speciale të dhënë refugjatëve u...
BOTA
26 Qershor15:30
Tyler Durden u rikthye? Spektakël në tribunë, yjet e Hollywood-it vjedhin vëmendjen në Botëror
Kampionati botëror sapo na dhuroi një nga ribashkimet më epike të Hollywood-it.
Brad Pitt dhe Edward Norton, dyshja ikonike e filmit &ldq...
BOTA
26 Qershor15:26
327 viktima nga i nxehti vdekjeprurës në Spanjë
Vala ekstreme e të nxehtit që ka përfshirë Spanjën ka shkaktuar të paktën 327 viktima që nga 21 qershori, ndërsa ...
BOTA
26 Qershor14:36
Autoritetet në Mianmar djegin mbi 50 tonë drogë me vlerë 600 milionë dollarë
Autoritetet në Myanmar kanë shkatërruar më shumë se 50 ton lëndë narkotike të sekuestruara, me një vlerë t&e...
BOTA
26 Qershor14:33
Lufta me Iranin/ Ministria italiane e Mbrojtjes reagon ndaj Mark Rutte: Ja e vërteta mbi rolin tonë
Ministria italiane e Mbrojtjes ka hedhur poshtë komentet e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili vlerësonte k...
BOTA
26 Qershor14:07
Kreu sulmin në tregun e Krishtlindjeve ku humbën jetën 6 persona/ Autori dënohet me burgim të përjetshëm
Një gjykatë në Gjermani ka dënuar me burgim të përjetshëm Taleb Al-Abdulmohsen, 51 vjeç, për sulmin e rënd...
BOTA
26 Qershor12:27
Skandal në fast-food: Menaxherja dyshohet se pështyu qëllimisht në ushqimin e klientes, e infektoi me herpes
Një ngjarje tronditëse ka përfunduar në gjykatë në Oklahoma të SHBA-së, ku një grua ka paditur zinxhirin e njohur...
BOTA
26 Qershor12:17
Sulmi mbi anijen e mallrave në Ngushticën e Hormuzit, OKB ndalon evakuimin e 11 mijë marinarëve të bllokuar
Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO) ka pezulluar planin për evakuimin e më shumë se 11 mijë marinarëve të bllokuar n...
Piranjat News
BOTA
26 Qershor12:02
Ukraina shfrytëzon 'shansin e parë për të fituar', tmerret e luftës kthehen në Rusi
Për shekuj me radhë, shprehja ruse “pas Maleve Urale” nënkuptonte “i sigurt nga një pushtim i huaj”.
Gjatë p...