Temperaturat e larta ndikojnë edhe te shampanja, autoritete franceze autorizojnë prodhimin e saj me përqindje më të lartë alkooli
Dashamirësit e shampanjës mund të ‘dehen’ më shpejt, pasi prodhuesit francezë janë autorizuar për herë t&e...
Dashamirësit e shampanjës mund të ‘dehen’ më shpejt, pasi prodhuesit francezë janë autorizuar për herë t&e...
Suedezët votojnë për parlamentin e ri, në një garë tejet të ngushtë që mund t’i sjellë fitore të ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Patos.Një person është gjetur i pa jetë në oborrin e bane...
Edon Zhegrova ishte protagonist i minutave të fundit në përballjen mes Sassuolos dhe Juventusit, por dopieta e tij nuk mjaftoi për të...
350 kg drogë janë gjetur në një anije të mbërritur nga Brazili në portin e Mersinit, në Turqi, ndërsa nënt&e...
Protesta kundër qeverisë vijon në rrugët e Tiranës, teksa qytetarët pjesëmarrës në ditën e 106-të t&eum...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi të dielën se planifikon të heqë tarifën prej 15% për uiskin irlandez. Trum...
Kontratat koncesionare dhe partneritetet publik-privat do të kalojnë nën një kontroll më të fortë administrativ, pasi ...
Disa mijëra njerëz jetojnë në një makinë, furgon ose kamping në qytetin e Los Anxhelosit. Situata nxjerr në pah vë...
Një qytetare që mori pjesë në protestë ka reaguar ashpër ndaj situatës në vend, duke ngritur shqetësime për ...

Dy persona të armatosur kanë vjedhur tetë gravura të artistit francez Henri Matisse dhe të paktën pesë të tjera të piktorit brazilian Cândido Portinari nga një bibliotekë në São Paulo. Zyrtarët brazilianë thonë se hajdutët kërcënuan një roje sigurie dhe një çift të moshuar që po vizitonin bibliotekën, përpara se të largoheshin në këmbë me veprat e artit.
Siç shkruan BBC, hajdutët hynë në bibliotekë nga hyrja kryesore rreth orës 10:00 të së dielës së 7 dhjetorit, dhe u larguan nga e njëjta rrugë, duke u drejtuar drejt stacionit më të afërt të metrosë. Grabitja vjen më pak se dy muaj pasi bota e artit u trondit nga një hyrje e guximshme me forcë në muzeun e Luvrit në Paris, ku hajdutët morën me vete stoli me vlerë të pallogaritshme.
Gravurat e vjedhura nga Biblioteca Mário de Andrade të dielën ishin pjesë e një ekspozite të përbashkët me Muzeun e Artit Modern të São Paulos. Hajdutët synuan ekspozitën e quajtur “Nga libri në muze”, pikërisht në ditën e saj të fundit. Biblioteca Mário de Andrade është biblioteka e dytë më e madhe e vendit dhe zyrtarët thonë se ndërtesa e saj në qendër të São Paulos ishte e pajisur me kamera me teknologji të njohjes së fytyrës.
Kryebashkiaku i São Paulos u tha mediave lokale se hajdutët tashmë janë identifikuar, por deri tani janë ende në arrati. Zyrtarët nuk kanë publikuar ende një listë të detajuar të veprave të vjedhura, por sipas gazetës Folha de São Paulo, një kolazh i Matisse-s i krijuar për librin e edicionit të kufizuar Jazz është ndër veprat e marra. Matisse konsiderohet si një nga artistët më me ndikim të shekullit të 20-të dhe kritikët e artit thonë se vlera e veprave të vjedhura është “e pallogaritshme”.
Hajdutët morën gjithashtu të paktën pesë gravura të Portinari-t, të krijuara për të ilustruar një botim të veçantë të romanit Menino de Engenho (djali i Plantacionit) nga shkrimtari brazilian José Lins do Rego. Portinari, i cili shpesh pikturonte punëtorë ruralë dhe bujq, konsiderohet si një nga artistët më të rëndësishëm të modernizmit brazilian.
Donald Trump ka njoftuar se brenda kësaj jave do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që lidhet me procesin e miratimit t&eu...
Protestat e fermerëve në Greqi kanë përshkallëzuar dhe kanë çuar në përplasje me efektivët e policisë...
Ministrja e Punës, Bärbel Bas, e konsideron si të mundshme idenë e lidhjes së moshës së daljes në pension me numrin e ...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se negociatorët e përfshirë në diskutimin e planit amerikan të paqes mbeten t&eum...
Qeveria holandeze ka premtuar një mbështetje shtesë prej 700 milion eurosh për Ukrainën nga paratë e mbetura në buxhetet e ...
Detaje të reja po dalin në dritë rreth incidentit me të shtëna midis romëve që ndodhi të dielën në mbr&e...
Policia norvegjeze tha të hënën (8 dhjetor) se kishte arrestuar një të dyshuar për të shtëna pasi mori njoftime për...
Trajtimi i nxënësve me autizëm në një shkollë të posaçme është kthyer në skandal në Turqi pasi nx&...
Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë i shkallës Rihter ka goditur qytetin e Antalias në Turqi. Sipas informacionit n&...
Në Itali prej ditësh kanë shpërthyer debatet për familjet që jetojnë në pyll ndërsa autoritetet u marrin fëmij...