BOTA

Hamza: Hapja e urës mbi lumin Ibër të bashkërendohet me NATO-n dhe aleatët strategjikë të Kosovës

n.f Përditësimi i fundit 9 Gusht 2024, 21:37
Hamza: Hapja e urës mbi lumin Ibër të bashkërendohet me
Hamza

KOSOVË- Kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza thotë se hapja e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë duhet të kryhet në bashkërendim me NATO-n dhe aleatët strategjikë të Kosovës. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai tha se duhen shmangur veprime që mund të çonin në tensionim të situatës.

“Duhet të ketë bashkëpunim, bashkërendim dhe koordinim me NATO-n , që ka trupat e vet në kuadër të KFOR-it, me ambasadat në Kosovë, me diplomacitë e vendeve mike me qëllim që të mos shkaktohet një situatë që në vend që të ketë progres të lëvizim në regres dhe të përballemi me një situatë e cila më pastaj do ta bllokonte urën për lëvizje për një kohë më të gjatë”, u shpreh ai.

Hamza, tha se çështja e urës ishte temë në takimet që ai ka patur me zyrtarë amerikanë gjatë qëndrimit në Uashington. Autoritetet në Kosovë mbyllën të hënën zyrat e postës së Serbisë në veri dhe filluan të enjten testimin e qëndrueshmërisë së urës kryesore mbi Ibër që shënon vijën ndarëse të Mitrovicës, si përgatitje për hapjen e saj për lëvizjen e makinave, mes kundërshtimeve të KFOR-it dhe diplomatëve perëndimorë.

Qeveria e Kosovës thotë se hapja e urës do të ishte simbol i normalizimit të marrëdhënieve ndëretnike ndërmjet veriut të banuar me shumicë serbe dhe jugut me shumicë shqiptare.

Zëri i Amerikës: Qyteti juaj është vënë përsëri në qendër të vëmendjes pas planeve të qeverisë së Kosovës për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër për makinat. A duhet të hapet ura për lëvizjen e automjeteve, cili është mendimi juaj ?

Bedri Hamza: Ura për këmbësorë është e hapur, por duhet hapur edhe për automjete. Mirëpo duhet të ketë bashkëpunim, bashkërendim dhe koordinim edhe me faktorë të tjerë, në këtë rast edhe me NATO-n, që ka trupat e vet në kuadër të KFOR-it, me ambasadat në Kosovë, me diplomacitë e vendeve mike me qëllim që të mos shkaktohet një situatë që në vend që të ketë progres të levizim në regres dhe ku mund të kemi dhe të përballemi me një situatë e cila më pastaj do ta bllokonte urën për lëvizje për një kohë më të gjatë.

Ndaj, ura, e dimë rolin e saj, është për të lehtësuar qarkullimin, për të lëvizur njerëzit, idete kapitali, në pjesën jugor të qytetit të Mitrovicës është e hapur, janë të mirëpritur kushdo kalon andej, janë të mirëpritur ta vizitojnë, të bëjnë biznes në Mitrovicë, të pijnë kafe në Mitrovicë, pa dallim etnie dhe në këtë drejtim ne duhet t’i kontribuojmë që të kemi një shtensionim të situatës, një krijim të kushteve që të kemi një normalitet në ketë pjesë të Kosovës dhe gjithsesi ne duhet të jemi ngushtë të koordinuar dhe të bashkëpunojmë që të kemi përkrahjen edhe të partnerëve tanë strategjikë në këtë drejtim.

Zëri i Amerikës: Hapja e urës ishte parashikuar në një marrëveshje të arritur në bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel, dhjetë vjet më parë. Përse nuk është zbatuar një gjë e tillë?

Bedri Hamza: E them me keqardhje që Mitrovica e veriut të Kosovës vazhdon të jetë temë që pas luftës. Kemi një numër të konsiderueshëm të marrëveshjeve që janë arritur, disa prej tyre kanë prodhuar efekt, disa prej tyre nuk janë zbatuar dhe dihet që problemi i moszbatimit të pjesës së madhe të marrëveshjeve është Serbia, janë institucionet në Serbi.

Prandaj dhe në këtë drejtim, ka patur një ndikim nga ana e Serbisë përmes strukturave në pjesën veriore të Kosovës që të ketë probleme sa i përket lirisë së lëvizjeve dhe qarkullimit të njerëzve, të makinave, ideve, kapitalit e të tjera. Prandaj është e nevojshme që të kemi hapje të urës edhe për automjete, sepse e theksova dhe po e ritheksoj, për këmbësorët është e qarkullueshme, por kjo të jetë në partneritet, në koordinim, në bashkërendim me partnerët tanë strategjikë.

Zëri i Amerikës: A u shtrua çështja e urës në takimet tuaja këtu në Uashington dhe cili ishte mesazhi i zyrtarëve amerikanë?

Bedri Hamza: Unë kam patur takime të nivelit të lartë, mjaft të dobishme, produktive në Shtëpinë e Bardhë, Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në Departamentin amerikan të Shtetit, ku kemi biseduar me personalitete të larta të administratës amerikane dhe një prej temave sigurisht që ka qenë edhe çështja e urës. Ëshë i qartë qëndrimi i partnerëve tanë strategjikë, që kjo çështje duhet të shkojë në partneriteti dhe në pajtueshmëri me KFORI-n, me NATO-n, me partnerët tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Europian, jo të prodhohet në një situatë ku realisht mund të kemi tensione dhe realisht të kemi zhvillime të cilat e dëmtojnë më pas këtë çështje.

Zëri i Amerikës: Qeveria e kryeministrit Albin Kurti thotë se hapja e urës nënkupton zbatim të marrëveshjes së arritur në Bruksel dhe veprimet si ai për mbylljen e degëve të Postës së Serbisë në veri, janë pjesë e shtrirjes së sovranitetit në atë pjesë. A nuk ishte ky qëllimi edhe i qeverisë suaj dhe qeverive të tjera të Kosovës?

Bedri Hamza: Po sovraniteti, po tërësia territoriale e Republikës së Kosovës, integriteti, karakteri unitar i shtetit, rendi dhe ligji, mirëpo për çështje të caktuara duke ditur që për sigurinë në Kosovë garanton edhe NATO përmes trupave që i ka të KFOR-it, ne duhet të dakordohemi edhe me partnerët tanë strategjikë, do të thotë, nuk ka dilema rreth sovranitetit, tërësisë territoriale dhe zbatimit të ligjit, por në tema të caktuara duhet të kemi partneritet dhe bashkërendim.

Zëri i Amerikës: Pas dështimit të nismës për të patur zgjedhje të parakohshme përmes një marrëveshjeje të të gjitha forcave politike si është situata sot? A ka ndonje nismë për zgjedhje të parakoshme apo do bëhen në kohën e rregullt?

Bedri Hamza: Edhe veprimet të cilat janë duke ndodhur, të cilat i biseduam, më tepër po bëhen për efekte elektorale. Përndryshe, bëjnë veprime, marrin inisiativa, ngrenë tema, përse nuk po i bëjnë? Le t’i bëjnë. Zgjedhjet në afat të rregullt. Presidentja e vendit i ka ftuar partitë politike në konsultime dhe si data të mundshme janë datat me 26 janarit dhe 16 shkurtit. Ne presim që Presidentja të dalë me një datë të saktë për mbajtjen e zgjedhjeve, në një afat të rregullt.

Ka patur një inisiativë që në Kosovë të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Realisht partia në pushtet ka deklaruar se është e gatshme, por në fund kur ne si Parti Demokratike kemi dhënë mbështetjen për shpërndarjen e Kuvendit ka patur një hezitim, një mos gatishmëri nga partia në pushtet që të shkohet në zgjedhje të parakohshme që kanë qenë të planifikuara në qershor apo në fillim të korrikut. Prandaj ne presim që zgjedhjet të jenë në afat të rregullt ligjor, kushtetues dhe jemi duke u përgatuar që të dalim sa më mirë në zgjedhje dhe jemi optimist që do të kemi rezultat të mirë./ VOA

bedri hamza ura e ibrit kosove nato

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan