BOTA

Veprimet e qeverisë së Kosovës në veri të vendit, çfarë i frymëzon komentet antiamerikane në rrjete sociale?

n.f Përditësimi i fundit 9 Gusht 2024, 19:23
Veprimet e qeverisë së Kosovës në veri të vendit,
Foto ilustruese

KOSOVË- “Ndaloni me deklarata budallaqe”, “po e përkrahni të keqen kundër së mirës”, “po talleni me ne”, “Qeveria nuk duhet t’ju pyesë kur dhe si të vendosë rend dhe ligj brenda territorit të saj”, “jeni mësuar të korruptoni politikanë, t'i manipuloni, me [kryeministrin e Kosovës, Albin] Kurtin nuk mundeni”...

Këto janë vetëm disa nga komentet, ku shfaqet fjalor fyes dhe denigrues, ndaj deklaratave të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë lidhur me veprimet e Qeverisë së Kosovës në veri të vendit. Ato vijnë pas një aksioni policor në veri të Kosovës më 5 gusht, kur autoritetet e vendit mbyllën nëntë degë të Postës së Serbisë.

Po atë ditë, Ambasada e SHBA-së në Kosovë, nëpërmjet një deklarate të publikuar edhe në llogarinë e saj në Facebook, ka shprehur “zhgënjimin e thellë të Qeverisë amerikane” lidhur me veprimet që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës, duke i cilësuar ato “të njëanshme dhe të pakoordinuara” me partnerët ndërkombëtarë.

Komente, me përmbajtje kundërshtuese të ngjashme, e kishin përcjellë edhe deklaratën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, më 2 gusht, i cili tha se vendet e QUINT-it (SHBA-ja, Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe) dhe NATO-ja nuk e mbështesin hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë në këtë kohë, gjë të cilën synon ta bëjë Qeveria e Kosovës.

Më herët atë ditë, kryeministri i Kosovës, në takimin me përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it, kishte këmbëngulur për hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë, duke thënë se “ajo është në shërbim të të gjithëve dhe nuk është kundër askujt”.

Ish-diplomati kosovar, Lulzim Peci, aktualisht drejtor i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), thotë se komentet e tilla kundërshtuese dhe me përmbajtje fyese dhe denigruese, janë të frymëzuara nga qëndrimet dhe diskursi i partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje. Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se “fara e antiamerikanizmit” është futur në Kosovë.

“Ajo vazhdon të kultivohet edhe më tutje, jo për shkak të kundërshtive domosdo, por për shkak të fjalorit denigrues, i cili përdoret sidomos në rrjetet sociale”, thotë ai.

Por, Qeveria e Kosovës hedh poshtë pretendimet se me vendimet dhe qëndrimet e saj frymëzon komentet me përmbajtje denigruese të qytetarëve të caktuar apo mbështetësve të partisë në pushtet ndaj zyrtarëve amerikanë.

“Komunikimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës janë gjithmonë të matura dhe të argumentuara. I tillë, për shembull, ka qenë komunikimi sa i përket çështjes së urës mbi Ibër”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë së Kosovës për Radion Evropa e Lirë.

Tutje, Qeveria thotë se është e drejtë demokratike e qytetarëve “të kenë dhe të shprehin vështrimet e tyre mbi çështje që tashmë janë pjesë e diskutimeve publike, në hapësira virtuale apo forume tjera, natyrisht pa përdorur gjuhë fyese”.

Në anën tjetër, Ambasada e SHBA-së në Kosovë nuk e ka komentuar diskursin kundërshtues, me përmbajtje fyese dhe denigruese, të një numri të qytetarëve në Kosovë ndaj qëndrimeve të SHBA-së lidhur me zhvillimet në Kosovë.

Në shkurt dhe mars të këtij viti, duke komentuar zhvillimet e asokohshme në Kosovë, zyrtarët amerikanë deklaruan se do të jenë “gjithmonë miq të ngushtë të Kosovës” dhe se SHBA-ja “është më e përkushtuar se kurrë ndaj popullit të Kosovës” ndonëse kjo “nuk nënkupton që secila Qeveri e Kosovës do të fitojë përkrahje për zgjedhjet që bën”.

Deputeti opozitar nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti, njëherësh edhe nënkryetar i Komisionit parlamentar për punë të jashtme, nuk beson se në Kosovë kultivohet fryma antiamerikane.

Sipas tij, komentet e qytetarëve në rrjete sociale janë të nxitura nga qasja që ka Qeveria e Kosovës lidhur me zgjidhjen e problemeve në veri të vendit dhe mosmarrëveshjet me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë edhe SHBA-në.

“Unë jam i bindur që gjithçka nuk ka të bëjë me politikën antiamerikane, por as atë antievropiane. Krejt kjo ka të bëjë me propagandën e fuqishme të Qeverisë se duhet patjetër të shkulen rrënjët e linjave të Serbisë në Kosovë”, thekson Haliti.

Ai beson se Qeveria po përpiqet, përmes propagandës, t’i arsyetojë veprimet e saj në veri të vendit. Ndërkaq, Belgzim Kamberi, nga Instituti për Politika Sociale “Musine Kokolari” në Prishtinë, i quan këto reagime kundërshtuese “paradoks”. Sipas një sondazhi të vitit 2023 të Institutit Gallup, Kosova ka shkallën më të lartë të aprovimit të lidershipit amerikan nga të gjitha 143 vendet e përfshira në sondazh.

“Më pak e shoh si frymë antiamerikanizmi e më shumë si frymë e politikës sovrane. Është reflektim i politikës sovrane absolutiste që e përdor Lëvizja Vetëvendosje, si mënyrë legjitimiteti në terren për veprimet e saj në veri”, thekson Kamberi.

Ai beson se reagimet e qytetarëve janë edhe reflektim i frustrimit shkaku i moszgjidhjes së kontestit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pas më shumë se një dekade dialog. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve kishte nisur në vitin 2011. Tash e disa muaj procesi i dialogut ka shënuar ngecje dhe palët në vazhdimësi fajësojnë njëra-tjetrën për moszbatim të marrëveshjeve ekzistuese apo për dështim të dialogut, ndërkaq BE-ja ka theksuar se ka mungesë të vullnetit politik për zbatimin e marrëveshjeve.

Megjithatë, një fuqizim eventual i frymës që shpërfaq qëndrime kundër politikave amerikane, në aspektin afatgjatë, mund të ketë pasoja për vetë Kosovën, thonë njohësit e zhvillimeve politike. Lulzim Peci thotë se një gjë e tillë mund të transformojë qëndrimin e SHBA-së ndaj Kosovës – jo vetëm të administratës së tanishme amerikane, por edhe të tjerave që do të vijnë.

“Kjo mund të transformohet, jo vetëm në një mosbesim ndaj një klase të caktuar politike ose qeverie të caktuar, por do të fillohet të shikohet me mosbesim edhe ndaj popullatës. Kjo mund të marrë kah tjetër, pra të bie përkrahja nga SHBA-ja”, thekson Peci.

Ai shtoi se përkrahja amerikane për Kosovën, në kontekstin e zgjidhjes së kontestit me Serbinë, është jetike. Por, Belgzim Kamberi thekson se partneriteti ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, ndër të tjera, varet edhe nga gatishmëria që ekziston brenda shoqërive reciproke.

“Në një situatë ku disponimi (gatishmëria) shoqëror nuk është i favorshëm për një vend partner, atëherë edhe partneriteti, natyrisht që mund të cenohet”, vlerëson Kamberi.

Përplasjeve ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe zyrtarëve të SHBA-së nisën qysh në mandatin e parë qeverisës të kryeministrit Kurti. Kundërshtitë ndërmjet Qeverisë dhe Richard Grenellit, ish i dërguar i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë- Serbi gjatë administratës së presidentit Donald Trump, u përcollën po ashtu me mjaft komente fyese e denigruese nga individë të caktuar në rrjete sociale.

Në mars të vitit 2020, Qeveria e Kurtit u rrëzua me mocion mosbesimi në Kuvendin e Kosovës, por vetëm një vit më pas, ai mori mandatin e dytë qeverisës, pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje me mbi 50 për qind të votave. Asokohe, Grenell tha se Albin Kurti është antiamerikan dhe se ka qenë kundër politikave amerikane të sugjeruara nga ish-presidentët amerikanë: Bill Clinton, Barack Obama dhe Donald Trump.

Disa qytetarë, me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë në Prishtinë, thonë se komentet me përmbajtje fyese dhe denigruese ndaj zyrtarëve amerikanë janë veprime të pamatura të individëve. Mirsad Krasniqi thotë se shqiptarët e Kosovës janë proamerikanë dhe, sipas tij, “nuk ka mundësi që, brenda ditës, nga proamerikan të shndërrohesh në antiamerikan”. Sipas tij, komentet e pamatura të individëve nuk janë mendimi i shumicës.

“Kjo nuk na duhet neve. Nëse nuk mund të pajtoheni me qëndrimin amerikan dhe të QUINT-it, duhet të jeni më racionalë, më të kulturuar. Kush jemi ne që ta fyejmë dikë?! As armikun mos e fyej, e lëre më mikun”, thotë Krasniqi.

Ulmita Parashumti thotë se qytetarët kanë të drejtë të reagojnë me argumente në rast se nuk pajtohen me çfarëdo qëndrimi të kujtdo qoftë. Por, sipas saj, komentet fyese e denigruese më shumë shprehin euforinë dhe frustrimin e individëve të caktuar sesa qëndrimin e qytetarëve të Kosovës.

“Nuk është mirë t’ia thuash ashtu, krejt çka nuk të pëlqen, dikujt që ta ka sjellë lirinë që e ke sot. Faktikisht, ata na kanë ndihmuar shumë. Në qoftë se kundërshton, atëherë këtë duhet bërë me më shumë mençuri”, thotë ajo.

Ndërkohë, një tjetër qytetar i Kosovës, Mejdi Jashari, beson se kjo qasje e disa personave në Kosovë e dëmton imazhin e shoqërisë kosovare.

“Populli kurrë nuk e harron aleatin e madh. Vetëm sa forcohet dashuria për aleatin, SHBA-në. Unë nuk e heq mendimin tim se kurdo qoftë, nëse vjen një kohë e jona për ta dhënë një shërbim për aleatin tonë, SHBA-në, do ta japim me sakrificën më të madhe për të”, u shpreh Jashari./ REL 

shba kosove rrjete sociale komente

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan