Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten se Kosova duhet të sigurohet që ura në veri të hapet në atë mënyrë që nuk nxit konflikt me aleatët e vendit e as prani të shtuar të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Duke folur për media pas një takimi me kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, Osmani, megjithatë, tha se Kosova nuk duhet asesi ta diskutojë çështjen e urës me Serbinë në Bruksel.
“Ura duhet të hapet patjetër, por ne duhet të sigurohemi që kur të hapet të jetë e hapur përherë, e jo që kur të hapet të nxitë një prezencë shumë më të madhe të NATO-s në të. A është në interes të Kosovës që ne të shohim konflikt mes Policisë së Kosovës dhe ushtarit amerikan? Nuk besoj që ka shqiptarë që pajtohet me këtë. Ne nuk kemi arsye të kemi konflikt me aleatët tanë, ata na kanë shpëtuar”, tha ajo.
Qeveria e kryeministrit Albin Kurti ka ngulur këmbë në hapjen e urës për qarkullim edhe të automjeteve, e cila ndan Mitrovicën në jug me shumicë shqiptare dhe në veri me shumicë serbe, me gjithë kundërshtimin e vazhdueshëm nga bashkësia ndërkombëtare dhe nga serbët lokalë.
Ura, aktualisht, është e hapur vetëm për këmbësorë, edhe pse në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është rënë dakord që të hapet edhe për qarkullimin e automjeteve.
Ambasadori i amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë të martën se ka rrezik të vërtetë se hapja e urës në Mitrovicë në këtë kohë mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve të NATO-s, përfshirë ata amerikanë.
“Ne besojmë se ky rrezik rrit kërcënimin, mundësinë e dhunës dhe problemet e tjera, si për komunitetin lokal, ashtu edhe për ushtarët e NATO-s, përfshirë ushtarët amerikanë që po punojnë për të siguruar paqen dhe sigurinë në Kosovë”, tha Hovenir.
Të mërkurën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se do t’i vazhdojë konsultimet me partnerët ndërkombëtarë për hapjen e kësaj ure, por përsëri se hapja e saj "nuk është kundër askujt". Kjo deklaratë është mirëpritur për njohësve të çështjeve politike. Osmani tha se kërkesa e SHBA-së për t'u koordinuar në lidhje me hapjen e urës nuk duhet të shihet si diçka negative.
“I lus qytetarët tanë që lutjen e Shteteve të Bashkuara që të ulemi dhe të flasim me ta, të mos e marrin as si imponim as si kundër Kosovës, e aq më pak kundër hapjes së urës, sepse kjo do të ishte një logjikë kundër vetë Kosovës. Nëse ne përdorim taktika të njëjta ndaj mikut, sikurse ndaj Serbisë, vërtet është e pafalshme.
Vendet e QUINT-it, SHBA, Britania, Franca, Gjermania dhe Italia, e kanë quajtur të njëanshëm vendimin e Qeverisë së Kurtit për hapjen e urës në këtë kohë. BE-ja ka bërë thirrje që çështja e urës të diskutohet në dialog me Serbinë. Në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, palët janë pajtuar që ura të hapet për qarkullim, por kjo nuk është realizuar kurrë në praktikë. Është hapur vetëm njëra anë e saj për këmbësorë.
Osmani ka thënë se Kosova nuk duhet ta pyesë Serbinë për hapjen e urës brenda territorit të Kosovës, dhe nuk duhet pranuar që të diskutohet për këtë çështje në dialogun e Brukselit. Sipas saj, deklaratat e fundit të BE-së në këtë temë janë “raciste” dhe duhet koordinuar plotësisht me Shtetet e Bashkuara në këtë drejtim.
“Sa i përket Bashkimit Evropian, deklaratat e zyrtarëve të saj janë raciste, nuk besoj se meritojnë vëmendje nga ana ime. E kundërshtoj në çdo mënyrë diskutimin e hapjes së urës në Bruksel. Nuk kemi çfarë e pyesim Serbinë", tha ajo.
Të mërkurën, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se sugjerimet se BE-ja është kundër hapjes së urës kryesore mbi lumin Ibër, ose që ka ndryshuar pozicion në këtë temë, janë mashtruese. Kjo urë - që ndan Mitrovicën Jugore me shumicë shqiptare me Mitrovicën Veriore me shumicë serbe - është e hapur për këmbësorët, por jo për vetura.
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka paralajmëruar se nuk do të hezitojë të veprojë për t’iu përgjigjur zhvillimeve të lidhura me sigurinë. Ushtarët italianë të KFOR-it ndodhen në urën mbi lumin Ibër, e cila ndan shqiptarët në jug dhe serbët në veri. Pjesëtarët e Policisë së Kosovës ndodhen afër saj gjithashtu.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh kryenegociator i Kosovës për dialogun në Bruksel, Besnik Bislimi, ka thënë të mërkurën se çështja e hapjes së urës mbi Ibër as "nuk është vendim i njëanshëm" i Qeverisë, e as “çështje e pazgjidhur e dialogut”. Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka pretenduar të mërkurën se Kurti dhe Bislimi “duan vetëm konflikte të reja” dhe që nuk janë të interesuar në marrëveshje./ REL
“Ajo ka të qeshurën e një të çmendure.” Donald Trump nuk lodhet së denigruari rivalen e tij, kandidaten e de...
RUSI- Zyrtarët në rajonin Kursk të Rusisë kanë urdhëruar të enjten evakuimin e detyrueshëm të banorëve nga i...
Foto ilustruese MAQEDONI- Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Blerim Ramadani – i arrestuar muaji...
Foto ilustruese IRAN- Gjykata Revolucionare e Isfahanit e ka shpallur të pafajshëm Toomaj Salehin, reperin iranian i cili ishte dënuar me vd...
Foto ilustruese FRANCË- Dy pilotë të forcave ajrore që u zhdukën pas përplasjes në mes të flutu...
Joseph Tater MOSKË- Një gjykatë në Moskë e ka dënuar shtetasin amerikan Joseph Tater me 15 ditë burg nën akuzat p&e...
Lajçak KOSOVË- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë t&...
Tatuazhi SHBA- Një influencere britanike dhe modele e OnlyFans ka shkaktuar një reagim të ashpër pasi pretendon se ka b&...
Statuja SHBA- Një nga njerëzit më të pasur në botë nuk e ka problem të porosisë një statujë të gruas...
Foto ilustruese RUSI- Një shtetas amerikan është ndaluar në Moskë, nën dyshimet se ka ushtruar dhunë kundër një...