OKB mbështet përpjekjet e SHBA-ve: Jemi pro çdo përpjekje për të organizuar bisedime midis Rusisë dhe Ukrainës
Kombet e Bashkuara mbështesin çdo përpjekje për të organizuar bisedime midis Rusisë dhe Ukrainës, tha zëvendësz...
Kombet e Bashkuara mbështesin çdo përpjekje për të organizuar bisedime midis Rusisë dhe Ukrainës, tha zëvendësz...
Gjatë një hulumtimi në Instagram, Facebook, Tik-Tok, dalin në pah se disa faqe si “DARKEAGLE.AL” “Black Daja”, &ld...
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat e fundit mbi situatën e zjarreve në vend. Gjatë 24 orëve të fundit janë ...
Fitorja bindëse e partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), në zgjedhjet rajonale në Sak...
Vijon të jetë aktiv prej 24 orësh zjarri në kodrat e Bardhajve në Shkodër. Flakët e zjarrit po përhapen në zon&e...
Udhëtarët që hyjnë në Bashkimin Evropian mund të përballen me pritje më të gjata në kufi, pasi më 6 sht...
Një valë e re dhe e përgjakshme përleshjesh ka përfshirë Jemenin, ku mbi 300 persona raportohet se kanë humbur jetën d...
Ndryshimet klimatike mund të ndryshojnë ndjeshëm mënyrën se si Shqipëria prodhon energji elektrike gjatë dekadave të a...
Rreth orës 05:20, në autostradën Durrës-Tiranë, janë përfshirë në një aksident rrugor 5 automjete. Shtetasi...
Një aksident fatal ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Levan–Tepelene pranë vendit të quajt...

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se nuk është e qartë se ku kanë qenë tre policët e Kosovës, në kohën e arrestimit nga forcat serbe.
‘Pas arrestimit të tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës, më 14 qershor, misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO-ja, ka rishikuar vendndodhjen e ngjarjes dhe ka folur me përfaqësues të institucioneve në Kosovë dhe me autoritetet serbe. Bazuar në të dhënat e disponueshme, mbetet e paqartë se ku kanë qenë zyrtarët e Policisë së Kosovës në momentin e arrestimit’, thuhet në komunikatën e KFOR-it, dërguar mediave.
Autoritetet e Kosovës pretendojnë se policët janë arrestuar brenda territorit të vendit, ndërsa ato në Serbi thonë se ata kanë qenë ‘thellë’ në territorin e tyre, kur janë arrestuar.
KFOR-i u bëri thirrje të dyja palëve që t’i respektojnë marrëveshjet dhe procedurat e bashkëpunimit me këtë mision, si dhe të përmbahen nga ‘retorika provokuese’.
‘Ua rikujtojmë të dyja palëve përgjegjësitë sipas Marrëveshjes Ushtarako-Teknike ndërmjet Serbisë dhe KFOR-it, si dhe procedurat për koordinim ndërmjet Policisë së Kosovës - përfshirë policinë kufitare - dhe KFOR-it’.
‘Po ashtu, ua rikujtojmë të gjitha palëve se vendosja e Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës kërkon pëlqimin paraprak të komandantit të KFOR-it’, thuhet në komunikatën e misionit paqeruajtës.
KFOR-i kërkoi, po ashtu, nga Kosova dhe Serbia që ‘të shmangin çdo veprim të njëanshëm, që mund t'i përshkallëzojë tensionet në zonë’.
‘KFOR-i i mirëpret të gjitha përpjekjet e komunitetit diplomatik për zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe mbështet dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës’, thekson misioni i NATO-s, i cili është përgjegjës për sigurinë e kufijve të territorit të Kosovës.
Prokuroria e Lartë Publike në Kralevë - qytet në jug të Serbisë - dha të premten urdhër për kryerjen e hetimeve ndaj tre policëve të arrestuar të Kosovës dhe u shqiptoi atyre masë paraburgimi prej 30 ditësh.
Sipas autoriteteve serbe, ata dyshohet se kanë kryer veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse, e cila bart dënimin deri në 12 vjet burg.
Autoritetet në Kosovë shprehën shqetësim për, siç thanë, ‘kushtet çnjerëzore’ në të cilat mbahen policët.
Zëvendësministri i Jashtëm, Kreshnik Ahmeti, tha për Radion Evropa e Lirë se në, bazë të informatave që ka, policët ‘po mbahen pa ushqim dhe pa trajtim adekuat mjekësor’.
REL-i kontaktoi dy avokatë që përfaqësojnë policët kosovarë, por ata nuk pranuan të flasin.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e cilësoi si ‘rrëmbim’ arrestimin e tre policëve.
Sipas Policisë së Kosovës, ata u arrestuan në lokacionin Tresave/Bare, që gjendet në komunën e Leposaviqit, brenda territorit të Kosovës. Ndërsa në Beograd thanë se policët u arrestuan ‘në thellësi të territorit të Serbisë qendrore, në fshatin Gnjillica, në afërsi të Rashkës’.
Incidenti ndodhi në kohën e tensioneve të larta në veri të Kosovës - zonë e banuar me shumicë serbe - si pasojë e hyrjes së kryetarëve shqiptarë në objektet e komunave atje, të cilat shfrytëzohen edhe nga strukturat paralele serbe.
Ata hynë me ndihmën e Policisë së Kosovës - gjë që shkaktoi protesta të komunitetit serb, të cilat vazhdojnë për më shumë se dy javë.
Tensionet kulmuan më 29 maj, kur protestuesit serbë u përleshën me ushtarë të KFOR-it. Dhjetëra të plagosur u raportuan në të dyja anët.
Bashkësia ndërkombëtare bëri përgjegjëse Kosovën për situatën në veri dhe kërkoi prej saj që ta shtensionojë atë. /REL
ITALI- Familja e të ndjerit Silvio Berlusconit ka falenderuar italianët për ngushëllimet. Në një tekst të shkurtër, t&...
SHBA-Daniel Ellsberg, sinjalizuesi që ekspozoi shtrirjen e përfshirjes së SHBA në Luftën e Vietnamit, ka vdekur në moshën 9...
Epoka e Inteligjencës Artificiale “gjeneruese” ka ardhur tashmë. Chatbot-et e Openai-t, të cilët përdorin teknologjin&eum...
UGANDË- Një sulm terrorist ka ndodhur në në Ugandën perëndimore, pranë kufirit me Republikën Demokratike të ...
Ngrini dorën e djathtë. Prekni gishtin e madh në gishtin tregues. Hapni kyçin e dorës dhe bëni gishtat të kërcejn&eu...
“Ne do të të duam gjithmonë!”. Kështu shkruante në profilin e tij në Instagram babai i fëmijës që hum...
Presidenti rus Vladimir Putin ka mbajtur ditën e sotme një fjalim në Shën Petersburg, nga ku ka deklaruar se vendi i tij nuk ësht&eum...
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë të premten se, përshkallëzimi është ...
Gazetarët e Kosovës në Leposaviç janë sulmuar me molotov. Kanë qenë protestuesit serbë që kanë gjuajtur n&...
Gjykata e Posaçme ka dhënë sot masat e sigurisë për 12 persona e arrestuar të akuzuar për kontrabandë dhe pastrim pa...