Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

MAQEDONI E VERIUT- Policia ka arrestuar ditën e sotme 23 persona si të dyshuar për përfshirjen në tragjedinë që ndodhi brenda klubit të natës në Koçan mëngjesin e 16 marsit. Personat që kërkoheshin me fletë arreste kombëtarë janë siguruar. Sipas hetimeve të policisë, deri te zjarri ka ardhur si pasojë e fishekzjarrëve ndërsa të njëjtat janë sjell nga grupi muzikor.
Personi që ishte i dyshuar për këtë veprim ka ndërruar jetë. 11 persona kanë përfunduar në paraburgim 48 orë mbi dyshimet për vepra të rënda penale kundër sigurisë së përgjithshme dhe nxitje e rrezikut të përgjithshëm. Në mesin e të arrestuarve është edhe ish ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ish drejtori për Menaxhim me kriza, Bekim Maksuti dhe ish sekretarja shtetërore Razmena Çekiç Duroviç.
“Është arrestuar pronari jo formal i klubit, shitësi i biletave, katër persona si truproje, drejtuesi i agjencisë për sigurim, pronari i objektit ku ka funksionuar klubi, tre persona nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, një nga Inspektorati i Punës dhe një person tjetër që ndërlidhet me rastin”, u shpreh Pançe Toshkovski, Ministër i Brendshëm.
Toshkovski tha se gjatë hetimit është konstatuar se klubi ka funksionuar me dy aparate kundër zjarrit, nuk ka pas derë evakuimi, mjetet piroteknike janë shfrytëzuar në kundërshtim me ligjit, koncerti është mbajtur në kundërshtim me ligjin pa marrëveshje mes palëve. Toshkovski deklaroi se policia nuk ka obligim ligjor për t’i siguruar objektet e tilla. Lidhur me rolin e policisë brenda objektit, Toshkovski shtoi se në hetim janë përfshirë edhe zyrtarë të MPB-së.
“Secili që ka faj të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë lidhur me këtë rast do të mban përgjegjësi. Secili, e përsëris secili sipas ligjit. A vlen kjo për kryetarin e komunës? Kjo vlen për secilin”, theksoi ai.
Nga hetimet është konstatuar se objekti nuk ka rrjet hidratimi dhe as mjete funksionale hidratimi. Nuk ka pasur aparate kundër zjarrit në raport me hapësirën brenda të cilës ka funksionuar. Nuk ka pasur dy dyer për evakuim ashtu siç parashikohet në ligj por ka pasur një derë të improvizuar metali në pjesën e pasme por ishte e mbyllur dhe e izoluar me mjete kundër zhurmës.
Nuk ka vend për qase nga dyja anët për makina e zjarrfikësve sipas rregullave dhe protokolleve. Brendësia e objektit ka qenë e ndërtuar me gips dhe nuk ka pasur shtresë mbrojtëse nga zjarri. Nuk ka pasur as sistem për njoftimin e njerëzve në rast alarmi.
Të gjitha këto i ka vërtetuar hetimi edhe i Prokurorisë Publike nga ku kanë dhënë urdhrin për arrestimin e gjithsecilit që është i përfshirë dhe mbajtjen në paraburgim afatshkurtër. Si ka pasur mundësi që një klub i tillë nate të vihet në funksion?
Sipas Toshkovskit këtë ia ka mundësuar sistemi i shkatërruar shtetëror.
“Çfarëdo që prekim është e helmuar. Maqedonia nuk ka sistem. Korrupsioni dhe krimi e kanë shkatërruar sistemin. Patjetër të marrim hapa radikal nëse duam ta normalizojmë shtetin”, tha Toshkovski.
foto ilustruese KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje (LVV) i është drejtuar Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke ...
MAQEDONI E VERIUT- Tensionet dhe revoltat e protestuesve në Mqedoninë e Veriut vazhdojnë të rriten, pas tragjedisë së r&eum...
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se i ka paraqitur të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosov&eu...
SHBA- 40 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë fundjavës pasi tornadot dhe stuhitë e f...
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Ushtria e Serbisë dhe Njësia e Policisë Ushtarake “Kobrat” n...
KROACI- Vendi është emblematik i sfidave demografike me të cilat përballet Europa Lindore – rajoni që po përjeton rën...
MAQEDONIA E VERIUT- Zv/kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka folur në lidhje me tragjedinë pas zjarrit q&...
MAQEDONI E VEIRUT- Zjarri masiv që përfshiu klubin e natës 'Puls' në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ka shkaktuar nj&...
MAQEDONI E VERIUT- Tensionet dhe reagimet e ashpra te qytetarëve dhe protestuesve në Maqedoninë e Veriut, vazhdojnë të rriten pa...
MAQEDONI E VERIUT- Maqedonia e Veriut është në zi pas tragjedisë që ndodhi në diskotekën e Koçanitm k...