Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump vazhdimisht ka premtuar se mund t’i japë fund luftës në Ukrainë. Por një pjesë e ukrainasve janë skeptikë se ai mund ta detyrojë Presidentin rus Vladimir Putin të tërheqë forcat e tij. Disa analistë i thanë korrespondentes së Zërit të Amerikës në Kiev, Lesia Bakalets, se problemi qëndron në pamundësinë për t'i përafruar qëndrimet e kundërta të Ukrainës dhe Rusisë.
Një javë pas fillimit të mandatit të Presidentit Donald Trump, në rrugët e Kievit, ukrainasit shprehin një mori ndjenjash shpresë, dëshprim dhe shqetësim, se Ukraina do të lihet vetëm përballë agresionit rus.
“Deklaratat e Presidentit Donald Trump më japin me të vërtetë shpresë se ai do të bëjë çdo përpjekje dhe do ta ndalë agresorin Putin. Duhen bërë lëshime që ushtarët tanë të mos vazhdojnë të vdesin”, tha banori i Kievit, i cili u identifikua vetëm me emrin Volodymyr.
“Çfarëdo marrëveshje që mund të arrihet, nuk ka për të qënë e favorshme për Ukrainën. Do të detyrohemi të bëjmë lëshime”, thotë Lilia, banore e Kievit.
Ndërsa për ukrainasin Nazar, Ukraina “duhet të mbështetet tek forcat e veta dhe jo tek një forcë e jashtme”.
“Administrata amerikane ka plane specifike dhe detyrime ndaj votuesve të saj”, thotë ai.
Që nga periudha e fushatës, Presidenti Trump ka premtuar se do t’i japë fund luftës së Rusisë në Ukrainë. Por nuk ekziston një strategji e qartë se si do ta arrijë ai këtë synim, thotë analisti Mykola Bielieskov.
“Ukraina dhe Rusia kanë qëndrime të ndryshme. Rusia kërkon t’i mbajë territoret e pushtuara dhe dhënien fund të politikës së NATO-s për ta mbajtur derën e hapur për anëtarët e rinj, pra që Ukraina të jetë neutrale. Rusia kërkon kufizime të rrepta të forcave të mbrojtjes së Ukrainës”, thotë ai.
Kërkesa të tilla mund të çojnë drejt shkatërrimit të Ukrainës, thotë analisti Bielieskov.
Për të njohur përvetësimin e territoreve ukrainase në lindje dhe në jug nga Rusia, do të duhej një ndryshim i madh politik.
“Ky ndryshim mund të bëhet përmes ligjeve, apo edhe përmes Kushtetutës, por duhet të kalojë në parlament. Shoqëria ukrainase duhet të vendosë”, thotë ligjvënësja ukrainase Solomiia Bobrovska.
Për profesorin Valerii Pekar, një marrëveshje që do të reduktonte forcat e armatosura e lë Ukrainën të pambrojtur. Ai beson se vetëm çështja e anëtarësimit në NATO është temë diskutimi.
“Po të isha duke negociuar në emër të Ukrainës, do të isha më se i gatshëm të zotohesha që nuk do të anëtarësohemi në NATO për dhjetë vjet. E apra, askush nuk na ka ftuar. Pra mund të premtojmë dhe situata gjeopolitike mund të ndryshojë brenda disa viteve”, thotë ai.
Por problemi qëndron në faktin që për Putinin, një zotim i tillë është i pamjaftueshëm, thotë analisti Bielieskov. Sipas tij, Presidenti Biden kishte bërë përpjekje t’ia shiste Putinit një moratorium për anëtarësimin e Ukrainës në NATO.
“Presidenti Biden i kishte thënë Putinit që gjasat janë gati zero që Ukraina t’i bashkohet NATO-s në një të ardhme të afërt. Putini publikisht e konfirmoi këtë bisedë mes tyre në fund të vitit të kaluar dhe tha se ata nuk janë të kënaqur me kaq”, thotë analisti Bielieskov.
Analisti Bielieskov thotë se pozita negociuese e Ukrainës duhet të përforcohet.
Profesori Pekar është i sigurt se Putini do t’i vazhdojë sulmet.
“Putini mendon se gjërat po shkojnë mirë dhe nuk do të ulet për të negociuar. Presidenti Trump po premton ndryshime të mëdha në çmimin e karburanteve. Ekonomia ruse do të dëmtohej rëndë nëse çmimet e karburanteve ulen shumë, por për një veprim të tillë nevojitet bashkëpunimi i shumë lojtarëve”, thotë ai.
Presidenti Trump thotë se ai do të flasë së shpejti me Presidentin Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Ai gjithashtu tha se “Ukraina është e gatshme për marrëveshje”. Problemi, sipas Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, është se Putini është i gatshëm për të vazhduar luftën./VOA
pamje nga kufiri BJELLORUSI- Fotoreporterët e agjencive ndërkombëtare të lajmeve, Reuters dhe AP, u lejuan nga autoritetet bjelloruse ...
steve witkoff IZRAEL- I dërguari special i Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, ka vizituar ditën e djeshme Gazën. Kjo sh&e...
Foto ilustruese GJERMANI- Bundestagu voton sot pasdite me emër për propozimet e CDU/CSU-së për ashpërsimin e politikës së...
KOSOVË- Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë ka njoftuar qytetarët se nga sot ka hyrë në fuqi zbatimi i marr...
bashar al assad SIRI- Për herë të parë që nga fillimi i ndryshimeve gjithëpërfshirëse në Siri, një d...
Armet e sekuestruara PRIZREN- Dy persona janë plagosur sot rreth orës 02:00 në rrugën “Transiti i ri”, në Prizren. M&e...
Avioni SUADAN- Një aeroplan me 21 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit në Unity State të Sudanit Jugor u rrëzua t&eu...
protestat ne serbi BRUKSEL- Bashkimi Evropian nuk është deklaruar asnjëherë nëse i mbështet ose jo kërkesat e student&e...
Babai me foshnjën SHBA- Një video nga Teksasi ka ngritur shqetësime te ndjekësit. Një video virale e publikuar në TikTok treg...
Foto ilustruese RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, edhe një herë ka përjashtuar mundësinë e bisedimeve të drejtpërdre...