Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

SHBA- Presidenti Donald Trump tha se nuk kishte asnjë shans për Meksikën apo Kanadanë për të shmangur tarifat që ai tha' se t'i vendoste duke filluar nga e marta.
"Nuk ka më vend për Meksikën apo Kanadanë", tha Presidenti Trump të hënën si përgjigje ndaj pyetjes nëse Kanadaja dhe Meksika mund t'i shmangin tarifat, duke arritur një marrëveshje për frenimin e flukseve të fentanilit drejt Shteteve të Bashkuara.
Javën e kaluar Presidenti Donald Trump tha se më 4 mars do të vendosë tarifa prej 25% për mallrat e importuara nga Kanadaja dhe Meksika ashtu siç kishte planifikuar fillimisht. Ai tha se dy vendet fqinje nuk po bënin sa duhet për të frenuar fluksin e drogës që hyn në Shtetet e Bashkuara.
Po kështu Presidenti Trump paralajmëroi në platformën e tij të mediave sociale ‘Truth Social’ se po të martën do t'i vendoste Kinës një tarifë shtesë prej 10%, krahas 10%-it që i vendosi Pekinit në fillim të këtij muaji. Kina iu kundërpërgj masës së parë amerikane, duke u vendosur produkteve të njëjtën tarifë prej 10 për qindësh.
“Droga vazhdon të hyjë në vendin tonë nga Meksika dhe Kanadaja në nivele shumë të larta dhe të papranueshme”, tha Presidenti Trump. "Një përqindje e madhe e saj, është në formën e fentanilit dhe prodhohet dhe furnizohen nga Kina", shtoi ai.
Në fillim të këtij muaji Presidenti Trump njoftoi se do të vendoste tarifa ndaj Kanadasë dhe Meksikës, dy nga aleatët dhe partnerët tregtarë më të ngushtë të vendit.
Por ai e pezulloi vendimin për një muaj, deri më 4 mars, pasi Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum tha se do të dërgonte 10,000 trupa në kufirin me SHBA-të për të ndihmuar në kontrollin e trafikut të drogës. Po kështu Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se do të emëronte një zyrtar që do të trajtonte çështjen fentanilit.
Meksika eksporton 80% të produkteve të saj në Shtetet e Bashkuara.
Zonja Sheinbaum tha në fillim të javës që shkoi se "ne presim të arrijmë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara", por nëse nuk arrihet, Meksika mund të vendosë si kundërpërgjigje tarifa ndaj produkteve amerikane.
Kur Presidenti Trump njoftoi për herë të parë tarifën për importet kanadeze, zoti Trudeau tha se ishte "krejtësisht e pajustifikuar" dhe premtoi të vendoste një tarifë prej 25%, si kundërpërgjigje, duke filluar nga 12 marsi për produktet e çelikut dhe aluminit amerikan. Kanadaja është eksportuesi kryesor i të dy metaleve në SHBA.
Ekonomistët thonë se tarifat që Presidenti Trump po vendos ka të ngjarë të rrisin çmimet e shitjes me pakicë për konsumatorët dhe koston e materialeve për bizneset. Meksika, Kanadaja dhe Kina, sipas kësaj renditjeje, janë tre partnerët më të mëdhenj tregtarë të Shteteve të Bashkuara, por Bashkimi Evropian prej 27 vendesh është partneri më madh.
Në mbledhjen e parë të kabinetit të tij të ri të mërkurën, Presidenti Trump tha se do të shpallte “shumë shpejt” një tarifë prej 25% për mallrat e importuara nga BE-ja.
BE-ja u zotua se do t'i përgjigjet "në mënyrë të vendosur dhe menjëherë" pengesave "të pajustifikuara" tregtare dhe sugjeroi se do të vendoste tarifat e veta ndaj importeve amerikane nëse Presidenti Trump vazhdon me planet e tij.
Në njoftimin e tij në "Truth Social", Presidenti Trump tha se tarifat reciproke ndaj atyre vendeve që do tu vendosin tarifa mallrave amerikane, do të hynin në fuqi më 2 prill. Ai ka lënë të kuptohet gjithashtu për vendosjen e tarifave ndaj importeve në automobilë, lëndë drusore, produkteve farmaceutike e mallra të tjera.
Shumë ekonomistë kanë paralajmëruar vazhdimisht se tarifat mund të çojnë në çmime më të larta, duke nxitur rritjen e inflacionit në SHBA. Presidenti Trump ka pranuar se një gjë e tillë mund të shkaktojë dhimbje afatshkurtër për amerikanët, por ai ka shtuar se tarifat do të ishin përfundimisht të dobishme për ekonominë më të madhe në botë.
Presidenti Trump thotë se tarifat do të ishin një nxitje për kompanitë e huaja që të prodhonin më shumë në Shtetet e Bashkuara si një mënyrë për t’i shmangur ato./VOA
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar Evropën se shpenzon shuma të mëdha për energjinë ruse, ndërkohë që a...
SHBA- Ligjvënësi republikan, Brandon Gill, ka njoftuar se do të prezantojë një projekt-ligj për vendosjen e imazhit të pres...
rubio, lammy SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e Jashtëm të Mbretëris&eum...
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar fermerët amerikanë për tarifat për produktet e importit, duke u th&eu...
KOSOVË- Jetojnë me mijëra kilometra larg, por ndikimi i tyre në zgjedhjet në Kosovë është i pamohueshëm. Nga Pari...
KORE- Aeroplanmbajtësja amerikane “USS Carl Vinson” mbërriti në portin e qytetit koreano jugor, Busan të dielën në n...
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka theksuar rëndësinë e krijimit të një diplomacie përmbajtësore p&eu...
KOSOVË- Tri ditë pas arrestimit të një gruaje me inicialet J.GJ. nga komuniteti serb në veri të Kosovës për "spiunazh"...
BOLIVIA- Të paktën 25 persona humbën jetën kur një autobus pasagjerësh ra në një luginë 500 m...
GJERMANI- Paniku përfshiu Manheim, Gjermani, kur një makinë u përplas me një turmë njerëzish, duke vrarë...