Revolta e rinisë, Berisha: Rama organizoi djegien e dy selive
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...

UKRAINË- Ukraina e zhvendosi luftën brenda Rusisë ditët e fundit dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy konfirmoi lëvizjet e ushtrisë së tij për ta "çuar luftën në territorin e agresorit" me sulmet në rajonin e Kurskut në Rusi.
Lufta nuk po ndodh më vetëm në Ukrainë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy konfirmoi se trupat e tij hynë ditët e fundit në rajonin e Kurskut në perëndim të Rusisë. Arsyetimi i tij?
"Është e drejtë të shkatërrohen terroristët rusë aty ku janë, nga i nisin sulmet e tyre; aeroportet ushtarake ruse, logjistika ruse. Kjo mund të jetë e dobishme për afrimin e paqes. Rusia duhet të detyrohet të negociojë për paqe, nëse Putini do të vazhdojë të luftojë kaq ashpër”, tha ai.
Njëqind mijë civilë rusë u evakuuan dhe presidenti rus Vladimir Putin pretendoi se është rritur numri i të rekrutuarve.
“Duket se armiku po synon të përmirësojë pozicionin negociues në të ardhmen. Por për çfarë lloj negociatash mund të flasim me njerëz që kryejnë sulme pa dallim ndaj civilëve, ndaj infrastrukturës civile dhe përpiqen të rrezikojnë objekte të energjisë bërthamore?”, tha ai.
Si Shtëpia e Bardhë ashtu edhe Departamenti i Shtetit lëshuan paralajmërime të rrepta për Moskën të hënën lidhur me përdorimin e municioneve iraniane.
"Ne jemi të përgatitur të japim një përgjigje të shpejtë dhe të ashpër nëse Irani dërgon raketa balistike, gjë që sipas mendimit tonë, do të përbënte një përshkallëzim dramatik në mbështetjen e Iranit për agresionin rus kundër Ukrainës. Zyrtarët iranianë gjithashtu vazhdojnë të mohojnë se i kanë dërguar dronë Rusisë kur provat janë të qarta", tha zëvendës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, u shpreh i rezervuar të hënën kur u pyet nëse Uashingtoni ishte i shqetësuar se Ukraina mund të përdorte armë të dërguara nga SHBA kundër Rusisë.
“Ne po vazhdojmë të flasim me homologët ukrainas për këto operacione. Do t'ia lë atyre të komentojnë për operacionet e tyre", tha ai.
Analistët thonë se lëvizja e Ukrainës ishte e befasishme dhe se ka të ngjarë të jetë një taktikë për të sfiduar Moskën.
“Mendoj se ukrainasit donin ta zhvendosnin luftën në Rusi, për t’i dërguar popullit rus mesazhin se nuk është imun nga kjo luftë dhe do t’i ndjejë pasojat”, thotë Charles Kupchan i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë.
Por të tjerë thonë se Presidenti Putin mund të përdorë lëvizjen e Ukrainës si një justifikim për të sulmuar ndonjë vend të NATO-s, në kufi me Rusinë.
“Ai (Presidenti Putin) tani ka prova se ukrainasit që janë të armatosur dhe – siç pretendon ai të trajnuar dhe të nxitur – nga Perëndimi, tani po sulmojnë vetë Rusinë. Kështu do t’ua shpjegojë rusëve, duke thënë se ai nuk ka bërë asgjë të gabuar. Mendoj se janë ditë mjaft të rrezikshme”, thotë Leon Aron i Institutit “American Enterprise”. Diçka që banorët e Kurskut e kanë mësuar ditët e fundit./VOA
Foto ilustruese SHBA- Ekipet e fushatave të dy kandidatëve në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara kanë parë...
Foto ilustruese KOSOVË- Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës (MASHTI) do t’ua transferojë p...
Foto ilustruese SAN MARINO- San Marino, një republikë e pavarur pa dalje në det, e rrethuar nga Italia, është bërë subje...
SHBA- Diskutimi i shumëpritur i Elon Musk me kandidatin republikan presidencial Donald Trump në platformën X të miliarderit u ndikua nga &...
TURQI- Një i ri në Turqi filmoi dhe transmetoi drejtpërdrejt sulmin me thikë para një xhamie. Në këtë sulm ai arriti t...
IRAN- Pesë aktiviste iraniane për të drejtat e grave janë dënuar në total me më shumë se 20 vjet burgim, thanë bu...
SHBA- Elon Musk gjatë intervistës dy orësh me kandidatit republikan për president, Donald Trump e lavdëroi atë duke i thën&...
Kamala Harris dhe Donald Trump SHBA- Tashmë, për herë të parë që nga fillimi i fushatës, zv. presidentja Kamala Harris k...
SHBA- Ish-presidenti amerikan dhe kandidati republikan në zgjedhjet e 5 nëntorit, Donald Trump u intervistua në rrjetin social X nga Elon Musk,...
zjarri KOSOVË- Një zjarr i madh ka shpërthyer mbrëmë pas mesnate në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar t&e...