BOTA

A mund ta përcaktojë fituesin e zgjedhjeve në SHBA vota e të rinjve?

n.f Përditësimi i fundit 13 Gusht 2024, 16:30
A mund ta përcaktojë fituesin e zgjedhjeve në SHBA vota e të
Foto ilustruese

SHBA- Ekipet e fushatave të dy kandidatëve në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara kanë parë një valë entuziazmi dhe mbështetjeje të votuesve, veçanërisht në mesin e votuesve të rinj. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Tina Trinh njofton për rritjen e angazhimit të të rinjve në procesin zgjedhor, një grup votuesish i cili historikisht ka pasur pjesëmarrje të ulët në votime.

Një grup në rritje votuesish në Shtetet e Bashkuara janë të rinjtë që mund të luajnë një rol kyç në zgjedhjet e përgjithshme të këtij nëntori. Ata madje mund të ndihmojnë në zgjedhjen e gruas së parë presidente në historinë e Amerikës ... nëse dalin të votojnë.

“Arsyet pse të rinjtë kanë dyshime nëse duhet të votojnë në këto zgjedhje janë të lidhura drejtpërdrejt me zhgënjimin e tyre me mënyrën se si po punon qeveria. Ata janë të zhgënjyer se ndryshimi në komunitetet e tyre nuk po ndodh me shpejtësinë e duhur”, thotë Rudy Garret nga Aleanca për Veprim Rinor.

Ajo që rriti entuziazmin e votuesve të rinj ishte emërimi i Nënpresidentes Kamala Harris si kandidate e demokratëve.

“Entuziazmi tek të rinjtë për të votuar u rrit për 5%, brenda natës”, thotë Nick Ahamed zëvendësdrejtor i 'Priorities USA, një organizatë që mbështet Partinë Demokrate.

Nëntëmbëdhjetë vjeçarja Celeste Galvez është një nga ato që ndihet e mbushur me energji.

“Në fillim nuk kisha planifikuar të votoja. Por tani që Presidenti Joe Biden është tërhequr dhe Kamala kandidon, unë jam e entusiazmuar për mundësinë që të kemi gruan e parë presidente. Tani jam e entusiazmuar për çështjet politike”, thotë Celeste Galvez.

Kjo rritje entuziazmi ka nxitur rritjen në regjistrimin e votuesve të rinj. Organizata ‘Vote.org’ njoftoi se mbi 100 mijë individë janë regjistruar brenda shtatë ditëve pas njoftimit të Presidentit Biden për tërheqje nga gara për t’u rizgjedhur. Rreth 85% e këtyre votuesve të rinj janë të moshës nga 18 deri në 34 vjeç.

Gara për president megjithatë mbetet e ngushtë dhe ka një numër po ashtu të lartë, veçanërisht të djemve të rinj, të cilët favorizojnë ish Presidentin Donald Trump, kandidatin republikan për President.

“Shumë prej tyre nuk e shohin ekonominë amerikane të jetë e dobishme për ta. Kur demokratët flasin për vendet e punës që ka krijuar Presidenti Biden , ata nuk e shohin veten brenda asaj kornize”, thotë zoti Ahamed. Votuesi 26 vjeçar Frankie Russell është njëri prej tyre.

“Mënyra se si mund t’u afrohesh moshatarve të mi është duke folur me ne. Nuk mund të bësh garë si më parë me zotime për ulje taksash, të drejtën për armëmbajtje dhe çështje të besimit fetar. Kjo nuk mjafton. Ne kemi nevojë për zotimin që nuk do të hapen luftra të reja dhe që të mos dërgohen ndihma jashtë vendit, por paratë të investohen këtu”, thotë zoti Russell.

“Zhgënjim nuk do të thotë mungesë interesi. Votuesit e rinj e kuptojnë dhe i kushtojnë vëmendje asaj që ndodh. Ata nuk e shihnin angazhimin e tyre në procesin zgjedhor si mundësi për ndryshimin që e dëshironin. Por, ndryshimi i javëve të fundit padyshim ka krijuar një trajektore të re”, thotë analisti Rudy Garret.

Mbetet për t’u parë nëse kjo trajektore do të përkthehet në pjesëmarrje në votim, por është e qartë se votuesit e rinj nuk mund të injorohen në zgjedhjet e nëntorit./ VOA

shba zgjedhjet preside vota e te rinjve

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan