VIDEO/ Trump sulmoi përsëri gazetaren e CNN, Caitlan Collins: Je e korruptuar
Donald Trump ka nisur një sulm të ri ndaj gazetares së CNN , Caitlan Collins, të cilën me sa duket ai e do ta urrej&eu...
Donald Trump ka nisur një sulm të ri ndaj gazetares së CNN , Caitlan Collins, të cilën me sa duket ai e do ta urrej&eu...
Ish futbollisti i Kombëtares, Igli Tare është paraqitur këtë të enjte (4 qershor) në Prokurorinë e Posaçme Anti...
Punonjësi i "Shqiponjave" që humbi jetën ne Maliq, Enea Mekolli Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashki...
Momente tensioni u regjistruan gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit, menjëherë pas golit të shënuar nga skuadra mike. F...
Mbahet sot seanca e radhës plenare në Kuvend. Në rendin e ditës janë parashikuar dy interpelanca me kryeministrin Edi Rama, një...
Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashkinë e Maliq, në zonën e Lozhanit. Sipas informacioneve paraprake, gj...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi, njoftoi Departamenti Amerikan i Shtetit përmes një...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me 82.5 lekë. Ndërk...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të paprecedentë, ku ritmet e plakjes së popullsisë po tejkalojnë m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe t&e...

Mijëra palestinezë të zhvendosur nisën të ktheheshin në shtëpitë e tyre më 10 tetor, pasi hyri në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe trupat izraelite nisën të tërhiqen nga pjesë të Gazës.
Një numër i madh i palestinezëve u nisën drejt veriut për në Qytetin e Gazës – zonën më të madhe urbane të enklavës – e cila ka qenë nën sulme të vazhdueshme në një nga ofensivat më të mëdha që Izraeli ka kryer në Rripin e Gazës gjatë luftës që nisi në tetor të vitit 2023.
Forcat izraelite thanë se marrëveshja e armëpushimit ka hyrë në fuqi në orën 11:00, sipas kohës lokale në Kosovë. Qeveria izraelite miratoi armëpushimin me Hamasin të premten, duke i hapur rrugë tërheqjes së pjesshme të trupave dhe ndërprerjen e armiqësive në Gazë brenda 24 orëve.
Hamasi pritet t'i lirojë 20 pengje të gjalla brenda 72 orësh dhe pas kësaj, Izraeli do t'i lirojë 250 palestinezë që kanë qenë duke vuajtur dënime të gjata në burgjet izraelite dhe 1.700 të arrestuar të tjerë gjatë luftës në Gazë.
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, tha se ushtria izraelite e ka përmbyllur fazën e parë të tërheqjes nga Gaza dhe afati për lirimin e pengjeve ka nisur. Sapo marrëveshja të nisë së zbatuari, kamionë me ushqime dhe ndihma mjekësore do të hyjnë në Gazë për t'i ndihmuar civilët.
Faza e parë e nismës së presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës dyvjeçare në Gazë parasheh që forcat izraelite të tërhiqen nga disa prej zonave kryesore urbane të Gazës, megjithatë ato do të vazhdojnë të kontrollojnë afërsisht gjysmën e territorit të enklavës.
Gjatë një adresimi televiziv, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se forcat izraelite do të qëndrojnë në Gazë për t’u siguruar që territori të çarmatoset dhe Hamasi të çarmatoset në fazat e mëvonshme të planit të Trumpit.
“Nëse arrihet kjo lehtësisht, atëherë do të jetë mirë. Në të kundërtën, do të arrihet me forcë”, tha ai.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Effie Defrin, u bëri thirrje banorëve të Gazës që të shmangin hyrjen në zonat që janë nën kontrollin e ushtrisë izraelite.
Në Han Junis, në jug të Gazës, disa trupa izraelite u tërhoqën nga zona lindore pranë kufirit. Ndërkaq, në kampin Nuseirat, disa ushtarë i larguan pajisjet e tyre dhe u nisën drejt lindjes, në drejtim të kufirit izraelit, ndonëse në zonë mbeten edhe trupa të tjerë. Forcat izraelite janë tërhequr edhe nga rruga përgjatë vijës bregdetare në Qytetin e Gazës.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të mërkurën vonë se Izraeli dhe Hamasi e arritën marrëveshjen e shumëkërkuar për armëpushim në Gazë dhe për lirimin e pengjeve, sipas planit të tij për t’i dhënë fund luftës dyvjeçare në enklavën palestineze.
Lufta në Gazë filloi kur militantët e udhëhequr nga Hamasi hynë në jug të Izraelit më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1.200 njerëz, shumica civilë, dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë. Lufta hakmarrëse e Izraelit ka vrarë mbi 67.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila nuk e ndan numrin e civilëve nga ai i luftëtarëve. Ofensiva ka zhvendosur shumicën e 2 milionë banorëve të Gazës, ka shkaktuar shkatërrime masive dhe uri të madhe./ REL
Ili Zorbaj, 49 vjeç, me origjinë shqiptare dhe banues në Greqi, është raportuar i zhdukur prej katër ditësh nga zona Rizo...
Forcat e Armatosura Gjermane po planifikojnë të bëjnë një porosi të madhe për sistemin e mbrojtjes ajrore ”Skyranger&rd...
Italia ka hyrë në histori si vendi i parë i Bashkimit Evropian që miraton një ligj gjithëpërfshirës për Inteligje...
Kongresi i Perusë votoi të premten për shkarkimin e presidentes Dina Boluarte, me 122 nga 130 deputetë që miratuan mocionin për ...
“Presidenti Trump do të vazhdojë të krijojë marrëveshje paqeje në të gjithë botën, t’u japë fund...
Një avion pasagjerësh i Ryanair ishte vetëm gjashtë minuta larg mbarimit të karburantit përpara se të bënte një u...
Dalin në dritë detaje të reja nga sulmi me thikë ndaj kryetares së bashkisë Herdecke në Gjermani, Iris Stalzer. Të dh...
Kabineti i Izraelit ka miratuar të premten në mëngjes planin e propozuar nga ish-presidenti amerikan Donald Trump për një armëpu...
Angela Merkel tha se Polonia dhe shtetet baltike bllokuan bisedimet e BE-së me Vladimir Putinin para luftës në Ukrainë. Kritika të as...
Një kopje e marrëveshjes së nënshkruar në Egjipt nga Izraeli , Hamasi dhe ndërmjetësuesit për lirimin e pengjeve dhe p...