BOTA

I dërguari i Trump, Steve Witkoff do të takohet me Putinin në Rusi

M.B. Përditësimi i fundit 11 Prill 2025, 15:20

I dërguari i Trump, Steve Witkoff do të takohet me Putinin në

SHBA- Një ndihmës i lartë i presidentit amerikan, Donald Trump, ka mbërritur në Rusi në mes të një stuhie diplomatike rreth luftës në Ukrainë, përfshirë bisedimet SHBA-Ukrainë në Uashington dhe një takim të kryesuar nga Britania dhe Gjermania në Bruksel.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i tha mediave shtetërore ruse se i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, kishte mbërritur më 11 prill. Ai u ndal në Shën Petersburg rrugës për në bisedimet e nivelit të lartë me Teheranin mbi programin bërthamor iranian. Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit janë planifikuar që të mbahen në Oman më 12 prill.

Peskov, sipas mediave shtetërore, tha se i dërguari i Trumpit do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, për të diskutuar për aspektet e bisedimeve për paqe në Ukrainë. Ai nuk tha se nëse në këtë takim do të diskutohet edhe për Iranin apo për ndonjë temë tjetër.

Agjencia shtetërore ruse TASS raportoi se Witkoff me të mbërritur në Rusi u takua me Kirill Dmitriev, një figurë me lidhje të forta me Kremlinin dhe drejtues i Fondit Rus për Investime Direkte. Javën e kaluar, të dy zyrtarët u takuan në Uashington, ku diskutuan forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Vizita e Witkoffit zhvillohet një ditë pasi zyrtarë amerikanë dhe rusë u takuan në Stamboll për të diskutuar për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike, gjë që mund të çojë në rikthimin e stafit të ambasadave, të cilët u dëbuan që kur nisi pushimi rus i Ukrainës më 2022.

Kjo është vizita e tretë e Witkoffit në Rusi që kur Trump mori detyrën në janar, duke premtuar përmirësim të marrëdhënieve me Moskën. Muajin e kaluar, takimi i tij me Putinin i hapi rrugë një telefonate mes dy presidentëve. Ai gjithashtu vizitoi Rusinë në shkurt dhe ishte pjesë e bisedimeve SHBA-Rusi në Riad.

Witkoff është një zhvillues pronash nga Nju Jorku dhe mik i Trumpit, pa përvojë të mëparshme diplomatike. Kjo ka ngritur shqetësime në disa rrethe për rolin e tij udhëheqës në bisedime kaq të ndjeshme.

“Fakti që ai nuk ka kontekstin dhe historikun se si negociojnë rusët me amerikanët është, sipas mendimit tim, problematik”, tha David Kramer, i cili ka mbajtur një pozicion të lartë në Departamentin e Shtetit gjatë administratës së George W. Bush.

“Putini i thotë fjalë të bukura, i jep një portret të presidentit, flet për shkuarjen në kishë dhe për t’u lutur për mikun e tij [Trump]”, i tha Kramer Radios Evropa e Lirë më 10 prill.

“Ato janë taktika të vjetra të KGB-së. Dhe mendoj se Witkoff nuk ka ndërgjegjësim të mjaftueshëm për të kuptuar çfarë po ndodh atje”.

Trump e ka lavdëruar Witkoffin. Në janar, ai e quajti atë “një negociator i shkëlqyer... një person i madh për marrëveshje”. Qëllimi i vizitës së Witkoffit është të shtyjë përpara përpjekjet e bllokuara të SHBA-së për të ndërmjetësuar një armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës. Trump ka shprehur së fundmi zhgënjim me të dyja palët për mungesën e përparimit.

Trump kritikoi Rusinë për intensifikimin e fushatës së saj ajrore ndaj Ukrainës dhe tha se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, po “përpiqet të tërhiqet” nga një marrëveshje që i jep Uashingtonit qasje në depozitat e mineraleve të rralla në Ukrainë.

Një delegacion ukrainas pritet të zhvillojë bisedime për këtë marrëveshje në Uashington më vonë më 11 prill. Ndërkohë, në Bruksel, është bërë përparim në formimin e një force ushtarake të udhëhequr nga Evropa për ta vendosur në Ukrainë në rast të një armëpushimi apo marrëveshjeje paqeje.

Dy burime diplomatike evropiane i thanë Radios Evropa e Lirë se Turqia është shprehur e gatshme për të “marrë përgjegjësinë për dimensionin detar të misionit”. Kjo u bë gjatë një takimi të “koalicionit të vullnetit” më 10 prill. Deri më tani, vetëm Britania dhe Franca kanë dhënë publikisht zotime për të dërguar trupa, ndonëse vende të tjera janë shprehur të hapura në varësi të rrethanave të dislokimit. Më 11 prill, Britania dhe Gjermania kryesuan një takim të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës në Bruksel, që koordinon ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Ky grup u krijua në vitin 2022 dhe kryesohej nga ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin. Pasardhësi i tij, Pete Hegseth, ka qëndruar më në hije dhe mori pjesë në këtë takim përmes video-lidhjes. Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se Hegseth dha “vlerësime interesante dhe të sakta” në fjalën e tij. Përpara takimeve, vendet evropiane kishin premtuar mbështetje të re për Ukrainën për muajt dhe vitet në vijim. Britania dhe Norvegjia shpallën një paketë të përbashkët për dronë ushtarakë, sisteme radari dhe mina antitanke. Gjermania dhe Holanda njoftuan se do të ofrojnë sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore dhe raketore.

“Kjo do të ketë ndikim në fushëbetejë këtë vit”, tha Pistorius./ REL

shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan