Lord Mandelson, ka dhënë dorëheqjen nga anëtarësimi në Partinë Laburiste, duke deklaruar se nuk dëshiron të dëmtojë më tej reputacionin e partisë për shkak të lidhjeve të tij të mëparshme me Jeffrey Epstein, pedofil i dënuar dhe financier amerikan.
Lajmi është raportuar nga BBC, pas publikimit të dokumenteve të reja nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë. Në dosjet e publikuara, emri i Mandelson përmendet në lidhje me tre pagesa financiare prej 25 mijë dollarësh secila, të kryera nga Epstein gjatë viteve 2003 dhe 2004.
Mandelson ka mohuar çdo dijeni për këto pagesa, duke thënë se nuk i kujtohen dhe se pretendimet i konsideron të pavërteta, megjithatë është shprehur se do të ndërmarrë verifikime personale për këtë çështje.
Në letrën e dorëheqjes drejtuar Partisë Laburiste, ish-zyrtari i lartë laburist ka shprehur keqardhje të thellë për marrëdhënien e tij me Epstein, duke kërkuar falje veçanërisht ndaj grave dhe vajzave, zërat e të cilave, sipas tij, nuk u dëgjuan në kohën e duhur.
Ai theksoi se vendimi për t’u larguar është marrë për të mbrojtur interesin e partisë.
Publikimi i dokumenteve ka shkaktuar reagime të forta në skenën politike britanike. Deputetë nga radhët e laburistëve e kanë cilësuar dorëheqjen si një hap të nevojshëm, ndërsa opozita konservatore ka kritikuar kryeministrin Keir Starmer, duke pretenduar se duhej të kishte vepruar më herët. Udhëheqësja e Partisë Konservatore, Kemi Badenoch, ka kërkuar gjithashtu hapjen e një hetimi.
Lord Mandelson, i cili ka mbajtur poste të rëndësishme në qeveritë laburiste dhe ka shërbyer si ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Shtetet e Bashkuara, u largua nga posti diplomatik vitin e kaluar pikërisht për shkak të lidhjeve të tij me Epstein.
Dokumentet e publikuara përfshijnë gjithashtu emaile dhe materiale të tjera ku përmendet emri i tij, megjithatë autoritetet amerikane kanë sqaruar se përfshirja në dosje nuk përbën automatikisht provë për ndonjë shkelje penale.
Jeffrey Epstein vdiq në burg në vitin 2019, ndërsa priste gjyqin për akuza për trafikim seksual.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
2 Shkurt13:06
Franca kërkon që BE të negociojë me Rusinë: Duhet të mbrojmë interesat pa ia deleguar përgjegjësinë të tjerëve
Bashkimi Evropian ka nevojë për një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi me Rusinë, tha Ministri i Jashtëm francez Jean-...
BOTA
2 Shkurt12:53
Ligji i ri në Australi/ Snapchat bllokon mijëra llogari të përdoruesve nën 16 vjeç
Snapchat njoftoi të hënën se ka bllokuar ose çaktivizuar 415,000 llogari të përdoruesve nën moshën 16 vjeç n&...
BOTA
2 Shkurt12:31
Greqia goditet nga tërmeti, ja sa ishte magnituda
Një tërmet ka goditur sot brigjet e Greqisë perëndimore, po për fat të mirë pa raportime për të lënduar apo ...
BOTA
2 Shkurt12:23
Bisedimet për paqe/ Kremlini presion mbi administratën Trump, Donetsku, pika kyçe në negociatat për Ukrainën
Kremlini po përdor çështje jashtë operacioneve ushtarake për të ushtruar presion mbi administratën Trump, me qëllim ...
BOTA
2 Shkurt12:10
Intervista e pazbuluar më parë/ Jeffrey Epstein e përshkruan veten si një ''grabitqar s*ksual i nivelit të parë''
Jeffrey Epstein e përshkruan veten e tij si një “kafshë seksuale e nivelit një” në një video të re të zbul...
BOTA
2 Shkurt11:05
Moti i keq me shira të rrëmbyeshëm përfshin Greqinë, pesë zona në alarm
Shira të dendur dhe stuhi të forta, në disa zona me intensitet të lartë, pritet të godasin Greqinë gjatë së h&eum...
BOTA
2 Shkurt10:08
Paralajmëron Medvedev: Rusia do të përdorë armët bërthamore nëse i rrezikohet e ardhmja e vendit
Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, ka deklaruar se Rusia nuk do të hezitojë t&e...
BOTA
2 Shkurt09:54
Dosja ‘Epstein’/ Pas dorëheqjes së Lord Mandelson nga Partia Laburiste, Starmer i bën thirrje Dukës Andrew të dëshmojë
Kryeministri britanik Keir Starmer duket se i ka bërë thirrje Dukës Andrew Mountbatten-Windsor që t’u përgjigjet pyetjeve t&eum...
BOTA
2 Shkurt09:31
U përfshi në dosjen e Epstein, reagon Musk: Askush nuk luftoi si unë për të ndjekur penalisht ata që abuzuan me fëmijët
Elon Musk ka reaguar publikisht pasi emri i tij u përmend në publikimin më të fundit të dosjeve që lidhen me Jeffrey Epstein. Do...
BOTA
2 Shkurt09:17
Meloni mbledh sot Qeverinë pas përleshjeve në Torino ku u plagosën mbi 100 oficerë
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni njoftoi të dielën se qeveria do të mbajë një takim të hënën për të vle...