Rama publikon bilancin e protestave, policët i quan “të plagosur” dhe protestuesit “të lënduar”
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Është hequr gardhi metalik që ishte vendosur para Kuvendit të Shqipërisë si barrikadë për të penguar protestë...
NIGERI- Të paktën 16 civilë në shtetin veriperëndimor të Nigerisë Zamfara janë vrarë gabimisht në një sulm ajror ushtarak, pasi janë ngatërruar me banda kriminale. Banorët i thanë mediave lokale se viktimat ishin anëtarë të grupeve lokale vigjilente dhe civilë që mbroheshin nga bandat e armatosura të njohura për rrëmbimin e njerëzve në këmbim të shpërblimeve.
Sulmet e ushtrisë kishin në shënjestër bandat militante në zonat Zurmi dhe Maradun dhe guvernatori i shtetit, Dauda Lawal, i ofroi ngushëllimet e tij komunitetit për vdekjen e civilëve.
Agjencia e lajmeve AFP citoi një vendas që shprehej se civilët po ktheheshin në fshatrat e tyre pasi kishin përzënë banditët kur ata u bombarduan.
Grupi për të drejtat e njeriut Amnesty International Nigeria tha se numri i të vdekurve ishte 20 dhe tha se dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmi në fshatin Tunga Kara dhe u bëri thirrje autoriteteve që menjëherë dhe në mënyrë të paanshme të hetojnë incidentin, shkruan BBC.
"Nisja e sulmeve ajrore nuk është një metodë legjitime e zbatimit të ligjit sipas standardeve të askujt. Një përdorim i tillë i pamatur i forcës vdekjeprurëse është i paligjshëm, i egër dhe nxjerr në pah shpërfilljen tronditëse të ushtrisë nigeriane për jetët e atyre që supozohet se ekziston për t'i mbrojtur," thuhej në një deklaratë të AI Nigeria.
Vitet e fundit, forcat e sigurisë të Nigerisë kanë luftuar bandat e fuqishme kriminale, të njohura si banditë, të cilët kanë terrorizuar shtetet veriperëndimore dhe qendrore. Banditët bastisin fshatrat, djegin shtëpitë dhe vrasin dhe rrëmbejnë banorët për shpërblim. Disa sulme ajrore aksidentale kanë ndodhur muajt e fundit duke përfshirë një sulm në ditën e Krishtlindjes që vrau të paktën 10 civilë në shtetin fqinj Sokoto. Në vitin 2023, të paktën 85 civilë, kryesisht gra dhe fëmijë, që merrnin pjesë në një tubim fetar mysliman në një fshat në shtetin Kaduna u vranë pasi u ngatërruan me banditë. Në janar 2017, të paktën 112 njerëz u vranë kur një avion goditi një kamp që strehonte 40,000 njerëz që ishin zhvendosur nga dhuna xhihadiste në një qytet afër kufirit me Kamerun.
Foto ilustruese BELGJIKË- Belgjika u përfshi nga një grevë kombëtare të hënën, pasi punonjësit e trafikut ajro...
Takimi BRUKSEL- Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se këtë jav...
Foto ilustruese GJERMANI- Në Gjermani, energjia elektrike është më e shtrenjta në Evropë. Kjo rëndon si konsumatorë...
Foto ilustruese UKRAINË- Rreth 300 ushtarë të Koresë së Veriut janë vrarë dhe rreth 2,700 të tjerë jan&eu...
Brazil BRAZIL- Rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm kanë vrarë dhjetë persona n&eu...
Foto ilustruese RUSI- Ndërsa forcat ruse shtuan përparimet e tyre në lindje të Ukrainës, ato u ndihmuan edhe nga një mjet i r...
Zjarri SHBA- Numri i të vdekurve nga zjarret në zonën e Los Angeles u rrit në 24. Gjashtëmbëdhjetë njer&e...
foto ilustruese BRUKSEL- Shumë kohë përpara zgjedhjes si president, Donald Trump i kërcënoi evropianët: Ai do ...
pamje nga operacioni EL SALVADOR- Autoritetet salvadorane sekuestruan gjithsej 4.3 ton kokainë të transportuar nga katër...
trump, newsom SHBA- Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump nisi të dielën një sulm të ri verbal kundër lider...