BOTA

Ilaçet dikur të shumëkërkuara, tani me afat të skaduar në farmacitë e QKUK-së

n.f Përditësimi i fundit 2 Tetor 2024, 15:49
Ilaçet dikur të shumëkërkuara, tani me afat të
Foto ilustruese

KOSOVË- Në kulmin e pandemisë COVID-19, në vitet 2020 dhe 2021, ilaçi Remdesivir vështirë mund të gjendej në Kosovë, ose duhej të paguhej qindra euro. Sot, mijëra pako të tij, me afat të skaduar, gjenden në Barnatoren Qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Unë nuk kam qenë këtu atëkohë, por është një dhomë me produktin Remdesivir, me rreth 7 mijë njësi”, thotë për Radion Evropa e Lirë drejtoresha e kësaj barnatoreje, Dardane Mehaj.

Barnatorja Qendrore e QKUK-së furnizon të gjitha barnatoret e klinikave të saj, ndërsa për çështjen e barnave koordinohet edhe me spitalet rajonale. Ekipi i REL-it e vizitoi atë në fund të shtatorit, ku pa disa dhoma me barna me afat të skaduar, të vendosura shumë pranë barnave të përdorshme - me vetëm një perde në mes.

Pavarësisht kësaj gjendjeje, Mehaj siguron se barnat e përdorshme janë të sigurta. Ndërsa, për barnat dhe materialet e tjera medicinale me afat të skaduar, ajo thotë se janë grumbulluar aty tash e gati 15 vjet. Sipas Mehajt, sasisë së tyre i kanë kontribuar edhe donacionet e bëra gjatë pandemisë COVID-19.

“Stoqet që i kemi pasur në klinika, i kemi deponuar këtu. Është një numër i caktuar, nuk mund ta them me shifra. Nuk e di saktë as cilat barna janë, por vlen të theksohet se një produkt, që në kohë të pandemisë ka qenë vështirë të sigurohet, gjendet këtu në stok me afat të skaduar”, thotë Mehaj, duke iu referuar ilaçit antiviral Remdesivir.

Ajo nuk mund të thotë se përse ky ilaç - dikur i shumëkërkuar - ka përfunduar pa afat në magazinat e barnatores, bashkë me lloje të tjera barnash. Ajo që dihet është se Remdesivirin, gjatë pandemisë, qytetarët e Kosovës e kanë blerë vetë nëpër barnatore, me një çmim prej 150 deri në 200 euro.

Institucionet shëndetësore vazhdimisht hedhin fajin te njëra-tjetra për keqadministrim të barnave. Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon disa hapa - përfshirë kthimin te prodhuesi, groposjen, zbërthimin kimik dhe djegien - për asgjësimin e sigurt të barnave me afat të skaduar. Sipas saj, këto barna “duhet të asgjësohen në mënyrë të sigurt, pa dëmtuar njerëzit dhe mjedisin”.

Mehaj thotë se barnat pa afat nuk janë tërhequr nga Barnatorja Qendrore e QKUK-së për asgjësim qysh në vitin 2010.

“Ekzistojnë procedura standarde operative se si një institucion duhet t’i tërheqë ose asgjësojë barnat. Një institucion si QKUK-ja nuk mund ta bëjë vetë një gjë të tillë. Ajo shkon përmes Ministrisë së Shëndetësisë, e cila duhet të hapë një tender për këtë çështje”, thotë Mehaj.

Në një udhëzim administrativ, të nxjerrë nga Qeveria e Kosovës qysh në vitin 2008, thuhet po ashtu se Ministria e Shëndetësisë është ajo që kontrollon dhe mbikëqyr administrimin e mbeturinave të produkteve medicinale, të gjeneruara në institucionet shëndetësore publike dhe private.

Ministria udhëzon edhe për mënyrën e shkatërrimit të mbeturinave të produkteve medicinale, thuhet në dokument. E kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, kjo ministri tha se ka formuar tashmë një grup punues për asgjësimin e mbetjeve mjekësore.

“Grupi e ka për obligim hartimin e kritereve për asgjësimin e këtyre mbetjeve medicinale dhe pas përfundimit të kësaj çështjeje, do të fillohet me aktivitetin e prokurimit”, thuhet në përgjigjen me shkrim.

Ministria nuk iu përgjigj pyetjeve shtesë të REL-it se kur është formuar ky grup punues, përse barnat me afat të skaduar nuk janë asgjësuar tash e sa vite dhe a paraqet rrezik për shëndetin e njerëzve grumbullimi i tyre. Farmacistja Sabrije Fazliu-Asllani thotë se ruajtja e barnave me afat të skaduar në një vend ku ka edhe barna të përdorshme, bart rrezik për këto të fundit.

“Barnat e skaduara kontaminojnë ambientin apo vendin ku i lëmë”, thotë ajo.

Fazliu-Asllani, e cila drejton një barnatore private në Prishtinë, tregon se largimin dhe asgjësimin e barnave me afat të skaduar në institucionet private, e bëjnë kompanitë furnizuese.

Kosova nuk ka një vend të veçantë publik për asgjësimin e këtyre produkteve. Por, Ministria e Mjedisit, Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor prej vitesh ka licencuar së paku dy kompani private, të cilat, pos tjerash, janë të thirrura edhe për asgjësimin e mbetjeve medicinale dhe ilaçeve me afat të skaduar.

Këtë proces ato e kryejnë në furra me temperatura të larta brenda punëtorive të tyre. Radio Evropa e Lirë ra në kontakt me pronarin e njërës kompani, i cili tha se, aktualisht, nuk është duke u marrë me punë të tilla, pasi nuk ka pasur ndonjë ofertë ose tender për asgjësim barnash.

“Para pak vitesh kemi bërë asgjësimin e disa mbetjeve medicinale në një komunë”, tha shkurtimisht ai, pa dhënë më shumë detaje.

Barnatorja Qendrore e QKUK-së, që udhëheq Mehaj, është e stërmbushur edhe me tavolina pune për stafin, për shkak të mungesës së hapësirave.

“Jemi shumë ngushtë dhe kjo na krijon probleme. Ne, edhe kur kemi furnizime të rregullta, duhet të koordinohemi për të liruar hapësira”, thotë Mehaj.

Situata, sidoqoftë, nxjerr në pah një paradoks shqetësues në sistemin e kujdesit shëndetësor të Kosovës, ku pacientët shpesh detyrohen të blejnë barna me paratë e tyre, ndërkohë që barnat e skaduara grumbullohen nëpër barnatore. Adresimi i çështjes duket se është kritik për ruajtjen e shëndetit publik./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan