Revolta e rinisë, Berisha: Rama organizoi djegien e dy selive
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...

SERBI- Industria e Naftës e Serbisë (NIS), ka dorëzuar një kërkesë zyrtare në Departamentin për Kontrollin e Pasurive të Huaja të Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (OFAC), për shtyrjen e sanksioneve, njoftoi të martën, më 4 shkurt, ministrja e Minierave dhe Energjisë e Serbisë, Dubravka Gjedoviq Handanoviq.
Ajo shtoi se është kërkuar nga SHBA-ja që t’i shtyjë sanksionet për të paktën 90 ditë dhe se këtë kërkesë e kanë mbështetur qeveria e Serbisë dhe ajo e Hungarisë.
Shtetet e Bashkuara e kanë vendosur NIS-in në listën e sanksioneve më 10 janar për shkak të pjesëmarrjes në pronësi të kompanisë ruse, Gazprom Neft, me qëllim të parandalimit të Rusisë që të përdorë të ardhurat nga sektori energjetik për luftën në Ukrainë.
Kompanitë ruse, Gazprom Neft dhe Gazprom, zotërojnë shumicën e aksioneve në NIS (56.15 për qind), ndërsa Serbia ka në pronësi gati një të tretën e aksioneve.
"Kërkesa ka të bëjë me marrjen e licencave të përgjithshme ose të veçanta që do t'i mundësonin NIS-it të vazhdojë aktivitetin e tij ndërkohë që kërkohet një zgjidhje e pranueshme për strukturën e pronësisë dhe menaxhimit, me qëllim që kompania, e cila është e rëndësishme në nivel rajonal dhe strategjik për stabilitetin energjetik, të vazhdojë të operojë”, tha Gjedoviq Handanoviq.
Ajo theksoi se Qeveria e Serbisë mbështet kërkesën për dhënien e një licence të tillë për NIS-in, pasi sanksionet "do të dëmtonin aftësinë e kompanisë për të furnizuar qytetarët e Serbisë me naftë dhe produkte të saj".
"Duke pasur parasysh rëndësinë e NIS-it për ekonominë serbe dhe rajonale, ne kërkojmë urgjentisht nga OFAC-u të shqyrtojë ndihmën e menjëhershme në formën e shtyrjes së sanksioneve për të paktën 90 ditë, derisa të shqyrtohet një zgjidhje e qëndrueshme që do të çonte në heqjen e sanksioneve", shtoi Gjedoviq Handanoviq.
Ajo theksoi se punonjësit e NIS-it dhe qytetarët "nuk kanë arsye për shqetësim" dhe rikujtoi se zyrtarët amerikanë kanë përsëritur disa herë se sanksionet nuk janë të drejtuara kundër Serbisë dhe qytetarëve të saj.
Autoritetet në Beograd po negociojnë me Uashingtonin dhe Moskën për të gjetur një zgjidhje dhe për t’i zbutur pasojat negative për Serbinë dhe qytetarët e saj.
Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara sigurojnë se nuk do të ketë pasoja ekonomike për Serbinë nëse pronësia ruse hiqet nga kompania NIS.
Në vitin 2008, Serbia i shiti 51 për qind të aksioneve të kompanisë NIS te kompania shtetërore ruse, Gazprom Neft, për një çmim prej 400 milionë eurosh, pa tender.
Në maj të vitit 2022, për shkak të sanksioneve të reja të shpallura nga Bashkimi Evropian, Gazprom Neft shiti gjashtë për qind të aksioneve të tij te Gazpromi, kompania amë që ende nuk është nën sanksionet e bllokut evropian.
NIS-i është e vetmja kompani në Serbi që merret me kërkimin, prodhimin dhe përpunimin e naftës, si dhe me prodhimin e gazit natyror.
Ajo zotëron më shumë se 400 stacione karburanti në Serbi dhe në vendet e rajonit – Bosnjë e Hercegovinë, Rumani dhe Bullgari. Përpunimi i naftës bruto kryhet në Rafinerinë e Naftës në Pançevë, e cila operon brenda sistemit të NIS-it./REL
Shefja e politikës së jashtme të BE-së GJERMANI - Kancelari gjerman Olaf Scholz tha në takimin joformal të BE-s&eum...
Donald Trump SHBA - Çmimet e aksioneve ranë në mbarë botën, dollari u rrit, çmimet e naftës u rritën ...
Trump SHBA - Nëse Kina është e zemëruar me Shtetet e Bashkuara për vendosjen e një tarife shtesë prej 10% për t&eum...
Donald Trump SHBA - Presidenti amerikan Donald Trump ka rënë dakord të ndalojë tarifat e tij të kërcënuara ndaj Meksik&e...
Takimi SHBA - Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth shkoi në Teksas të hënën për të vizituar kufirin jugor të Shte...
donald trump ITALI- Një video që tregon djalin e presidentit amerikan Donald Trump duke gjuajtur rosa në një zonë të mbrojtur...
BRUKSEL- Kryeministri britanik, Keir Starmer udhëtoi për në Bruksel këtë të hënë, duke u bërë kryeministri i...
SHBA- Sekretari i Shtetit në SHBA Marco Rubio ka njoftuar se do të drejtojë Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (...
pamje nga shperndarja e bonuseve KINË- Një kompani kineze është bërë virale për shpërblimin e punonjësve t&eu...
foto ilustruese SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka ndezur një luftë tregtare duke deklaruar se do të vendosë tarifa për im...