Revolta e rinisë, Berisha: Rama organizoi djegien e dy selive
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
GJERMANI - Kancelari gjerman Olaf Scholz tha në takimin joformal të BE-së në Bruksel se Bashkimi Evropian mund t'u "përgjigjet politikave doganore me politika doganore" duke shtuar se "ne duhet dhe do ta bëjmë këtë."
Megjithatë BE-ja ka si qëllim të parë të merret vesh me presidentin Trump, sepse sipas Olaf Scholz-it, në fund të fundit, si SHBA edhe Evropa, do të përfitonin nga shkëmbimi i mallrave dhe i shërbimeve.
"Nëse politika doganore tani e bën këtë të vështirë, do të ishte keq për SHBA-në, keq për Evropën." - tha kancelari Scholz.
Tone luftarake nga Franca dhe Luksemburgu
As Presidenti francez, Emmanuel Macron, nuk i përjashtoi kundërmasat: nëse BE-ja "do të sulmohet në çështjet tregtare, Evropa do të duhet të fitojë respekt si një fuqi e sigurt në vetvete dhe të reagojë", tha ai.
Jashtëzakonisht luftarak u shpreh kryeministri i Luksemburgut, Luc Frieden. "Ne nuk jemi më të dobët se Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëse dikush dëshiron luftë tregtare, do të përballet me një luftë të tillë", tha 61-vjeçari. Por në të njëjtën kohë ai theksoi se është e rëndësishme që marrëdhëniet transatlantike të jenë të mira. "Konfliktet tregtare janë gjithmonë të këqija," tha luksemburgasi.
Kallas bën thirrje për maturi
Shefja e politikës së jashtme të BE-së Kaja Kallas bëri thirrje për të reaguar me qetësi dhe maturi ndaj kërcënimeve të presidentit Donald Trump: "Ne kemi nevojë për Amerikën dhe Amerika ka nevojë për ne gjithashtu”, tha ajo. "Në luftërat tregtare nuk ka fitues" - tha Kallas.
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, tha se BE-ja duhet "të bëjë gjithçka për të shmangur këto barriera tarifore krejtësisht të panevojshme dhe të marra, ose luftëra tregtare".
Presidenti i SHBA-s, Donald Trump shpalli të shtunën (01.02.) një dekret për tarifa doganore shtesë prej 25 për qind për prodhimet nga Kanadaja dhe Meksika dhe dhjetë për qind për produktet kineze. Trumpi i kërcënoi sërish evropianët me masa të ngjashme. I pyetur në një konferencë shtypi për tarifat tregtare për vendet e Bashkimit Evropian, Trumpi tha: "Kjo do të ndodhë patjetër". Nuk kemi ende një plan kohor, por do të ndodhë "shumë shpejt".
Gjermania do të goditej rëndë
Pavarësisht nga kjo retorikë e ashpër ende mbetet e paqartë nëse SHBA-ja do të vendosë vërtet tarifa doganore ndëshkuese kundër BE-së. Nëse kjo do të ndodhë, tarifat doganore mund ta dëmtojnë rëndë Gjermaninë, sidomos industrinë e automobilave.
Si pasojë e vendosjes së tarifave doganore ndaj Meksikës, Kanadasë dhe Kinës çmimet e aksioneve të BMW-së dhe të Mercedes-it ranë me gati katër për qind, ndërsa aksionet e Volkswagen-it ranë madje më shumë se pesë për qind. Shoqata gjermane e Industrisë së Automjeteve (VDA) u shpreh se këto tarifa do të ishin "një goditje e fortë dhe hap prapa për tregtinë botërore të bazuar në rregulla"./DW
Donald Trump SHBA - Çmimet e aksioneve ranë në mbarë botën, dollari u rrit, çmimet e naftës u rritën ...
Trump SHBA - Nëse Kina është e zemëruar me Shtetet e Bashkuara për vendosjen e një tarife shtesë prej 10% për t&eum...
Donald Trump SHBA - Presidenti amerikan Donald Trump ka rënë dakord të ndalojë tarifat e tij të kërcënuara ndaj Meksik&e...
Takimi SHBA - Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth shkoi në Teksas të hënën për të vizituar kufirin jugor të Shte...
donald trump ITALI- Një video që tregon djalin e presidentit amerikan Donald Trump duke gjuajtur rosa në një zonë të mbrojtur...
BRUKSEL- Kryeministri britanik, Keir Starmer udhëtoi për në Bruksel këtë të hënë, duke u bërë kryeministri i...
SHBA- Sekretari i Shtetit në SHBA Marco Rubio ka njoftuar se do të drejtojë Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (...
pamje nga shperndarja e bonuseve KINË- Një kompani kineze është bërë virale për shpërblimin e punonjësve t&eu...
foto ilustruese SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka ndezur një luftë tregtare duke deklaruar se do të vendosë tarifa për im...
foto ilustruese BRUKSEL- Vetëm disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara vendosën tarifa ndaj mallrave nga Kanadaja, Kina dhe Meksika, Bashkimi Evr...