I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
SHBA- Intervista e kandidatit republikan për president Donald Trump me sipërmarrësin miliarder Elon Musk u krye më në fund në rrjetin social X të Elon Musk-ut, të hënën në mbrëmje, pas një vonese të gjatë të shkaktuar nga problemet teknike që penguan shumë përdorues të kishin qasje në transmetimin e drejtpërdrejtë.
Musk, i cili ka njoftuar përkrahjen ndaj zotit Trump, e nisi intervistën në 8.42 të mbrëmjes, pothuajse 40 minuta pas kohës që ishte parashikuar të niste biseda. Ai tha se shkak ishte një sulm kibernetik por ky pretendim nuk u konfimua.
Pas rreth 45 minutash bisedë, më shumë se 1.3 milionë njerëz po dëgjonin intervitën, sipas të dhënave në rrjetin X. Zoti Trump u përpoq që t’i kthente problemet në pozitivitet, duke e përgëzuar zotin Musk për numrin e lartë të njerëzve që po përpiqeshin të ndiqnin bisedën.
Ish Presidenti dukej herë pas here sikur kishte probleme me të folurin dhe në disa raste zëri i tij dëgjohej sikur të ishte personazh i ndonjë filmi vizatimor, thane disa dëgjues, duke sugjeruar se shkak mund të kenë qënë problemet me audion. Një pjesë të mirë të kohës në nisje të bisedës zoti Musk e shpenzoi duke lavdëruar zotin Trump për trimërinë që tregoi ditën që iu bë atentat, në 13 korrik, kur plumbi e kapi shkarazi në vesh.
Elon Musk-u, personi më i pasur në botë, njoftoi mbështetjen e tij për zotin Trump menjëherë pas përpjekjes për të vrarë ish presidentin. Ai mbështeti Presidentin demokrat Joe Biden në vitin 2020, por që nga ajo kohë ka anuar djathtas. Zoti Trump tha se planifikon të kthehet në vendin ku ndodhi atentati, në Batler të Pensalvisë, për një tubim zgjedhor, në muajin tetor.
Gjatë bisedës, zoti Trump pretendoi se Rusia nuk do të kishte sulmuar Ukrainën nëse ai do të ishte President dhe vlerësoi Presidentin rus Vladimir Putin, atë kinez Xi Jinping dhe udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, të gjithë autoritarë, se “po e bëjnë shumë mire punën e tyre”. Ai po ashtu shprehu zemërim që Nën Presidentja Kamala Harris u vu në vend të Joe Biden-it si kandidate për Presidente.
“Që kur filloi kjo skemë mashtrimi ajo nuk ka bërë asnjë intervistë”, tha zoti Trump duke pretenduar pa prova se largimi i zotit Biden nga gara presidenciale ishte një “grusht shteti”. Zoti Trump kishte epërsi ndaj zotit Biden në disa anketime në ato shtete që pritet të jenë kritike për zgjedhjet e 5 nëntorit, por tani renditet pas zonjës Harris në disa prej të njëjtave shtete.
Gjatë intervistës, zoti Trump u duk se lavdëroi zotit Musk që kishte pushuar nga puna punonjësit.
“Je i madh. Shih çfarë bën. Shkon dhe pyet, a doni të dorëhiqeni? Ata hyjnë në grevë, nuk dua ta përmend emrin e kompanisë, por ata bëjnë grevë. Dhe ti u thua “Në rregull, jeni të gjithë të pushuar”.
Intervista i dha zotit Trump mundësinë për të tërhequr vëmendje në një kohë kur fushata e tij po përballet me sfida të reja.
Zonja Harris ka fshirë epërsinë e zotit Trump në anketimet e votuesve dhe ka gjallëruar votuesit demokratë me një seri tubimesh zgjedhore me shumë energji, që kur ajo zëvendësoi Presidentin Biden si kandidate e Partisë Demokrate, tre javë më parë. Ky moment i ri mund të nxitet edhe më shumë në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokrate, javën e ardhshme, në Çikago.
Zoti Trump u rikthye për herë të parë, pas një viti, në platformën X, më herët e njohur si Twitter, duke bërë një sërë postimesh të hënën dhe duker ikthyer kështu llogarinë e tij në atë që kishte shërbyer si rrjet kryesor komunikimi i fushatave të tij të mëparshme dhe i 4 vjetëve si President, përfshirë komunikimin me ndjekësit pas sulmit të 6 janarit 2021, ndaj Kapitolit.
Zoti Trump mundi të rrimerrte qasjen në profilin e tij @realDonaldTrump, një muaj më parë, pasi pronësinë e rrjetit e mori Elon Musk-u. Platforma Twitter e kishin pezulluar llogarinë e tij pas sulmeve të 6 janarit, duke cituar shqetësimet se ai mund të nxiste dhunë. Zoti Trump poston shpesh në platformën e tij Truth Social, e cila u bë publike në shkurt 2022, por postimet e tij në këtë rrjet arrijnë një audiencë shumë më të vogël sesa në rrjetin X.
Elon Musk mbështet Donald Trumpin
Zoti Musk, i cili drejton kompaninë e automjeteve elektrike Tesla, u ka dhënë më shumë zë pretedimeve të pambështetura të zotit Trump mbi manipulimin e zgjedhjeve si dhe mbi politikat e zotit Biden për emigracionin.
Ai ka ngritur një komitet politik të jashtëm për të mbledhur fonde për të mbështetur fushatën zgjedhore të ish-Presidetit Trump. Ish-presidenti, një kritik i hershëm i automjeteve elektrike, ndryshoi qëndrim pasi mori përkrahjen publike nga zoti Musk.
“Jam pro makinave elektrike. Duhet të jem sepse Eloni po më përkrah fuqimisht. Nuk kam rrugë tjetër”, tha ai gjatë një tubimi zgjedhor në fillim të gushtit.
Presidenti i Sindikatës së Punëtorëve në Prodhimin e Makinave Shawn Fein, që po bën fushatë në përkrahje të demokrates Harris, e cilësoi zotin Trump “të shitur”.
Administrata e Presidentit Biden është përpjekur të popullarizojë automjetet elektrike përmes uljes së taksave dhe mbështetjeve të tjera. Republikanët në Kongres, duke përfshirë kandidatin e zgjedhur nga zoti Trump për postin e nën presidentit, senatorin JD Vance, i kanë kundërshtuar këto subvencione./VOA
SHBA- Të paktën tre mediave amerikane iu ofruan materiale të brendshme të fushatës së ish-Presidentit Donald Trump, përfshi...
SHBA- Ish-presidenti Donald Trump kaloi rreth dy orë të hënën mbrëma duke folur me Elon Musk në X, duke komentuar tema të n...
GJERMANI- Një baba gjerman 33-vjeçar la fëmijën e tij të mitur në makinë dhe shkoi të argëtohej me një pro...
Takimi KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar të martën me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), K...
Hovenier KOSOVË- Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lir&eu...
GAZA- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, i ka përcjellë kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netnayahu, pritshmërinë e fort...
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti amerikan dhe kandidati republikani Donald Trump rrezikon të humbasë në shtetin e Floridas në në...
Ndertim i biznesmenit MAL I ZI- Pas arrestimit të biznesmenit kosovar me pasaportë malazeze, Naser Ramaj, i dyshuar për evazion fiskal, poli...
UKRAINË- Ukraina e zhvendosi luftën brenda Rusisë ditët e fundit dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy konfirmoi lëvizjet e ush...
Foto ilustruese SHBA- Ekipet e fushatave të dy kandidatëve në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara kanë parë...