Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

GJERMANI- Gjermania pritet të mbajë zgjedhjet të dielën, ndërsa shqetësimet kryesore të votuesve, janë emigracioni dhe kostoja e jetesës. Siç njofton korrespodenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, kandidati kryesor për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë ka akuzuar Uashingtonin për ndërhyrje në zgjedhje.
Hartmut Kuether u rrit në ish-Gjermaninë Lindore dhe ndërtoi një biznes të suksesshëm në zdrukthëtari pas ribashkimit të Gjermanisë. Për dekada me radhë, ai votoi për Kristian Demokratët e qendrës së djathtë.
Vota e tij ndryshoi në vitin 2015, kur kancelarja e atëhershme Angela Merkel lejoi hyrjen në vend të mbi 1 milion emigrantëve. Zoti Kuether tani është anëtar i partisë që kundërshton emigracionin, Alternativa për Gjermaninë ose ndryshe AfD-së.
“Problemi ishin njerëzit me ngjyrë, të cilët nuk ishin të mirë, të sjellshëm, që nuk ishin ashtu siç doja unë. Duhet treguar pak konsideratë dhe ata nuk e bëjnë fare këtë”, thotë ai.
Partia Alternativa për Gjermaninë po përfiton nga zhgënjimi i votuesve lidhur me emigracionin. Në anketimet përpara zgjedhjeve të së dielës, ajo renditet e dyta, me 21 për qind të mbështetjes.
“Unë mbështes ndalimin e emigracionit të paligjshëm”, u shpreh bashkëkryetarja e partisë Alternativa për Gjermaninë.
Ndërkohë, një seri sulmesh terroriste në Gjermani, i fundit në Mynih të premten, ka intensifikuar më tej debatin mbi emigracionin. AfD-ja ka fituar mbështetjen e biznesmenit miliarder Elon Musk, aleat i rëndësishëm i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Por retorika e kësaj force politike ka nxitur reagime tek shumë gjermanë. AfD-ja po mbikqyret nga shërbimet e brendshme të zbulimit nën dyshimet se është organizatë ekstremiste. Protesta kundër së djathtës së skajshme janë mbajtur në Berlin dhe në qytete të tjera të Gjermanisë.
“Më duket absolutisht shqetësuese që racizmi dhe komunikimi i krahut të djathtë po shndërrohen në një normë”, tha protestuesja Antje Marta.
Emigracioni po mbizotëron fushatën zgjedhore, thotë analistja Sarah Wagner.
“Kjo është çështja kryesore që po vërejnë votuesit dhe që do të ndikojë votën e tyre. Ka të ngjarë që çështja e dytë më me rëndësi është gjendja e ekonomisë. Njerëzit po përballen me një krizë të kostos së jetesës më tepër se sa në zgjedhjet e fundit në 2021”, thotë analistja Wagner.
Trysnitë ekonomike çuan në rënien e qeverisë së koalicionit tre-partiak në nëntor. Kancelari aktual Olaf Scholz, i Social Demokratëve, dëshiron të rrisë huamarrjen si mekanizëm ndaj deficitit buxhetor, si dhe për të ndihmuar financimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën. Friedrich Merz, udhëheqësi i Kristian Demokratëve, të cilët kryesojnë anketimet me 29 për qind, thotë se vendi nuk duhet të marrë më shumë hua.
“Ekonomia e Republikës Federale të Gjermanisë tani po renditet pas shteteve të tjera të Bashkimit Europian. Jemi të fundit”, thotë ai.
Merz ka të ngjarë të mos sigurojë shumicën qeverisëse, por ka përjashtuar mundësinë e krijimit të koalicionit me AfD-në e së djathtës së skajshme. Një gjë e tillë nxiti kritikat e Nënpresidentit të Shteteve të Bashkuara JD Vance, i cili u tha përfaqësuesve në Konferencën e Sigurisë së Mynihut të premten, se “zëri i njerëzve ka rëndësi”. Udhëheqësi i Kristian Demokratëve Merz e akuzoi zotin Vance për ndërhyrje në zgjedhjet në Gjermani./VOA
UASHINGTON- Zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara dhe të Rusisë përmbyllën të martën takimet e tyre n&eu...
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se i vlerëson “lart” bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë që u mbajtë...
SHBA- Zhvillimet në luftën në Ukrainë kanë qenë të shpejta javën e fundit, ku telefonata e Donald Trump me&n...
UKRAINA- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të mërkurën se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ngecur në një...
BOSNJE HERCEGOVINA- Referendum për shkëputjen e Republikës Sërpska (RS), heqje të kompetencave të Gjykatës dhe Prokuroris&e...
KIEV- I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për Ukrainën dhe Rusinë tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara e kupto...
BOSNJE-HERCEGOVINA- Në Gjykatën e Bosnjë dhe Hercegovinës të mërkurën, më 19 shkurt, mbahet seanca përfundimtare ...
GJERMANIA- Ishte shtatori i vitit 2024 kur socialdemokrati, Olaf Scholz, u pyet në një intervistë për gazetën berlineze "Ta...
Musk, Trump SHBA - Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka mbrojtur vendimin e tij për t'i dhënë biznesmenit miliarder, Elon Musk, nj&...
Foto ilustruese SHBA - Vlerësimi është me superlativa nga një njeri që i nënshkruan komentet e tij si "Dan": "Dhomat janë...