Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

UKRAINA- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të mërkurën se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ngecur në një “hapësirë dezinformimi” dhe hodhi poshtë një pretendim të presidentit amerikan se popullariteti i Zelenskyt ishte vetëm 4 për qind.
Zelensky, i cili thuhet se ka përkrahje prej 57 për qind të popullsisë sipas një sondazhi të një institucioni kërkimor në Kiev, tha se përpjekjet për ta zëvendësuar atë nuk do të funksiononin, një ditë pasi Trumpi tha se Ukraina duhet të mbajë zgjedhje.
Lideri ukrainas, në komentet e tij të para si përgjigje ndaj Trumpit, tha se presidenti amerikan po përsëriste dezinformata, të cilat, sipas tij, vinin nga Moska.
“Duke qenë se po flasim për 4 për qind... E kemi parë këtë dezinformim, e kuptojmë që vjen nga Rusia”, tha Zelensky në një konferencë shtypi të transmetuar në televizionin shtetëror ukrainas.
“Presidenti Trump… për fat të keq jeton në këtë hapësirë dezinformimi”, shtoi ai.
Një natë më parë, Trumpi kishte lënë të kuptohet se ai fajëson Ukrainën për nisjen e luftës. Ai nuk e sqaroi se çfarë nënkuptonte me këtë, por shpesh ka lënë të kuptohet se lufta filloi për shkak të dëshirës së Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO.
Ekspertët thonë se pushtimi i plotë nga Rusia u nxit nga ambiciet imperialiste të Putinit dhe jo nga aspirata e Ukrainës për NATO-n, e cila kishte pak mbështetje nga Perëndimi në atë kohë. Trump e kishte bërë atë koment pas përfundimit të bisedimeve në Riad midis sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe zyrtarëve të tjerë amerikanë, si dhe një delegacioni rus të udhëhequr nga ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov.
Zelensky tha të mërkurën se rezultati i negociatave midis përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë në kryeqytetin saudit, Riad, ishte heqja e izolimit ndërkombëtar të liderit rus, Vladimir Putin.
“Mendoj se Putini dhe rusët janë shumë të lumtur, sepse çështja po diskutohet me ta si një ‘viktimë’, kjo është diçka e re”, tha Zelenskyy në një konferencë shtypi në Kiev më 19 shkurt.
Në bisedimet në Riad, që ishin takimet e para zyrtare të nivelit të lartë midis Uashingtonit dhe Moskës që nga pushtimi i vitit 2022, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara ranë dakord të krijojnë ekipe negociuese për të gjetur një rrugë për t’i dhënë fund luftës “sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Rubio.
Rubio theksoi nevojën për përmirësime në ambasadat e SHBA-së dhe Rusisë për të krijuar misione që mbështesin bisedimet e paqes, marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin në një kuptim më të gjerë. Disa liderë evropianë, të alarmuar nga ndryshimi radikal në politikën e SHBA-së ndaj Rusisë, kanë frikë se Uashingtoni do të bëjë lëshime serioze dhe do të rishkruajë strukturën e sigurisë së kontinentit./ REL
BOSNJE HERCEGOVINA- Referendum për shkëputjen e Republikës Sërpska (RS), heqje të kompetencave të Gjykatës dhe Prokuroris&e...
KIEV- I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për Ukrainën dhe Rusinë tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara e kupto...
BOSNJE-HERCEGOVINA- Në Gjykatën e Bosnjë dhe Hercegovinës të mërkurën, më 19 shkurt, mbahet seanca përfundimtare ...
GJERMANIA- Ishte shtatori i vitit 2024 kur socialdemokrati, Olaf Scholz, u pyet në një intervistë për gazetën berlineze "Ta...
Musk, Trump SHBA - Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka mbrojtur vendimin e tij për t'i dhënë biznesmenit miliarder, Elon Musk, nj&...
Foto ilustruese SHBA - Vlerësimi është me superlativa nga një njeri që i nënshkruan komentet e tij si "Dan": "Dhomat janë...
Donald Trump SHBA - Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se ndihet “shumë më i sigurt” për arritjen e nj&...
ITALIA- Papa Françesku, i cili ndodhet i shtruar në spitalin 'Gemelli' që nga e premtja e kaluar, vuan nga "pneumonia bilaterale" dhe gj...
Zelensky, Trump SHBA - Donald Trump ka vënë në shënjestër Ukrainën pasi presidenti i saj, Volodymyr Zelensky, tha se ishte nj...
UKRAINA- Përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë janë intensifikuar ditëve të fund...